Kujdesi për qerpikë dhe vetulla

braziljania

Anëtar i Nderuar
Qerpikët e rinj dalin çdo disa javë. Kujdesi shtëpiak ka rekomanduar maskën klasike me anë të vajit të ricinit.

Ajo mund të jetë e dobishme, por është shumë jo praktike dhe ju me siguri nuk doni të keni sy të yndyrtë, të njollosur dhe të fryrë. “Talika Lipocils Expert” është i vetmi preparat për nxitjen e rritjes së qerpikëve. Pas katër javësh qerpikët bëhen më të dendur, më të errët, më të gjatë dhe më të lakuar. Ky xhel përdoret lehtë sikur maskara apo lapsi i syve në gjatësinë e skajshme të qerpikëve dhe përgjatë linjës së rritjes, në rrënjë të qerpikëve, në mëngjes dhe në mbrëmje në lëkurë të pastër. Sapo të thahet xheli, mund të vendosni maskarën apo ndonjë grim tjetër. Efekt të nyejt ka edhe “Lipocils” për rritjen e vetullave për vetulla më të dendura.

Mënjanimi i grimit

Përdorni maskarë rezistuese ndaj ujit? Mos përdorni vajra për fëmijë, që janë të mira për prapanicën e foshnjave, e kapakët e syve tuaj do të mbesin të yndyrtë, të irrituar dhe të fryrë. Përdorni preparate pa yndyrë që janë të bërë veçanërisht për mënjanimin e grimit, i cili nuk ka nevojë të shpërlahet.

Zgjatja e qerpikëve

Qerpikët zgjaten me përdorim të maskarës, me qerpikë artificialë ose me fije të veçanta dhe i japin qerpikëve pamje më të gjatë dhe më të dendur. Sa u përket vetullave, ato mundeni t’i vizatoni me laps, por gjithmonë zgjidhni një ngjyrë më të shndritshme se sa ngjyra natyrale e tyre. Një trik i mirë është edhe vendosja me anë të brushës së pak hijes për sy. Mund të përdorni edhe një xhel të tejdukshëm, i cili përmban mikrofije të cilat kur vendosen në linjën e vetullave kombinohen me vetullat tuaja. Ato lehtë hiqen me një mënjanues të thjeshtë grimi.

Lakimi i qerpikëve

Aparatet për lakimin e qerpikëve ndihmojnë që qerpikët të duken më të gjatë dhe më joshës dhe që shikimi të jetë më tërheqës. Lakuesit mekanikë shtrëngohen për përafërsisht dhjetë sekonda dhe menjëherë pas lakimit bendoset maskara. Për një lakim më efektiv ekzistojnë edhe lakues me bateri të cilët punojnë me princip të njëjtë sikur “figaro” për flokë. Efekti është edhe më i shpejtë edhe më i mirë.

Maskara

Vendosja e maskarës do të thotë fundi i grimosjes. Duke pasur parasysh se a doni që qerpikët tuaj të duken më të gjatë apo më të dendur, zgjidhni një maskarë, e cila në mënyrë vizuale i zgjat apo ia shton vëllimin qerpikëve tuaj. Së pari lyeni qerpikët e poshtëm, qerpikët e lartë i lyeni së pari përmbi e pastaj pjesën nën të. Në mes të dy shtresave të maskarës qerpikët i krihni me një brushë të thatë, të cilën e keni ruajtur prej maskarës së mëparshme të harxhuar. Mos vendosni më shumë se dy shtresa për të evituar gungat, njollosjen dhe dukjen e parregullt. Për dukje më të bukur të syve dhe qerpikëve përdorni lapsin për sy, i cili është në modë këtë vit.
/ikubinfo*

Images.jpg

---------- Post added at 20:56 ---------- Previous post was at 20:44 ----------

celebrity-eyelashes.jpg


Eyelash%20Curler%20-%20W%20_%20Refill918.jpg


bigstockphoto_beauty_eyebrows_4107305.s600x600.jpg
 
Titulli: Kujdesi për qerpikë dhe vetulla

po ne sexi tuaj i kundert mund te bejme ndo1 gje per qerpiket e vetullat :):)
 
Titulli: Kujdesi për qerpikë dhe vetulla

Une i kam pak a shume si ai modeli nr 1 :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top