Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

1 gje eshte e garantuar : SHQIPTARET DO TE HUMBASIN DHE DO TA "HANE KOCANIN" EDHE 1 HERE TJETER...!
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Jam i Habitur se si ketu (FV), ne oborrin e PS-së, nuk po thuhet as edhe nje fjale e vetme, mbi martesen parazgjedhore LSI-PS ?! :sho:

اfar do te thote Ilir Meta ne fushate per krah Edit? Do te shaje Berishen, ministrat e LSI-së?

Meta eshte treguar perseri i zgjuar, pasi pranoi qe te mos hyje ne koalicion para-zgjedhor me Berishen, ne kembim qe PS te votoje tre ligjet ne kuvend para zgjedhjeve. Qe do te thote, qe Ilir Meta do te beje fushate si njeriu qe beri te mundur kalimin e tre ligjeve ne Kuvend, dhe njeriu qe e bindi Ramen dhe PS qe te votoje ligjet.

Interesante do te jete se sa ndryshe do te jete fushata e LSI nga ajo e PS. LSI do te beje fushate me arritjet ne liberlizimin e vizave dhe permbushjen e kushteve per anetaresimin ne BE, kurse PS as qe nuk do ta zere ne goje. Dhe suksesi apo deshtimi i kesaj strategjia nga ana e Metes do te duket ne numrin e votave e mandateve qe kjo parti do te marri ne keto zgjedhje, krahasimisht me zgjedhjet e kaluara.

Bekim nga Zoti per PD-ne nese LSI iken nga koalicioni. Perkthehet ne nje fitore te padiskutueshme. Gjithe zullumet ne qeverisje, qe rendojne deshi apo nuk deshi PD-ja edhe mbi te, i marrin persiper te zotet e punes. Fryma tek elektorati poshte, sidomos ai qe eshte i pavendosur dhe mendon me racionalisht, kthehet ne favor te saj dhe disvafor te PS dhe LSI kur shikohet se si njerezit e akuzuar me video per korrupsion dhe se si organizuan edhe nje proteste te dhunshme ku mbeten te vrare 4 njerez per videon ne fjale, nuk kane as moral as bosht dhe as ndonje ide, pervec epshit shtatazarak per pushtet. Kam frike se nuk eshte kjo puna. Meta po luan me ftesat dhe koalicionet per te rehabilituar komplet veten, pasi ata qe i nxoren videon sot i ulen ne gjunje dhe po diskretiton komplet Ramen.

Dhe se fundmi Partia Demokratike eshte e gezuar qe tre ligjet do te kalohen ne Kuvend dhe i hapet drita jeshile INTEGRIMIT te vendit ne Evrope.

Rama ka per ta ngrene gjere dhe gjate edhe kesaj rradhe.

Si perkoi ky lajm ne daten 1 Prill..Ta gezojne festen! :haaa:

Jam totalisht dakord,PD është bekuar më së shumti nga injoranca e Ramës.Me këtë aleancë e them me bindje që fiton përsëri PD.Mund t'ju uroj që tani Hajduti,ta gëzoni pushtetin edhe për 4-tër vjet.Kishe të drejtë,Rama vetëm politikan nuk është.
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

E cfar rendesie ka kush fiton ..kur shqiperia ngelet po i njejta ulur kembekryq mbi varferin , papunesine pa shkolla pa spitale pa infrastrukture . Se kuptoj si vazhdoni te keni besim se nje dite do ndryshoj . Politikanet luftojn per karige ndersa ju per gorica .
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

HIHIHIHII lodhuni kot do fitojmeee :DDDDDDD Roofttt PD rrofftt Sala Rrofsh shqiperia ...... f@q ps :D:D:D
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Duhet sakrifikuar per te shporrur Saliun se ndryshe nuk hiqet per 1oo vjet ai. Nuk jam edhe aq e gezuar por qellimi justifikon mjetin.

Prape se humb shpresen qe Rama do mund te beje nje ndryshim ne kte vend qe po merr fund :D
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

...nuk e di kush do i fitoje zgjedhjet...di te them qe rrotacioni eshte i mire ...se ne kishim nje monizem me nje xhaxhi ne krye ...tani kemi shume monizma me te njejtet xhaxhallare ne krye...e shikon qe te vjetrit duhet me ia lene vendin te rinjve?
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Duhet sakrifikuar per te shporrur Saliun se ndryshe nuk hiqet per 1oo vjet ai. Nuk jam edhe aq e gezuar por qellimi justifikon mjetin.

Prape se humb shpresen qe Rama do mund te beje nje ndryshim ne kte vend qe po merr fund :D

Si mund ti besosh sot ti dhe shqiptaret "Rilindjes" te socialisteve kur kreu i saj behet pale permbi asnje moral, asnje nder, me njeriun qe e shau, degjeneroi, i nxori video korruptive e mijera akuza te tjera??!

Si mund te pretendoje Rama sot qe te rilind ty dhe Shqiperine nga keqqeverisja e Beishes pasi tek e fundit Meta vete ka qene pale e kesaj qeverisje te kontestueshme nga PS-ja??!

Rama thote se partia e tij ka nje program qeverises qe deri me sot pervec takses se famshme, qe eshte kthyer tashme ne nje barcolete midis ekonomisteve, nuk ka kontrektizuar asgje tjeter.
Rama nuk duhet te harroje se shqiptaret boll kane pritur 50 vjet me rralle nga pinjollet e sojit te tij.
Nuk besoj se Rama do te rilinde ne kete menyre Shqiperine.

Para ca ditesh Partia Demokratike nisi shpalljen e programit te saj, zhvilloi konventen e pare. Mire apo keq te gjithe pane dhe degjuan per mese 4 ore programin e mazhorances.

Tek kutia e votimit shqiptaret do te dine kete te votojne, Regresin apo Perpara!
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Normalisht qe PD do fitoje sepse Ilir Meta po ben 1 loje qe ju se kuptoni aspak...do qe te bej Edin te miratoj 3 ligjet qe po bohen legjend....dhe mbas ksaj do dali e vetme LSI dhe shkojn koke me koke PD dhe PS qe dihet qe do fitoj si ne 2009!! Plani shume strategjik...Besoji kete....Saliu mund te kete te mirat dhe te kqijat e veta po kjo eshte vertetat! :)
 
Saliu ska te kqija re dreq :D
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Ai qe di ti bej me mire lavazh truri njerezve. :D
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

PD-se I Erdhi Fundi !! :) Ta Mbaj Fort Pushtetin Dhe Keto Muaj
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Rama, nuk vinte dot ne pushtet me slloganet boshe per Rilindje, Politika e Re, apo me premtime koti; nuk fitonte mbi Berishen thjesht me anti-berishizem. Keshtuqe "martesa" me LSI-ne, eshte se opozita humbet KAUZEN per te ardhur ne pushtet... . Se duam s'duam, pjesa me e korruptuar e pushtetit ne keto kater vjet ajo ishte, LSI.
Rama sfidoi çdo limit kesaj here, moral, politik, partiak, per te mbijetuar ne "postin" e liderit te opozites!

Une pres nje futje ngjale spektakolare ndaj Rames.
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

hajduti sa demokrat i flakt qe je :D
 
Hajduti,ti e kupton mirë politikën edhe kupton gjithashtu pse u bë kjo aleancë.Vërtet që PS ka humbur shumë njerëz sepse ka humbur moralin edhe programin që ajo mbështeste,për këtë them se ke të drejtë,por ka fituar diçka tjetër më të vlefshme.Ka fituar shumicën në KQZ dhe në KZ ,diçka që i lidh edhe duart edhe këmbët Berishës.Me pak fjalë ka siguruar që vota do të shkojë edhe do në numërohet ashtu si votuesit e kanë hedhur ,jo si zgjedhjet e mëparshme apo ato bashkiake më vonë.Prandaj me gjithë humbjet e një pjese të elektoratit socialist them se PS mund të fitojë vetëm nga një faktor,zgjedhjet nuk mund të vidhen.Pastaj nëse Meta shpresoni se do ndërojë krah gaboheni,Meta do të sigurojë veten që mos i hyjë burgut edhe ka zgjedhur aleancë me atë që e mendon fitues,kjo është logjikë e ftohtë e një njeriu të rrezikuar.Për sa i përket mendimit tim,sinqerisht uroj që të fitojë përsëri PD.Rama ka bërë zgjedhjen më të pamoralshme që mund të bënte dhe për këtë elektorati duhet ta dënojë.Problemi është se njerëzit janë shumë të pakënaqur edhe mendoj se do të votojnë masivisht PS
 
Jam kurioze te dij, a do votosh apo do bojkotosh ti?
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

...Ka fituar shumicën në KQZ dhe në KZ ,diçka që i lidh edhe duart edhe këmbët Berishës.Me pak fjalë ka siguruar që vota do të shkojë edhe do në numërohet ashtu si votuesit e kanë hedhur ,jo si zgjedhjet e mëparshme apo ato bashkiake më vonë....

Zgjedhjet ne tirane nuk ishin te mira, sepse fitoi Basha, te fitonte Rama do ishin beterr, edhe me keq.

Mos shiko KQZ lart por shiko komisionet poshte sepse aty do luhet loja. Kuptohet nese do te luhet ;)

...Gaboheni ku mendoni se Meta do te nderroje krah...

Do Zoti ishalla JO. Qofsha une i gabuar!!!

Ky bashkim mes PS dhe LSI tregon se pazarlliku eshte mbi interesave te qytetareve qe duan te votojne partine e tyre. Te gjithe protestuesit e 21 janarit thelle ne shpirtin e tyre ndihen te tradhtuar sepse e gjithe ajo dhune me 4 viktima u be per Ilir Meten. Nuk mund te harrohet kurrsesi 21 janari, s'mund te harrohet cfar i thane njeri tjetrit .. Deklaratat e Rames kunder Metes ishin aq te forta sa e quante njeri i korruptuar me bllok ne dore dhe qe i eshte ngjitur Berishes si m... pas kepuces dhe nga ana tjeter Meta per Ramen pjese e krimit te organizuar, moster etj. Keto deklarata i keni edhe ne internet. Jane vrare 4 njerez. Rama shkonte te familjaret duke vajtuar.. Me kete qe po ben tani tregon qe nuk i intereson viktimat por ka perdorur ata per qellimin politik..Tani nuk e di cfar do i thote famliljareve por nje gje di me siguri : Ai nuk ka me fytyre te flase per viktimat e 21 janarin.
Me cfar morali duan te qeversin keta njerez te paskrupullt qe tallen me shqiptaret. Pse do te votojne ligjet tani me pazare ? Kur eshte per interesa personale politike i voton ligjet dhe kur eshte per interesat e qytetareve i zvarrit sipas qejfit duke mbajtur peng nje Shqiperi e e tere. Nuk i votoi 2 vjet me pare por na harxhoi 2 vjet jete per interesat te ndyra e sharlatanit politik, qe per mua nuk eshte as me pak dhe as me shume se nje mafioz i korruptuar.

Berisha tani eshte me mire se keta, dhe do marre me shume vota se c'do merrte..

Sipas fjaleve qe kane thene eshte bashkimi i korrupsionit me krimin e organizuar , keshtu i pershtaten njeri tjetrit.

...por... kam nje frike Iron se ....

... mendoj se ne qender te ketij koalicioni Rama - Meta eshte votimi i tre ligjeve qe jane bere pengese per poziten! Thika eshte me dy presa: Rama voton ligjet me qellimin e vetem qe...nqse fiton zgjedhjet te kete fondet nga BE ne dispozicion dhe te filloje punen mbare...por per mua "Kali i Trojes", Meta nuk do te rrije prape rehat, nqse Rama nuk fiton do mburret para Berishes se i siguroi integrimin apo "statusin e kandidatit"...sepse te tre ligjet mbeten te votuara... dhe hyn prape ne qeveri...

Keto zgjedhje i fiton PD, dhe ka shume mundesi qe Edi Rama te perfundoje ne psikiatri.
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Keto zgjedhje i fiton PD, dhe ka shume mundesi qe Edi Rama te perfundoje ne psikiatri.
Vdekshin te gjithe nga i pari deri tek i fundit
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

si duken keta "klyshat" partiakë ,

si dukur . me lule ne dore , me friken ne mos mamaja na kish hekurosur mire perparesen sepse do te na ndeshkonin . nuk e kuptojne akoma as sot...

qe ne luftojme per demokraci , dhe jo per parti demokratike , njerez te vegjel ne shpirt . te ngushte ne mendje . po fundja kujt i plas...

ah ,,, ç'mu kujtua dhe buka me vaj me krip .
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Politikanet shqiptare jane si Paris Hilton dhe Kim Kardashian. Jane gjithmon ne qender te vemendjes edhe pse nuk din te bejn asgje.:murit::druprapanice:
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Tashme Venecia per 1 ore me autobus jo me avion
Shpikja e fundit e Sali Berishes.
35a5f0z.jpg
 
Attachments

  • 35a5f0z.jpg
    35a5f0z.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Dhe ta mendosh qe kryetarja Parlamentit (zv.Kryetarja Partise Sali Berishes) esht nga Shkodra,biznesmeni i suksesshem Tom Doshi i Partise Edi Rames esht dhe ai nga Shkodra si nuk e ngriten 1 her zerin ne Parlament per Shkodren? Si nuk i than 1 her Sali Berishes "shiko ore maçok se Shkodra te ka votuar ne mase dhe ti as qe e permend!"
3 vite rresht qe Shkodra permbytet! Ne vend se ti dergojn demshperblime çdo vit sdo ishte me e leverdisshme si per financat dhe per ato banore qe jetojn me tmerrin e permbytjeve te pastrohen lumenjt,digat te restaurohen.
Apo po lozin ate lojen "i permbysim,i dergojm nga nje demshperblim çdo vit qe te na votojn"

Washington Post: Fshatarëve të përmbytur në Shqipëri u sos durimi

Kur i soset durimi ketij populli e di Saliu se si shkon puna pastaj... deri ku degradon situata... e ka provuar para 16 vitesh.
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Hajduto po fitoi Pd e meritojme nga nje kafe ne ne fv, se kemi degjuar propaganden tende qe ne janar :p
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Jam kurioze te dij, a do votosh apo do bojkotosh ti?
Elushe,nëse deri para pak kohësh isha në dyshim të votoja për herë të parë në jetën time,një votë që dihej do të shkonte për PS, pas aleancave të kësaj të fundit, jam totalisht i sigurt që nuk kam për të votuar.Thonë që politika është ku... po edhe ajo e shkretë ku... ka pak dinjitet,këta politikanët tanë nuk kanë asnjë gjë të tillë,pra edhe ku... nuk mund ti quash.Prandaj duke mos dashur të dënoj të tjerët apo veten duke i dhënë me votën time një ufo për shtetar parapëlqej të bojkotoj.
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

nqs do bojkotoni e mori prap Saliu :p... ska zgjidhje ne mes.. o me Saliun prap, ose Pa te por prap me nje te keq mbi krye.. nqs s'e doni jepjani dikujt tjetri, nqs bojkotoni mos u qani pse fitoi Saliu. thjesht mendoni kush eshte e keqja me e vogel dhe jepjani u pa puna :D
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Z. Dritan Prifti, a ka kanë ndryshuar mendimet tuaja sa i përket Kryetarit të Partisë Socialiste, që e keni quajtur publikisht një njeri të droguar, dhe kryetarit të LSI-së, për të cilin, falë jush, çdo njeri e di që është lideri që ecën me bllok dhe penë në dorë?

Njohja ime për Edi Ramën është thelluar në krahasim me kohën kur kam bërë ato deklarata. Në atë kohë kisha një mendim tepër negativ për Ramen cka I kam shprehur dhe publikisht. Në aspektin intelektual Rama mbetet një aktor. Nuk kupton asgjë nga qeverisja. ثshtë një piktor që sdo sjell asgjë të re për shqiptarët nëse behet kryeministër. Kam pasur shpesh biseda me atë, dhe jam i bindur që ai ska as konceptet më bazike ekonomike, mëson disa gjëra përmëndësh dhe reciton nëpër ekrane. Rama besoj do të jetë eksperimenti i fundit në politikën shqiptare. Mbasi ta pësojmë edhe prej tij, nuk besoj se shqiptarët do të zgjedhin sërish në krye njerëz kaq të cekët, kaq të paaftë dhe pa asnjë bazë morale. Kurse për Metën nuk kam asnjë gjë të re për të shtuar.

E paska kuptuar edhe Prifti qe eshte me gjys trruni qe Rama eshte nje cope mishi me dy sy :)

Rama ka shokuar ne maksimum elektoratin e majte me kete levizje, aq sa nje pjese e madhe e tij nuk shohin me arsye per te votuar. Ne syte e socialisteve te thjeshte, Meta dhe Rama tani jane prej nje brumi dhe nuk motivojne, nuk japin shprese, nuk ofrojne ndryshim.

Nicktjeter, pak rendesi ka se kush fiton, e djathta apo e majta, e rendesishme eshte te behen zgjedhje te lira, te ndershme dhe demokratike, ne kete menyre fiton Shqiperia. (PD-ja) :p

Keshtuqe Ti do te fitosh nje bilete vajtje-ardhje me avion, ne nje nga destinacionet Europiane, kafen le ta shperndajne humbesit, PS+LSI :)
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Aleanca kuqezi

Qofte larg ajo dite e Pamundur!

Arroganca e tij nuk njeh kufij. Nje person qe spitullohet dhe shikon gjithnje drejt kamerave nese po e fokusojne apo jo dhe duke bere disa xheste prej gjysem mashkulli dhe gjysem femre, nuk mund te emertohet ndryshe vecse nje adoleshent i moshuar qe i nxjerr fjalet si lopa jarget.
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

SI tha Saliu... Votoni ju votoni, numerimin jua bej une... :p
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Le te fiton kush do se ne fund politikanet po i mbushin xhepat me lek. Populli skan buk me hanger e kta shkojn ne pushime :plazh:
 
Titulli: Kush do të fitojë zgjedhjet në 2013?

Sala e ka te fituar,premtimet e tija behen me te besueshme cdo dite..Para Sala lol lol lol

2zzlwug.jpg
 
Attachments

  • 2zzlwug.jpg
    2zzlwug.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top