Kukësi me një muze të ri

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
"Muzeu do të ndërtohet me një fond prej 14 678 521 lekë të akorduar nga PNUD-i. Ky investim mundëson përmirësimin e shpejtë të situatës muzeologjike të rajonit, ndërsa kemi gjetur edhe bashkëpunimin e pushtetit vendor", thotë koordinatori kombëtar i projekteve të PNUD-it në qarkun e Kukësit, Bukurosh Onuzi.

Muzeu po ngrihet pranë memorialit të mirënjohjes, që përkujton mikpritjen kuksiane të kosovarëve në pranverën e vitit 1999, kur qyteti e fshatrat përreth tij mirëpritën brenda 2 muajve rreth 412 mijë kosovarë të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre.

"Firma ndërtuese, që e ka marrë përsipër ndërtimin e muzeut të ri historik është "AK" shpk, ndërsa afati i përfundimit të punimeve është 31 dhjetori i këtij viti", thotë kryetari i bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj.

Në fillim të viteve ’90 u privatizua muzeu i mëparshëm, ku përveç ndërtesës humbën edhe shumë nga sendet që gjendeshin aty. Tashmë, specialistët e muzeologjisë po nisin punën për grumbullimin e sendeve muzeale. /Start/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top