WxP
Staf në FV.AL
Tropojë - Në 8 njësitë vendore dhe 84 qendrat e votimit, sipas koalicionit të vëzhguesve janë tërhequr në afat materialet zgjedhore dhe ka filluar procesi zgjedhor i rregullt. Votimi në përgjithësi në komuna ka qenë i ulët në orët e paradites, kurse në bashkinë e Bajram Currit pjesëmarrja ka qenë e lartë, ku zgjedhësit kanë pritur edhe me orë për të votuar, si në lagjen "FV" dhe "Partizani". Pjesëmarrja në votime në qytet deri në orën 14:00 ka qenë 46%, kurse në shkallë rrethi afërsisht 37 %.
Në disa qendra votimi kryhet votim familjar ,kryesisht për të moshuarit. Sipas kodit zgjedhor i moshuari ndihmohet nga një shoqërues i familjes,por në dhomën e fshehtë duhet të jetë i pashoqëruar. Komisionerët e komunave Bytyç dhe Lekbibaj nuk janë trajnuar,pasi KQZ nuk ka miratuar trajnues. Nuk është njoftuar për incidente dhe procesi i votimit vazhdon normalisht në të gjitha qendrat e votimit,thonë për "Shekullin" burimet nga KZAZ.
* * *
Ka filluar procesi i votimit në fshatin Myç-Mamëz në komunën Kolsh të Kukësit.
Sipas korrespondentit të "Shekullit", Bashkim Shala, procesi u bllokua gjatë orëve të paradites, pasi përfaqësuesit e Aleancës për Qytetarin nuk pranuan që votimet të zhvillohen në një qendër shëndetësore, e caktuar si vend votimi nga KZAZ-ja, me pretendimin se qendra e votimit është vendosur në truallin që i përket kandidatit të pavaruar, i cili mbështetet nga Aleanca për të Ardhmen. Mësohet se komisionerët e PD-së kanë rënë dakord për qendrën dhe procesi ka filluar.
Shekulli