Kur një zog filloj të cicëroj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kur një zog filloj të cicëroj
~ TREGIM PثR FثMIJث ~

Genci i vogël është një fëmij që sapo ka mbushur gjashtë vjeç. Nëna e zgjon përditë herët sapo agon dielli, e mëson që tani t'i veshi vetë rrobat, dhe e thërret kur e ka mëngjesin gati në tavolinë që Genci të vij e t'ulet për të ngrënë. Ai gëzohet duke parë kukllat tek televizori, dhe herëpas here pyet nënën e tij se pse ka fëmij të këqinj tek përrallat e televizorit. Nëna e tij e sheh duke buzëqeshur, e i thotë Gencit të vogël, "Një ditë kur të rritesh e të bëhesh më i madh do të mësosh biri im. Bota kështu është e ka gjithnjë njërëz të këqinj, po nëse do dëgjosh mamin ti ji gjithnjë djal i mirë." Genci i vogël tund kokën në shënjë pohimi se ai e dëgjon nënën, dhe sepse ai e do shumë atë. Ajo e merr pasi ai mbaron mëngjesin me vete, dhe duke ecur ata të dy shkojnë përdore bashkë për te kopshti ku Genci kalon paraditen me fëmij të tjerë, tek një shtëpi e vogël me oborr, tek rruga e Elbasanit në Tiranë. Genci e përqafon nënën kur ata arrijnë tek dera e kopshtit, e më pas ajo shkon për në punë. Genci gjithnjë hyn me vrap për tek kopshti që të shoh se kush nga shokët e tij ka ardhur i pari, sepse teta edukatorja i ka thënë se kush vjen i pari, mund të zgjedhi lojrat që ata do të luajnë gjatë ditës. Genci gëzohet shumë kur luan me shokët e tij, dhe të gjithë ata e shohin Gencin si një shok të mirë. Brisilda është gjithnjë ajo që flet me zë të lart, e teta edukatorja gjithnjë e qorton atë të parën. Pastaj vjen Shkëlqimi që nuk di të përmbahet dot tek karrikja duke i rënë me bryl atyre që i ulen afër. Asnjë nga fëmijet e tjerë nuk duan t'i ulen pranë tek tavolina katrore, por megjithatë ai është djali që i bën të gjithë të qeshin, e prapseprap fëmijët e dëgjojnë me gjithë vëmëndje atë kur bën shakatë e tij. Iliri është çuni më i çuditshëm e që me zorr flet, saqë nganjëherë fëmijët harrojnë fare se është edhe ai në loj me ta. Fëmijët ndahen në katër grupe të vogla, secili tek tavolina e tyre që i cakton teta edukatorja në mëngjes. Teuta gjithnjë i buzëqesh Gencit, ajo i buzëqesh të gjithëve, prandaj gjithë fëmijët e thërrasin "Buzëqeshja" në vënd se Teuta. Genci i do shumë shokët e shoqet e tij që përmëndëm, Adelën, Ermalin, Valbonën me kaçurrela, Gjergjin e gjithë fëmijët e tjerë.

Kur vjen dreka Genci sheh nga dritarja se mos nëna i ka ardhur tek kangjellat. Ajo vjen aty dhe e thërret dy-tre herë "Genci, Genci" dhe ai e di se duhet ta presi duke parë prej dritares. Ai i thotë edukatores kur ajo është aty, dhe ajo e përqafon dhe e lë të shkoj. Genci shkon me vrap t'i japi dorën nënës, e ata të dy shkojnë përdore në shtëpi.

Mbasdite vjen edhe babi në shtëpi nga puna, e nganjëherë ata luajnë bashkë të dy, ndërsa nëna bën ndonjë punë në shtëpi. Babi një ditë solli një zog në shtëpi, dhe kur Genci e pa u gëzua shumë. Ai rrinte gjithnjë në kafaz, dhe nëna i patë thënë Gencit që meqë e donte aq shumë, ai të përkujdesej duke i ndruar ujin dhe duke i dhënë ushqimin përditë. Genci çdo mbasdite kontrollonte dy kutitë brënda kafazit dhe nuk harronte që t'i linte gjithnjë plotë. Shumë ditë kaluan, mirëpo Genci nuk e dëgjoj asnjëherë të këndoj zogun. Një ditë kur babi e mami ishin të zënë me punë, ai e pa zogun dhe mendoj t'i flasi dy fjalë:
"Zogu vogël pse nuk këndon asnjëherë ti?"
Zogu lëvizi vetëm qëpallat por nuk bëri asnjë zë. Genci mendoj t'i flasi prap:
"Zogu vogël çfarë të mungon, mos do të fluturosh i lirë?"
Zogu bëri vetëm një "ciu" por nuk lëvizi. Gencit iu duk sikur zogu i vogël i pati folur, e se "ciu" ishte "po." Ai vendosi ta hap derën e kafazit, dhe u largua pak që zogu mos të kishte frikë. Zogu sapo pa që dera ishte e hapur, ai shkundi krahët e filloj të fluturoj i lirë. Menjëherë ai ishte duke fluturuar e me shpejtësi rreth e qark dhomës, e filloj të bëj një cicërim shumë të bukur. Genci i vogël filloj të hidhej lart e poshtë nga gëzimi se po e dëgjonte më në fund zogun, e se cicërima e tij ishte një tingull shumë i bukur. Me vrap erdhi babi i Gencit në dhomë kur dëgjoj se aty po bëhej shumë zhurmë. Ai pa zogun të cicëroj e të fluturoj me shpejtësi gjithandej, dhe vështroj tek sytë e Gencit një gëzim shumë të madh. Prandaj ai vendosi që mos ta zërë prap zogun, por në vënd ai shkoj të çeli dritaren e dhomës së Gencit. Zogu menjëherë e gjeti rrugën dhe fluturoj i lirë.

Që atë ditë tek dritarja e Gencit jashtë ku duket pema, çdo mëngjes kur dielli sapo del, zogu vjen tek dritarja dhe fillon të cicëroj. Tani ai nuk vjen më vetëm, por ai sjellë edhe zogj të tjerë me vete që ta zgjojnë Gencin e vogël çdo mëngjes duke cicëruar tingujt e gëzimit që zogjtë ndjejnë kur ata janë të lirë në fluturim. Dhe Genci tani zgjohet i gëzuar kur dëgjon cicërimat në mëngjes se zogu më në fund cicëron, e bën një tingull të bukur, dhe Gencit nuk i duhet më ta ushqej e të kujdeset për të. Megjithatë Gencit i duket sikur zogun e ka në dhomë.

~ ~ ~

Mbrapa tregimit të shkurtër: Zogu në kafaz përfaqson mua, ndërsa Genci i vogël çfarë unë nuk pata kur isha fëmij. Kjo për arsye se jam rritur në "vetmi" pa fëmij të tjerë, dhe në fakt edhe larg vllait tim. Nuk i vë dot faj prindërve të mij sepse ata në fakt nuk kanë faj, kështu ishin kushtet e atëhershme të Shqipërisë. Fillimisht më bëri për të qeshur kur përshkruaja fëmijët tek kopshti, dhe unë nuk e dija pse po dilte kështu ky shkrim. Unë dija vetëm se në fund zogu çlirohej i lirë. Kur e rimendova prap fillova të qaj, sepse unë kuptova se ishte jeta ime që unë po përshkruaja. Prandaj iu lutem juve që keni fëmijë t'i jepni sa më shumë gëzim e dashuri atyre, sepse atyre u nevojitet shumë, e ata kanë shumë nevoj për këto ndjenja. Ata janë e ardhmja, e ndaj atyre u duhet mësuar gëzimi e dashuria, prandaj nëse dëshironi mund t'i lexoni këtë tregim atyre para se të flenë.

"Vetmia është vrasësi nr.1 i dashurisë dhe gëzimit."

Me sinqeritet e lotë në sy,
Drini Nosi.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top