Kryqi i Gruevskit në Kalanë e Shkupit

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
700CGA22E.jpg

Kërbaçi vrastar i qeverisë sllavo-maqedone nuk ka të ndalur mbi shpinën e shqiptarëve, kurse partive politike shqiptare përditë e më tepër po iu humb qëllimi i tyre i organizimit.



Vazhdon kryqëzimi i tokave shqiptare, vazhdimi kryqëzimi i objekteve historike shqiptare, vazhdon linçimi i jetës shqiptare në të gjitha pikëpamjet. Më se gjashtë dekada krijesa me emrin IRJM kolonizon me dokument dhe pa dokument vendbanimet shqiptare, shtëpitë, tokën, rrugët, ujin dhe ajrin e shqiptarëve. Më se gjashtë dekada Qeveritë e Shkupit ashtu si ato Beogradit mbjellin me dekret vdekje për shqiptarët.
Nëpërmjet qëndrimeve politike, ligjeve dhe projekteve antishqiptare gjatë kësaj kohe kanë dërguar në rrugën e pakthimit më se një milion shqiptarë, edhe atë në Turqi, në Evropën Perëndimore, në Amerikë si dhe në vendet tjera të botës.
Kërbaçi vrastar i qeverisë sllavo-maqedone nuk ka të ndalur mbi shpinën e shqiptarëve, kurse partive politike shqiptare përditë e më tepër po iu humb qëllimi i tyre i organizimit.
Dhe parashtrohet pyetja pse ekzistojnë? - Pse këto parti janë regjistruar në administratën sllavo-maqedone? - Pse këto parti ekzistojnë në jetën politike në IRJM, kur të gjitha institucionet e këtij shteti ushtrojnë terror shtetëror mbi popullin shqiptar!
Dihet fakti se këtë kryq që po e instalojnë politikat gjenocidiale të Nikolla Gruevskit dhe kompanisë së tij, dhunshëm po e mban mbi shpinë populli shqiptar, por si po e mbajnë kryetarët e partive shqiptare?
Natyrisht se me vetëdëshirë, sepse po të ishte ndryshe kolltukët e Parlamentit antishqiptar në Shkup dhe institucionet antishqiptare në Shkup dhe më gjerë do t`i zbardh dita pa shqiptarë. Që 20 vjet bredhin shqiptarët nëpër institucionet sllavo-maqedone në të cilat institucione projektohen fushatat antishqiptare. Dënimi i shqiptarëve me qindra vjet burg, proceset e montuara politike, ndëshkimet, arrestimet dhe vrasjet e shqiptarëve në prag të shtëpisë dëshmojnë se IRJM është shndërruar në një kamp të terrorit shtetëror mbi shqiptarët. Kukullat e vjedhura nga antikiteti, përmendoret e kidnapuara nga historia bullgare, si dhe figura e nënës Terezë nuk e pasurojnë IRJM, por përkundrazi dëshmojnë se nuk mund të ekzistoj një shtet pa të kaluarën e tij historike.
Dhe në fund, thënë shkurtë, është e kuptueshme se pse qeveria sllavo-maqedone e Shkupit vepron në këtë mënyrë në krye me N. Gruevskin, por pakuptueshme është pse partitë politike shqiptare sillen që 20 vjet me kryqin e IRJM në shpinë, duke formuar një dekor të neveritshëm politik.

Shkup, prill 2010 Shkruan: Vaxhid Sejdiu /Albaniapress/
 
Titulli: Kryqi i Gruevskit në Kalanë e Shkupit

Sa te durueshem jane shqiptaret, ne Iliride ka shume padrejtesi ndaj tyre dhe nuk unifikojne qendrimet.
 
Titulli: Kryqi i Gruevskit në Kalanë e Shkupit

Mirmbrama!
Maqedoni,Shqiptaret dhe politika e partive shqiptare, nivel i ulet politiko kulturor. Shpresojm ne gjeneratat e ardhshme, pase te humbim shum, ndihm nga Kosova dhe Shqiperija po, don populli Shqipetar ne maqedoni, mos beni miq me fqinje sllav, por beni politik me interes kombetar me fqinjet sllav.
Shpresojm ne nje generat me nivel me te lart politik, kulturor.
Durim popull Shqiptar.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top