Kryqëzim në mes të celularit dhe laptopit

braziljania

Anëtar i Nderuar
Kryqëzim i telefonit celular dhe laptopit? Pse atëherë nuk kemi thënë thjesht “kompjuter dore”, pyesni. Epo, këtu megjithatë bëhet fjalë për një pajisje pak më ndryshe.

Pajisja e kompanisë MIU quhet HDPC, që është shkurtesë e Hybrid Dual Portable Computer apo Kompjuter dyfish hibrid bartës. Ideja është si vijon: të lidhet sistemi operativ mobil dhe ai Windows XP në një pajisje, e cila do të duhej të jetë në gjendje të kryej të gjitha detyrat të cilat mund t’i bëjnë celulari dhe laptopi, e krejt këto në një shtëpizë kompakte.

Në praktikë kjo nënkupton se pajisja ka lidhje GSM, GPRS e CDMA, pra funksionon si celular, derisa procesori i integruar Atom nga Intel do të përkujdeset për punët që kërkojnë shumë.

Për fat të keq, idetë e këtij lloji vështirë që depërtojnë nëse nuk e kanë mbështetjen e plotë të industrisë së teknologjisë së informacionit, dhe kemi frikë se kompania MIU këtu do të mbetet e vetme. اmimi i pajisjes aktualisht nuk është i njohur, si edhe data për dalje në treg.


spekter*
 

Attachments

  • Kryqezim_ne_mes_te_celularit_dhe_laptopit.jpg
    Kryqezim_ne_mes_te_celularit_dhe_laptopit.jpg
    58.7 KB · Shikime: 27
Titulli: Kryqëzim në mes të celularit dhe laptopit

kto tipa kshu i kam fiksim un dhe vet kam 1 nokia comunicetor :) jane fantastik icik te mdhej por ja vlejne
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top