Kur talenti nuk mjafton

eGo0sTyle

System Engineer
Marina-Kurti-14-282x300.jpg


Ariet “Ogni pena più spietata” e Pergolesit, “Bija ime sa shumë i ngjet babait të shkretë” e Vangjo Novës, një tjetër nga opera “Le Petit Faust” Hervé dhe pjesë nga krijimtaria e Carlo Lombardos e Antonio Salierit i dhanë çmimin e parë mexosopranos 20-vjeçare Marina Kurti, në edicionin e 13-të të Konkursit Ndërkombëtar “Këngët e Tokës”. Juria me anëtarë: Nora اashkun, Shqipe Zanin, Bujar Sykjen dhe Ema Kançin e vlerësoi studenten e vitit të parë të Akademisë për “zërin e ngrohtë dhe repertorin e zgjedhur me të cilin testoi veten”. Ndryshe nga pjesëmarrësit e tjerë, që u larguan nga konkursi me një diplomë, Marina erdhi në Tiranë me Dean artistike të gdhendur në gur, një kujtim që lidhej me vendin ku bëhet konkusi vit pas viti, në Ksamil.

Marinën nuk e shqetësojnë edhe aq stimujt financiarë, mjaft që pedagogët të analizojnë me korrektësi nivelin e saj. Ndryshe nga ç’ndodhi vitin e kaluar në konkursin e pranimit në Akademinë e Arteve. اmimet brenda dhe jashtë vendit gjatë viteve të Liceut Artistik i kishin dhënë një farë vetëdije për nivelin që ka, krahasuar me të tjerë nxënës të së njëjtës moshë, ndaj i erdhi i papritur lajmi se nuk ishte në 10-shen e atyre që u pranuan për të studiuar për kanto. “Mendoja se do pranohesha në Akademi, në mos do isha në vendet e para, të paktën do dilja e pesta e gjashta, se ne e dimë shumë mirë sesi funksionojnë konkurset. Nuk ndodhi siç e mendoja. Mora një goditje të fortë kur pashë listat, një ndjesi e keqe që më hoqi gjumin për një muaj e gjysmë”, thotë vajza tani e çliruar, aq sa ka kurajo dhe thotë: “ndoshta më mirë që ndodhi kështu, kuptova që kisha forcë dhe vendosmëri brenda meje”. E deshi me patjetër Akademinë dhe e gjeti rrugën për t’u ulur në auditoret e saj. Po përse çdo student i prirur për një degë të artit, kërkon me ngulm të hyjë në Akademi? ثshtë i vetmi institucion që i pajis të rinjtë me një diplomë. E dyta, çdokush që ka hedhur hapat e para në një fushë të artit, e ka vështirë të heqë dorë. Nuk harrohen sakrificat që në moshë të re dhëmbin më shumë. Cilat janë ato të Marina Kurtit? “Të bëhesh këngëtare, duhet të heqësh dorë nga gjërat edhe më të vogla. Në periudhën e shkollës nuk të lejohet të shijosh akullore, fruta të thata, asgjë që mund të dëmtojë fytin. Në dimër duhet të vishesh trashë, të mbrosh veten. Në verë nuk duhet të shkosh në plazh. Dielli ndikon keq për zërin. Duhen respektuar orët ekzakte të gjumit, të studimit”. Peshën e studimeve Marina do ta ndiejë edhe më shumë me kohën. Ndoshta kur t’i provojë forcat në një tjetër Konservator jashtë vendit, meqë Tirana i duket e vogël për hapësirën që kërkon.



Një ëndërr përgjysmë

Qysh herët, kur mbaheshin festivale nëpër Shtëpi Pioneri, Liljana Kurti nuk donte të ndahej nga shoqet, Inva Mula, Zana اela, që vazhduan më tej me muzikën. Koha dhe pamundësitë financiare i prenë rrugën vajzës në prag të adoleshencës. ثndrra e lënë përgjysmë u zgjua sërish brenda saj tek pa të rritej të bijën, Marinën, dhe i transmetoi dëshirën për muzikën lirike. Edhe pse në shkollën tetëvjeçare “Osman Myderizi” Marina kishte pasur dorë për pikturë, Liceun e vazhdoi për kanto. Sot, është në vitin e parë në Akademi, Marina vazhdon ëndrrën e të dyjave.




20 vjeçe dhe ka marrë disa trofe. Për herë të parë, vlerësohet me çmimin e II-të në konkursin mbarëkombëtar të zërave lirikë “Jorgjia Truja” në vitin 2008. Më tej vijnë çmimi i parë në “Ars Kosova 2008”, te “Pjetër Gaci” në Shkodër dhe një tjetër çmimi i II-të te “Jorgjia Truja”, për t’u mbyllur me çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar “Këngët e Tokës”.




Përse të rinjtë nuk heqin dorë nga Akademia?

1. ثshtë i vetmi institucion shtetëror i arsimit të lartë në Shqipëri, ku të rinjve u jepet mundësia të vazhdojnë studimet në fushën e artit .

2. Studimet në Konservatorët e huaj janë të kushtueshëm. Marina, personazhi i këtij artikulli, ka pasur të studionte në Konservatorin “Giuseppe Verdi” të Milanos, por ato 10 mijë euro që duheshin për të vazhduar normalisht studimet, nuk u gjendën dot.

3. ثshtë e vetmja mënyrë për të vazhduar profesionin.



Shekulli.
 
Titulli: Kur talenti nuk mjafton

pervec talentit,zgjuarsise...duhet me pas edhe fatin me vete.
 
Pe: Kur talenti nuk mjafton

sigurisht qe duhen sh komponente dhe jo vetem talenti qe gjithsesi eshte kryesori ......
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top