Kultura burim per turizmin...

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
shqiperi_909625368.jpg


Konferenca Nderkombetare ne EUFT dhe politikat qe duhen ndjekur ne Shqiperi per zhvillimin e qendrueshem te turizmit.

Ne ambjentet e Universitetit Europian per Turizem eshte organiazuar Konferenca Nderkombetare per kulturen e cila, eshte burim per turizmin e qendrueshem si dhe politikat qe duhen ndjekur per Shqiperine. Ceshtjet kryesore qe u trajtuan per kete teme, ishin politikat qe duhet te ndjeke Shqiperia per ta zhvilluar turizmin dhe cfare duhet te bej qe ta coje ate perpara.
Pjesemarres ne kete konference ishin Prof.Ferrucio Bresolin, docent i Politikes Ekonomike Nderkombetare ne Venacia dhe President i fakultetit EUFT; Prof. Sebastiono Tusa, docent i Arkeologjise ne Napoli dhe Drejtor i Departamentit ‘Burime kulturore dhe Turizem’ ne EUFT; Prof. Salvatore Mesina, Rektor i fakultetit; Prof. Pierre Frustier dhe Prof. Valeria Li Vigni, Drejtoreshe ne Muzeun etno-antropologjik te pallatit Daumale.

Nje nder ceshtjet kryesore qe u trajtua ishte pikerisht rendesia e komunikimt. Sipas Prof. Frustier ne turizem nuk ka rendesi vetem komunikimi me turistet por , edhe komunikimi lokal, ku te ndahen vlerat e perbashketa te secilit vend ne menyre qe te kete sa me shume vizitor te huaj. Madje per te konkretizuar politikat qe duhen ndjekur per te patur nje turizem te qendrueshem Prof. Sebastiano Tusa paraqiti disa pamje dhe vlera te ndyshme arkeologjike.

‘Turizmi eshte si nje thesar qe e keni ne duar por, nese do te dini ta mbani kete thesar me vone ai do iu kthehet ne pasuri', -ka pohuar ai. Tek ne nuk duhet te ekzistoje utopia, pra deshira per te vizituar vende apo gjera joreale sic eshte ‘Disney’ sepse ne kemi vendet tona qe kane jete dhe dicka per te na treguar. Askush nuk duhet ta mendoje se Shqiperia eshte nje vend i pazhvilluar ne krahasim me vendet fqinje, perkundrazi duhet ti barazpeshojme vlerat kulturore dhe turistike me vende te tilla si: Italia dhe Greqia ,qe te na ndihmojne me cdo kusht per te ecur perpara.

Edhe pse jemi nje vend i fshehte dhe i vogel nuk duhet ti humbasim ato pak pasuri qe kemi por duhet ti ruajme dhe ti mbrojme ato. Askush nuk duhet te petendoj te kete nje turizem nese nuk ka nje arkeolog te mire, dike qe ti ruaj dhe pse jo ti restauroje me mjetet e duhura shkencore. Por e rendesishme eshte qe ti gjejme vlerat tona dhe ti ruajme qe te mos shkaterrohen, ne menyre qe ato te vlejne me vone per pasardhesit dhe per vizitoret. Vlera e turizmit eshte shume e madhe, ndryshe ajo eshte quajtur ‘managment’pra, te arganizosh dhe te perdoresh vlerat e nje vendi te pasur me vlera, ne krahasim me nje tjeter.
Ndryshe turizmi perkthehet si ‘Governance urban and touristic economy’, ku turizmi i cdo qyteti i sjell zhvillim atij ne saje te eventeve qe mund te organizohen ne te ose ‘Opportunity qe eshte nje mundsi e mire per kohen e lire si dhe per ekonomine e nje vendi. Gjithashtu me turizem kuptojme edhe fjalen ‘Infrastructure’ qe dmth mundsia per te ndertuar kalimet e duhura per ne vendet turistike dhe mundsia per ti pare ato sa me afer dhe sa me mire.

Te ndertosh nje hotel te mire ne nje vend turistik dhe plot vlera si Shqiperia nuk duhet pare se sa i bukur eshte ai por, duhet te shqetesohemi se sa i pergjigjet ai mbrojtjes dhe sherbimeve tona njerezore, eshte shprehur rektori i fakultetit Prof.Salvatore Mesina.Duhet ta dime te gjithe se Shqiperia eshte nje vend me vlera te jashtezakonshme, por askush nuk mund ta zhvilloje turizmin nese ne nuk i kerkojme, i ruajme dhe pse jo, ti restaurojme me te gjtha mjetet e duhura.

E gjithe kjo eshte nje pune e perbashket ku duhet te kontribuojme per ti ruajtur dhe per ti dhene rendesine e duhur vlerave te vendit te tone.


infoal​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top