Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar

Monique

With or Without u
male.jpg

“Kur vajza pati ditëlindjen më 2 prill, i bleva qëllimisht një arush dhuratë.

Kur ajo të ikte nga shtëpia te mami i saj, larg pranisë sime, doja që t’i kujtoja asaj se arushi jam unë dhe zemra është ajo.

Babi për të është si puna e arushit, që nuk do ta lëshojë nga dora zemrën”.

Prej më shumë se një muaji, ditët e Elyon Manes janë të zbrazëta.

Ato e kanë humbur rutinën e përditshme, kur merrte Sofiolën, të bijën 5-vjeçare nga kopshti, apo kur shkonin së bashku te lodrat.

Sot, ai nuk është i sigurt se ku ndodhet vajza e tij, të cilën ia besoi kundrejt një prokuroreje ish-gruas.

Ai i dha të drejtën Albanës, që të udhëtonte me Sofiolën drejt Turqisë dhe ta mbante deri në datën 10 shtator.

Madje i shoqëroi vetë, deri në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Por, 5-vjeçarja nuk është kthyer ende në shtëpinë e të atit.

Dyshimet janë të shumta, mes tyre edhe ai i largimit drejt Sirisë. Gjyshe Diana ka qenë kundër udhëtimit të mbesës, në një shtet të largët.

“Kjo pjesë më duket si e pabesueshme.

Nënë kam qenë vetë dhe nuk besoj se e ka çuar në Siri”, thotë gjyshja.

Olgera, halla e Sofiolës, nuk e harron dot takimin e fundit me Sofiolën.

“Mbaj mend momentin e fundit, kur e kam puthur në ballë. Ajo është shpirt i shpirtit tim”, tha halla e saj.

Mungesa e vogëlushes në shtëpi shkakton dhimbje.

“E ndiej mungesën e vajzës në shtëpi, sepse i jepte gjallëri shtëpisë. Hapnim televizorin, më përqafonte, dilnim bashkë. E kisha si një shoqe”, tha gjyshja.

“E çoja në kopësht, e shihja kur recitonte”, tha halla.

Të dyja kanë një mesazh për mamanë e 5-vjeçares.

“Vajzën do t’u kërkoja. Ta sjellë dhe kur të dojë ta marrë përsëri”, thotë gjyshja.

“Nuk mund t’i refuzojë nëna, të drejtën babait për ta parë. I bëj një mesazh. Që të mendohet një mijë herë për foshnjën e saj”, thotë kunata.

Rikthimi i Sofiolës në shtëpi do të ishte gjëja më e bukur që mund t’u ndodhte.

“Do ta përqafoja e do i thoja që e kam zemër e xhan”, thotë halla./ TCH
 
Titulli: Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar

E kam shume te veshtire qe ta kuptoj qarte tere artikullin ne Shqip, e paskan permbledhur me shume komplikime.

Ka ndonje qe ta shpjegoje me pak fjale - shkurt dhe qarte se c'fare ka ndodhur ?
 
Titulli: Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar

hiq, babai kerkon vajzen qe e ka rrembyer nena...tash kerkojn ta kthej prap, edhe halla, edhe gjyshja luten... :diell:
 
Titulli: Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar

Femija pas ndarjes, ligjerisht me ke jetonte?
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar

sipas shkrimit me baban?poe edhe une smorra vesh shume mire
 
Titulli: Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar

Me nenen. Por sipas ligjit i mituri nuk ka te drejte te dale jashte kufijve te Shqiperise pa miratimin e te dy prinderve, pra ai ja ka dhene miratimin dhe ska cben ligjerisht ne keto kushte. Nena dhe femija jane bashke e vetmja gje qe mund te beje eshte ta bindi nenen ne menyre humane qe te takoje vajzen e tij ne te kundert ligjerisht eshte i humbur.
 
Titulli: Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar

Engjelli qenka me mamane e saj.... dhe mamaja sigurisht qe do te kete pasur arsye te medhaja qe nuk eshte kthyer, ka vepruar ne k'te menyre, duke marre parasysh se qysh dhunohen grate ne raste te tilla.

Shresoj qe te jene rehatur diku.
 
Titulli: Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar

Kjo eshte nje ane e mendaljes ,por kur mendon se nena mund ta kete shpene te bijen ne Siri....te duket edhe me e ndyre ana tjeter e medaljes,

me pak fjale nuk do isha dakort qe nje prindi ti mohohet e drejta e te qenit prind ,dhe nje tjetri te jete me kohe te plote....vetem nese kjo eshte deshira e te dyve!
 
Titulli: Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar

Pa historine e pales tjeter, eshte e kote te paragjykosh.

Por nderkohe qe tere Sirianet po largohen nga Siria, eshte pak veshtire per tu besuar akuza te tilla ...qe ka bere babai.
 
Titulli: Ku është ëngjëlli im 5-vjeçar? Historia e dhimbshme e babait shqiptar

Kjo eshte nje ane e mendaljes ,por kur mendon se nena mund ta kete shpene te bijen ne Siri....te duket edhe me e ndyre ana tjeter e medaljes,

me pak fjale nuk do isha dakort qe nje prindi ti mohohet e drejta e te qenit prind ,dhe nje tjetri te jete me kohe te plote....vetem nese kjo eshte deshira e te dyve!

prandaj thashe ...ana tjeter e medaljes

ne nje histori qe te jesh i zoti te "gjykosh" duhet ti degjosh te dyja anet e nje kembane...por gjithsesi , cfaredo qe te jete nje prindi smud ti mohosh kurre te drejten te jete prindi i femijes duke ia marre ate me perdhune.

ska lidhje nese kjo eshte nje femer apo nje mashkull....eshte meskine qe hakmarrjen ndaj tjetrit ta nxjerresh tek qenia me e pafajshme!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top