Monique
With or Without u
Pershendetje miq,
Pas nje pushimi nje mujor , sot rikthehemi serisht me traditen tone.
Tema "Atdheu"
Duke falenderuar ne rradhe te pare te gjithe ata, qe zbukurojne kete tradite tonen....krijuesit ,ju uroj lexim te kendshem.....
1. Shiu i rrugices.
E kisha pare shume here trupin e saj te lagur.
Te lagur nga uji i dushit.Te lagur nga ndjenjat qe i shponin poret dhe lekura i mbulohej me te kuqen e shpirtit.
Por te zbathur neper rrugen me kalldrem me nje pale shapka qe i merrte ne dore jo.
Nje nga shapkat mesa duket e kishte braktisur.Tamam sic dikush na braktis shpirtin.
Apo sic ne nje fluturim qe do takojme gjysmen tjeter, humbim fluturimin e rradhes.
Ashtu ngjante qe kishte braktisur shapka.I mbante te dyja ne dore qetesisht.
Trupi i vinte i zhdervjellte,fustani pinte me deshire te gjitha pikat e shiut qe i binin siper.
I mbeshtillte shpatullat ,gjoksin dhe vithet ndihej xheloz dhe nga shiu.
Hapat e saj ishin te shkujdesur,ndihej qe ajri rreth saj ka veshur petkun e tij romantik dhe thur vargje me orkestren e shiut.
Dirigjent era e lehte qe i perkedhelte fytyren.
E kisha pare te zhveshur afer meje shpesh ne mengjeset e pranveres,tek dielli i puthte trupin.
E kisha pare dhe si nje lule ne mes detit e kthyer ne shpine qe adhuronte qiellin.
Kisha rene ne dashuri me te ne shume forma.
Por sot ishte ndryshe,po bija ne dashuri nepermjet shiut qe thurte serenata.
Ajo ecte ngadale neper rrugicen e lagesht me kalldrem,e humbur ne botes e saj,une ne ballkonin perballe qe ndizja cigaren e rradhes!
Ej,Flora shpejto se u ftoh kafja ,u degjua nje ze nga thellsia e rrugices.Ajo i braktisi pikat e shiut me aq,dhe mua ne ballkonin perball me la ne shoqerine e cigares se rradhes.
2.GJURMث
Unë nuk jam më
Më mori me vete uragani i vdekjes
Që parapriu agun e lirisë
Por gjurma ime, mbeti
Ajo do mbetet mes jush,
Perherë, kurdoherë
Si engjull mbrojtës
Do ndriqojë, rrugët e errëta pis
Do të mbetem gjithmonë, ilaq
për plagët që kullojnë gjak,
për jetën tuaj, rrugë
për gjumin tuaj, roje
E nëse më harroni
S’do ju mallkoj
Do të kthehem prap
Kur vendi ta kërkoj
3.Falem nane, falem.
Atdheu bzan diku thell,
e un eci veç në theqafje
udhve të botës e ri tuj njeh shtegtimet
vetja me duket si i përgjakun në at puth un e quej
kasaphanë të perëndimit
E brenda meje asht thye çdo shpresë
Sikur kuptim nuk ka asnjë agim
Sikur atëher që kam ik pa të than kurgja
Sikur jam zhba krejt, e në syt tu kam mbetun veç vegim
Tu ja humb kuptimin fjalës, e tu mos mujt me i besu as heshtjes
--------
E ti e luemja nane me je ba plot thinja, ne andërr e kam me te pa prap
E fort po druem se zemra e yte ska me mujt me durue ma
Se plagën puth te vret aq fort
Në brendin e zemrës un ta kam ba.
Me mujtun me te thanë sa fort te kam dasht
Me ma fal pse shpresën ta fika e dashnin si zjarm ta mbyta
Hallall vetës kurrë skam me ja ba, shndrimen e madhe
pse qeshjes tande unë ja humba
Diçka brenda vetit spo mlen as me rënkue, as me vujt
Aq thelle si prush e zjarr po me nguc
se sot gja sme ka mbetun me thane, veç ty me te luten
Falem nane, falem pash tlumin Zot
4.Atdhe Ajri me i paster ne Bote.
Dashuria per familjen dhe Atdheun , thone jane dy gjera te pandashme..Me kujtohet si sot dita kur u largova nga atdheu, dhimbja, loti, trishtimi me percollen gjate gjithe rruges.. Une isha rritur ne nje vend ku liria perfundonte brenda mureve te oborrit. Por, per qudi ndihesha mire ! Me ajrin qe thithja dhe me rrezet e ngrohta te dielli qe preknin cdo mengjes dritaren time . Asnjhere nuk kisha mendu se mund te ngopen me nje ajer tjeter mushkrit e mia. Edhe pse ,dita dites ajri vinte e paksohej pak nga pak.. dhe nga mungesa fillon te ndjesh dhembje kudo,ku dhe nje dite arrin maksimumin dhe te duhet patjeter te largohesh . Ehh, sa veshtire te ndahesh nga gjerat qe ti mendon se kane lind me ty. Por jeta qenka sfide, dhe njeriu duhet patjeter te kaloj ne sfida te ndryshme nese don te jetoj dhe te arrij nje qellim..Thone se atdheu eshte cdo vend ku lind njeriu! Por un isha mesu se atdhe, eshte vendi ku ka lind gjyshi dhe ku ke fol gjuhen e nenes...ku ke mesu se te mirat e atdheut nuk krahasohen me asnje te mire te botes.. sepse as lulja nuk e ka aromen e as ngjyren sikurse e ka ne atdhe. Qetsine , shpriterore qe te jep atdheu nuk e gjen ne asnje vend tjeter..Por historia ne vendin tim nuk ishte treguar asnje here miqsore, dhe kjo na beri ti kthejme shpinen vendit me ajrin me te pasur me bote.
5.Zog shtegtar
Ishte vjeshte, por kishin ndryshuar klimat dhe migrimi im nisi ne tetor, pasi flatrat e mija ishin plot pende qe shkelqenin nga rinia. Vizioni ne horizont ishte dielli i dimrit qe ftohte shpirtat, te nesermet e bashkemoshatareve te mi.
Bisedat ne kafene ne veren e atij viti, ishin planet e secilit nga ne "grupi mergimtar" ku do kalonim "dimrin" ku do gjenim driten dhe diellin!
Lotet ishin me te ngrohte se asnjehere, nisnin te valonin ne fund te shpirtit dhe mbulonin shikimin e digjnin fytyren ne rreket qe rreshqisnin duke gdhendur mollezat, faqet.. piqeshin ne mjeker e hidheshin tatepjete ne gjoks, po ne gjoks, pikerisht aty ku rrihte fort, me zhurme, me ankese nje mekanizem i corientuar.
Pa u ulur akoma nga fluturimi, pendeve ju zbehen ngjyrat, mendjes nisi ti kalojne imazhet e perjetuara deri ne ate cast..cdo grimce, cdo rrugice, cdo fakt... e mbi te gjitha cdo njeri qe kishte udhetuar me mua deri ne ate dite tetori.
Mendoj se vetem ne ate cast, kam kuptuar fjalet AT-dhe.. e nisa ta zberdheja ne shkronja atdhe- ati ne ate dhe'... po im ate ishte atje ne ate dhe'.. atdhe -ata dhe'.. , tashme ishin ata..atje.. ne ate vend, aty ku shqiponjat ju kishin dhene identitetin, aty ku valviste flamuri me i bukur ne bote, atje ku kisha marre perkedhelje dhe dashuri, ata qe lashe pas, ishin gjithcka kisha...ishte gjithcka isha..
Vitet kalojne e ajo cfare me ben te shkruaj sot ne kete teme eshte per arsyen e nje pyetje qe me drejtohet cdo vit ne vere..
-Ku do i kalosh pushimet?
E pergjigjia pa u menduar as per nje cast te vetem..
Do iki ne shtepi... do shkoj tek te mijte...