sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
Nëse mendoni të gjeni një burrë që është i lirë pasi të keni kaluar të tridhjetat, është si të shkoni në treg në orët e pasdites e të gjeni ende fruta të freskëta; kjo nuk është udhë që bën për ju. E vërtetë është që meshkujt janë me pakicë: nuk janë kurrë gati të bëjnë jetë në çift apo kanë bërë më parë... dhe ata që mbeten, nuk shihen më vërdallë.
Ne jemi përpjekur të bëjmë një lloj harte të vendeve ku mund t’i gjejmë apo të zbulojmë se ç’duhet bërë apo shmangur për të njohur njerëz interesantë. Problemi nuk është të gjejmë një njeri për të bërë seks. Problemi është të gjejmë një njeri me të cilin është bukur të darkosh. Një njeri me të cilin, kur njihesh, dëshiron të dalësh për darkë dhe pasi të dalësh, do që ta takosh përsëri. Ja sugjerimet.
Hapi i parë: stop pretendimeve
I bukur, i pasur, sportiv, me shëndet të mirë. Nuk ka të tillë vërdallë. Duhet të dorëzohemi. Në fakt, po të mendoni historitë e shkuara, kur na i paskan plotësuar këto kritere?!... Mund të kujtosh që dikush që e ke dashur shumë, e kishte lënë shkollën përgjysmë apo ai që doje të fejoheshe dhe të theu zemrën, nuk ishte i bukuri i dheut. Na duhet të shkojmë përtej aparencave.
Harta Girls Generated
Nëse qëllimi është të gjeni një burrë, duhet që mbi të gjitha të jeni të vendosura të qëndroni larg femrave për ca kohë. Palestra dhe kurset e kërcimit, teatri, një panair i librit... Mjafton të vrisni pak mendjen dhe të bëni një hartë me dhjetë vendet më të mira në qytet (duke përjashtuar këtu pabe dhe klube të ndryshëm) ku mund të njihni njerëz interesantë.
Internet me doza të vogla
Mos humbisni kohë me agjencitë martesore online: mund të gjeni vetëm njerëz me vese apo me flokët e lyera me reflekse të kuqe. Pastaj nëse në fushën përballë do të fusnit kërkesën për t’u njohur vetëm me të diplomuar, që nuk pinë duhan dhe që banojnë dhjetë hapa larg jush, sistemi do t’ju informonte se nuk ekzistojnë njerëz që i kanë këto kritere. Gjithsesi, interneti funksionon vetëm nëse jeni më pak se tridhjetë vjeç, nëse doni vetëm të argëtoheni dhe keni mjaft kohë për të harxhuar. Por një nga avantazhet është se nuk jeni të detyruara të takoni askënd, derisa të jeni gati.