Kriza financiare hyn edhe në dhomën e gjumit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Nëse po përpiqeni të rindizni zjarrin e pasionit në prag të Shën Valentinit, kjo mund të kërkojë më shumë përpjekje se zakonisht.

Lodhja dhe stresi i shkaktuar nga kriza ekonomike, të kombinuara shpesh edhe me rutinën, kanë ndikuar ndjeshëm edhe në marrëdhëniet në çift
.

Sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe, më shumë se një e katërta e çifteve shprehen se jeta e tyre seksuale është reduktuar në krahasim me një vit më parë. Për këtë, femrat fajësojnë lodhjen e përditshme, ndërsa meshkujt shqetësimin që lidhet me të ardhurat.

“Shumë njerëz punojnë me orë më të zgjatura, nën stres dhe një pjesë të kohës merren me fëmijët. Në këto kushte, seksi ka dalë paksa jashtë vëmendjes”, thotë Linda Kelsey, autore e studimit.

Anketat treguan se një e katërta e meshkujve u shprehën se partnerja e tyre e kishte humbur interesin në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa këtë ankesë shprehën edhe 15 për qind e femrave.

91 % e të anketuarve u shprehën se ishin të tërhequr nga partnerët e tyre, duke fajësuar presionet e jashtme për rënien e aktivitetit seksual.

Sipas Paula Hall, e cila merret me terapinë e çifteve, nuk është surprizues fakti që shqetësimet financiare janë kthyer në arsyen kryesore të humbjes së interest për seks. “Kur jemi të stresuar, trupi ynë prodhon hormone që ndikojnë negativisht në libido”, thotë ajo.

Ajo shpjegon edhe arsyen se pse dëshira seksuale bie dy herë më shumë te femrat se te meshkujt.

“Kjo nuk do të thotë se femrat janë dyfish më të lodhura se meshkujt, por faktorët si lodhja dhe rënia e humorit mund të ndikojnë më shumë në libidon e tyre. Meshkujt kanë 40 herë më shumë testosteron sesa femrat, çka bën që dëshira seksuale e tyre t’i mbijetojë lodhjes dhe stresit”, thotë ajo, duke sugjeruar që problemet financiare të lihen jashtë dhomës së gjumit.

“Gjeni kohën për t’i harruar shqetësimet që lidhen me paratë dhe mendoni pozitivisht. Dhe mbi të gjitha fokusohuni në faktin që seksi është diçka për të cilën nuk ju duhet të paguani”, këshillon ajo
./shekulli/
 
Titulli: Kriza financiare hyn edhe në dhomën e gjumit

mas me pase lekt e thesit millit a thu i bahet kuj me fjet ne dhome :p
 
Titulli: Kriza financiare hyn edhe në dhomën e gjumit

Pse kush kujt nuk ja ka pagu leket pas kryerjes se punes :kupidon:plakat thoshin se burre e gru jane mish e thu, kshu qe brenda mureve te dhomes se gjumit, mos konsumoni tema te renda. O grahni punes o futnja gjume :akullore:Temat e renda dilni beni diku tjeter dhe mos infektoni dhomen e gjumit :lol:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top