Kur dashuria mjafton dhe “nuk i sheh” pengesat

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Kur dashuria mjafton dhe “nuk i sheh” pengesat

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

A mund të dashurohesh me një zë? Sa e fortë është lidhja, kur nuk e sheh partnerin? Klodi dhe Teuta janë shembulli i një dashurie të tillë...

Që nga lindja ai është i verbër, por kjo nuk e ka penguar që të njihet dhe më pas të martohet me gruan e jetës së tij, Teutën. Edhe pse ajo është normale, ndienja e fortë për Klodin bëri që t’i thoshte “Po” propozimit për martesë.

اifti ka 7 vite bashkë dhe, në asnjë moment raporti i tyre nuk ka provuar luhatje. 6 muaj më parë erdhi në jetë fryti i dashurisë së tyre, Klearti.

Vështirësitë e përditshme nuk mungojnë, por falë përkushtimit reciprok të dy kanë mundur të përshtaten me njëri-tjetrin, duke parë përtej problemeve fizike.

اifti shkodran, aktualisht vazhdon studimet në nivelin master për Marrëdhënie me Publikun dhe Psikologji. Harmonia mes tyre është e admirueshme. Mjafton të kalosh pak momente me ta dhe e kupton se humori i famshëm shkodran është pjesë e përditshmërisë.

Kohën e lirë preferojnë ta kalojnë te Liqeni Artificial, apo me shoqërinë. Janë të ndërgjegjshëm se, për shumë njerëz, martesa e tyre shihen si e pazakontë, por kjo pak rëndësi ka. Ata janë të lumtur dhe as që iu intereson opinioni i të tjerëve.

Si prindër të rinj, lumturia më e madhe pa asnjë diskutim është djali, i cili po rritet me shumë dashuri dhe përkushtim... / Top Channel
 
Titulli: Kur dashuria mjafton dhe “nuk i sheh” pengesat

ju lumte.....ca duhet me thone ktu?
 
Titulli: Kur dashuria mjafton dhe “nuk i sheh” pengesat

Ajo se me pelqen me shum ne kete lidhje eshte se cifti qenka shqiptare...se ne shqiptaret jemi shum paragjykues e kemi ne gjene kete te mete ..

Titulli: Kur dashuria mjafton dhe “nuk i sheh” pengesat

Sa bukur.. :)..

Mu kujtua Nje djale Emiljano qe eshte i verber ama kjo s'e ka ndaluar qe te beje nje jete normale dhe te punoje cdo dite. (Eshte dhe person publik, mund ta kerkoni ne net) Do e merrja nje njeri te tille dhe pse i verber mendoj... :D
 
Ja se e gjeta.
Desh na plasi zemra dikur mua e mamit nga te qarat, Lol..
Tani ka mbaruar doktoraturen dhe ka krijuar nje program per te verberit si te perdorin kompjuterin.. :)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top