Kur miqesia kalon ne dashuri

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Ka kohe qe ju te dy (nje femer e nje mashkull) jeni miq te ngushte, por miqesia juaj gjithnje e me shume fillon qe te ngjaje me nje lidhje romantike. I besoheni njeri tjetrit, ia tregoni sekretet, kenaqeni kur jeni bashke dhe, ngadale filloni qe ta kuptoni se jeni xheloze me te dashuren e tij. Shikoni cilat jane shenjat qe tregojne se shoku yt me i ngushte eshte duke u shnderruar ne te dashurin tuaj. Ne fillim mund te vereni se shoku juaj gjithnje e me shume, kur te ecni, ua kape doren, pastaj ju therret disa here ne telefon dhe eshte vetem çeshtje e kohes kur do te ndodhe edhe puthja e pare.

Komentet e te tjereve

Shoket tuaj te perbashket e provokojne miqesine tuaj. Ata ju ngucin, u thone se do te ishit nje çift i perkryer, se dukeni si te bere per njeri-tjetrin. Kur jeni ne nje rreth te gjere shoqeror, ju te dy zakonisht ndaheni anash dhe bisedoni, gjithmone gjeni ndonje teme per bisede. E gjithe kjo tregon se ndoshta me te vertete jeni te bere per njeri-tjetrin, sikur qe ju thone te tjeret.

Thirrjet e shpeshta telefonike

Degjoheni me telefon te pakten disa here ne dite. Bile edhe pak para se te bini ne gjume, bisedoni me telefon. Ju pelqen qe te bisedoni ‘joformalisht’ rreth asaj se çka keni bere, si keni kaluar diten...

Nofkat simpatike

Tashme i keni vene njeri-tjetrit edhe nofka simpatike. E therrisni shoqi-shoqin me emra qe te tjeret nuk ju therrasin. Atij dhe juve kjo gje nuk u pengon. Ju pelqen sa here qe e degjoni zerin e tij. Keni edhe frazat e perbashketa, mimiken, pershendetjet.

Prekjet e rastesishme

Keni verejtur se ‘shoku’ juaj sillet me me butesi dhe kujdes ndaj jush. Shpesh e prekni njeri-tjetrin, kurse duart e tij thjeshte ‘bien’ mbi supet dhe shpinen tuaj. E gjithe kjo tregon se ka ardhur koha per puthjen e pare.
Shqiperia
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top