Kur do te ndiheni te realizuar?

alfonci

Veri investigatio
Te gjithe kemi qellime ne jete, te gjithe duam te jemi te vecante ne menyren tone, te gjithe duam qe te arrijme, te jemi dikushi. Por kur do te jete vertete ky moment, cilat jane gjerat qe kur ti realizoni ose nese i keni realizuar ju bejne vertete te ndiheni te realizuar ne qellimet tuaja madhore.

Pra, cilat jane gjerat qe pasi ti keni realizuar do t'iu bejne te ndiheni te realizuar, duke i konsideruar ato si nder qellimet, "endrrat" me te medhaja personale per ju?

*Ketu nuk behet fjale per nje realizim qe nenkupton fundin e deshirave dhe qellimeve, behet fjale per ato arritje qe jane nga kendveshtrime te ndryshme me me shume rendesi, qe mbeten gjate ne kujtese dhe kane vlere me shume per ju.
 
Redaktimi i fundit:
Njeriu ne jete gjithmone do kete dicka qe do e doje edhe sikur te gjitha ti kete arritur. Sepse ne jemi ambicoz dhe nuk kenaqemi.

Une them se nese arrin dita qe realizohemi ajo eshte kur shpirterisht jemi te kenaqur sepse materialisht sdo jemi asnjehere :D
Mendoj se jam e realizuar, por perseri me mungon dicka.

Psh...Kam krijuar familje, edhe karriera ime eshte e mire, por perseri sjam plotesisht e realizuar, sepse me mungojne femijet...e me pas kur ti kem, do dua qe ti rris, ti jap edukimin e duhur, shkollimin dhe dua ti shoh te kene nje pune te mire, familje dhe te shkojne ne nje pleqeri te gjate e te qete.

Pra e tere jeta eshte me momente realizimi asnjehere nuk ka realizim te plote..Sepse jetegjatesia kerkon cdo here e me shume.

Por nese nga ana shpirterore jam e qete, e dashuruar,pa ankthe atehere mund te them se dicka kam realizuar.
 
Asnjehere besoj sepse gjithmone do te kete dicka per te cilen do te them:eh qe me duhet ta bej dhe kte!
por prap se prap mendoj se njeriu ndihet i realizuar kur ka nje pune te mire,fryt i lodhjes se 18 viteve shkolle mbi supe..ka nje familje,shendet dhe mbi te gjitha qetesi!
Atehere do te ndihem dhe une e realizuar!
 
Kure te arrij deshiren e zemres time bashkimin me gjysem tjeter qe me mungon atehere do te jeme perfekt
 
Do jem plotesisht i realizuar kur te perfundoj misionin ne kete bote!! Sikur e ka cekur edhe bella, gjithenje do kete dicka qe mozaikun e le te paplotesuar (kjo eshte ne natyren e njeriut - ambicioziteti), por mund te them se kam arrijtur nje perqindje te madhe te asaj qe kam enderruar!
 
Jam rritur duke enderruar veten ne nje pune te mire..me nje karrier te suksesshme
pastaj t krijoj familjen time !

Pra, do realizohej endrra ime kur perball nje karriere te mire te kem dhe familjen time, nje bashkeshort qe une do e ndjeja si idealin per mua dhe e njejta gje te ndodhte dhe me ate ...dhe nje tuf kalamajash neper kembe :p lol

Kjo ishte pjesa e par e "filmit" ...sigurisht se pasojn gjithmone "pjes te reja" derisa te ekzistojm ne kte bote do kemi deshira e endrra plot :)
 
kur te arrij te shetis me 1 lamborghini timen
 
është heret per mua te mendohet kur do te ndihem i realizuar por un me ndoj qe do te jem i realizuar plotsisht kur te vij te me marr dikush nga kjo sken ne fund te gjith jetes :D:D
 
Njeriu nuk mund te realizohet kurre sepse gjithmone kerkon shume e me shume
deri ne momentin qe te lere gjithcka
 
ne nje moment qe ke marre dicka ne dore pas nje kohe te gjate kerkimi, ke per te filluar qe te kerkosh dicka tjeter ,sepse njeriu eshte mesuar qe jet gjithmon ne kerkim te plotesimit te deshirave te pafundme . e realizuar ne menyre te pergjithshme mund te jesh kur ke dhe gezon nje shendet te mire, krijon ne familje te mire, dhe ke nje te ardhur te mire. kjo eshte ajo cka mund te them qe tani jam e realizuar dhe e kompletuar mire.
 
Te gjithe kemi qellime ne jete, te gjithe duam te jemi te vecante ne menyren tone, te gjithe duam qe te arrijme, te jemi dikushi. Por kur do te jete vertete ky moment, cilat jane gjerat qe kur ti realizoni ose nese i keni realizuar ju bejne vertete te ndiheni te realizuar ne qellimet tuaja madhore.

Pra, cilat jane gjerat qe pasi ti keni realizuar do t'iu bejne te ndiheni te realizuar, duke i konsideruar ato si nder qellimet, "endrrat" me te medhaja personale per ju?

*Ketu nuk behet fjale per nje realizim qe nenkupton fundin e deshirave dhe qellimeve, behet fjale per ato arritje qe jane nga kendveshtrime te ndryshme me me shume rendesi, qe mbeten gjate ne kujtese dhe kane vlere me shume per ju.

SIgurisht cdo njeri i ve vetes se tij qelime nga me te ndryshmet. Nuk mendoj se cdo njeri ka deshire te jete i vecante ka nga at qe shohin dicka e kane deshire qe ta imitojne, shhin aktorin aktoren e tyre te preferuar kane deshiren qe te veprojne si to te kene karakterin si to te vishne e te kene nje luk si to, duke perfshire ketu jo vetem aktoret por edhe kengetaret artistet e te gjithe ata qe kane nje post ku fare mire jane ne qender te vemendjes se njerezve e qe ketu fillon ajo fansiteti. Ndersa mendoj se duhet te jene shuem te rralle ata njerez qe duan te jene te vecante ne menyren e tyre. Sigurisht cdo njeri qe ka nje qellim ka deshire qe edhe ta arrije ate. Une e kam thene edhe me pare qe cdo njeri ne vetveten e tij e brenda vetes ka ate ambicien per te arritur ate qe do e pse jo te jene dikushi. Por shume rralle njerez mund ti behet e vertet e ti realizohet kjo gje. Se te gjithe kane deshire qe te jene dikushi por pak jane ata te cilet behen, ketu kuptohet qe duhet te jeshe shuemi oti per ate qe kerkon te jeshe por pa harruar ate me te rendesishmen edhe pak fat duhet…..
Nuk mund te kete nje menyre apo kohe te caktuar se kur mund te jete kjo gje. Por ajo qe duhet menduar eshte ajo qe per te arritur kete gje duhet shuem pune e shume vullnet. Po marrim nje shembull cdo I ri qe eshte ne moshen tone, ka deshire qe te mbaroje nje shkolle te mire e te filloj nje pune te mire. Nese kjo gje arrihet atehere eshte normale qe te ndihesh mire e I e realizuar.
 
eh ala presim :(
 
Do ndihem e realizuar kur do arrij te krijoj nje familje ku do mbreteroj dashuria, harmonia dhe respekti dhe te kem siguruar nje pune te mire - nuk kerkoj dicka me teper nga jeta - ky do ishte realizimi im me i madh.
 
Sinqerisht nuk e di, se si i thone llafit "E mira nuk ka fund"...
Por mbaj mend para dy vitesh, po pergatisja "pajen" per tu trasferuar ne Milano me mamin dhe ajo filloi te qaje...I thashe, mos u merzit se ketu do me kesh c'do fundjave:)

Me tha: "Jane lot gezimi, sot ndihem e realizuar si nene, ky eshte rezultati i gjithe mundit qe kam bere 20 vjet per ty, dhe sot ndihem krenare per rezultatet e tua".

Mbas nje muaji, filloi normaliteti ne familje, mami pyeste per notat, babi gjithashtu....
I morra menjane dhe i thashe: "Mos u merakosni kaq shume, se me beni dhe mua merak pastaj per aftesite e miaLOL (ca filozofe)"...
Ja beri mami: "Epo derisa te mbarrosh shkollen, s'kemi gje ne terezi ne, po luftojme e po punojme per ty":)

Me kete dua te them qe njerezit nuk ndihen kurre te realizuar...
Prinderit e mi mendojne se do ndihen te realizuar kur une te mbarroj universitetin, por pastaj do filloje vellai im me te njejtat probleme, dhe c'do gje do filloje nga fillimi!:)
 
" Une them se nese arrin dita qe realizohemi ajo eshte kur shpirterisht jemi te kenaqur sepse materialisht sdo jemi asnjehere " (bella ta mora kete se e ksihe shkruar sikur te ta kisha diktuar une :D)
Njerezit shpesh here kerkojne shume e nuk u japin vlere gjerave qe kane. Une do jem e realizuar kur te shoh çdo pjestar te familjes time te sistemuar mire.Kjo ka me shume rendesi sesa realizimi ne pune apo gjera te tjera te ketij lloj.
 
Kur te kem krijesat e mia dhe kur ti nxjerr te perballen vete me jeten, atehere besoj se do ndjehem i realizuar totalisht.
 
E realizuar , do te thoja edhe jo sepse vete natyra njerezore eshte qe kerkon gjithmone e me shume, por them edhe po po po ndihen e realizuar, dhe mendoj qe gjdo kush duhet te ndihet . Momenti kur qetesohesh dhe mendon cfare ke bere , dhe ti i ke dhene dikujt dicka kaq mjafton te te bejne te ndihesh mire dhe te besh akoma me shume. Dhe te ketilla momente kam patur vertete shume ne jete.E zdo te thote qe tani kam marre pushimet ,jeta eshte shume e cmuar dhe gjdo moment eshte i bukur kur merr dicka.Per mua e gjithe kjo do te thote te ndihesh e realizuar. PS. TE GJITHEVE
 
1..kur ta sjell n'jet ni krijes tjeter dhe ta rris, te contribuisco per formimin e saj si person..
2..kur t'ndihmoj per mirqenjen e asaj 80% te popullates botnore qe jeton ma keq se kafshet..
 
Redaktimi i fundit:
*Ketu nuk behet fjale per nje realizim qe nenkupton fundin e deshirave dhe qellimeve, behet fjale per ato arritje qe jane nga kendveshtrime te ndryshme me me shume rendesi, qe mbeten gjate ne kujtese dhe kane vlere me shume per ju.

Shyqyr qe e paske sqaruar temen se une isha gati te shkruaja "kur te jem ne prag te vdekjes" sepse eshte pikerisht ndjesia e te qenit te parealizuar, e te qenit imperfekte qe na motivon te ecim perpara.

E realizuar? Nuk e di; them se akoma nuk e njoh mire vetveten. Deshira ime do te ishte te sherbeja ne nje vend si Afrika me Peace Corps, megjithate frika ndaj pasigurise me duket se nuk do te me lere te realizohem nga ky aspekt. Nje realizim tjeter do te ishte te sjellurit ne jete e nje krijese qe mban gjenet e mia, sepse me duket si deshmi e egzistences sime, pasi edhe une, si te gjithe te tjeret, kam nje etje te le dicka pas.
 
Normal qe njeriu kerkon gjithmon e me shum ,por besoj se do me mjaftonte te arrij aty ku kan arritur prinderit e mi me mua e vellezerit e mi ..
Te jem dhe un nje dit keshtu me trashgimtaret e mi
:D
 
Te Realizuar Komplet mendoj ...kurr pasi qe sapo realizojm 1gjè mundohemi te realizojm 1tjeter
Do ndihesha e realizuar kur do kompletoj apo te arrije caqet..objektivat qe kam
 
kur te kem punen qe deshiroj,e martuar me njeriun qe dua kur te bej 4 bebusha 2 ikam qef binjake:pdo ishte 1 pjese e realizimit tim personal.........
 
Une kam qene shume me fat... disa mund ta quajne zotesi, disa te tjere budallallek, ndersa mua me vjen ta quaj fat. E shoh nga shume kendveshtrime e perseri nuk arrij te ndryshoj dot konceptimin. Dashje pa dashje kam arritur nje perqindje te mire te realizimit tim; plotesisht e realizuar mbase nuk do ndihem kurre, por jane gjithsesi mangesi qe i perkasin dores se dyte.
Nuk kam c'te kerkoj me teper nga jeta.
 
Pe: Kur do te ndiheni te realizuar?

Njeriu te ndihet i realizuar??Kurre...Edhe nqs njeriu ka synime(te krijoje nje familje,shkolle,pune,femije),edhe po i arriti keta ai nuk eshte kurre i ''realiazuar''..Gjithmone eshte i etur per me shume,eshte ne egoja e tij e tille..Ai mund te arrije te plotesoje pikesynimet e tij me te medha,por gjate jetes,gjate rruges se saj do dalin te tjera synime prap dhe ato do doje ti realizoje...Kur pyesin ca deshirash ke me te medha???Thua te formoj nje familje,pasi formon familjen,te ta bejne kete pyetje prap: - He tani u realizove...Pergjigja do ishte : - Jo akoma,tani kam deshire ta rris te shendoshte keta familje....Pas disa kohesh sikur ta benin prap kete pyetje: - He tani u realizove...Pergjigja : - Jo akoma,kam deshire ti realizoj femijet tani,ti jap nje shkolle e ti shoh te lumtur...E keshtu realizimi nuk mbaron kurr...Realizimit mund ti japim nje kohe fillestare por jo kur mbaron...Realizimi fillon me pjekurine e njeriut,atehere kur ai kupton se eshte nje individ qe ka nje ''ambicie'' ne vetvete dhe ka synime per te arritur,por smund te themi kur mbaron ky realizim...Ai smbaron kurr derisa vdes njeriu....Njeriu eshte sherbetor i jetes,sa me shume ''urdheron''jeta aq me shume ''zbaton''njeriu....
 
Pe: Kur do te ndiheni te realizuar?

Njeriu sa me shume te kete aq me shume kerkon...
 
Titulli: Kur do te ndiheni te realizuar?

enderra ime esht tmbaroj universitetin tkem nje pun e nje rrog te mir :)
E nese smartohem :p
Pun e madhe e rendesishme esht tkem shkollen e punen :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top