Kremi më i ri kundër plakjes, me gurë të çmuar

Kresha

A pretty face can never trick me


Femrat, prej kohësh janë njohur si adhuruese të zjarrta të diamantit. Shkencëtarët kanë zbuluar se diamanti mund të japë rezultate të pa imagjinuara më parë, zhdukjen e shfaqjes së rrudhave.


Kremi i ri kundër plakjes përmban pjesëza të vogla të gurit të çmuar dhe është kërkuar nga disa miliona gra në Britaninë e Madhe, muajin e kaluar.

Kremi ditor “Judith Williams Luxury Diamond” është shitur nga kanali i blerjeve QVC, në vetëm një ditë dhe ka një listë pritjeje nga një milion femra të tjera të interesuara.

Kremi, i krijuar nga prezantuesja gjermane dhe këngëtarja e operës, Judith Williams, përmban grimca të vërteta diamanti, të cilat pretendohet se i japin lëkurës një shkëlqim të menjëhershëm, pra efekt në çast.

Një test i kremit, i cili kushton 29.50 funte britanike në masën prej 50 ml, bën që thellësia e rrudhave të reduktohet deri për 30 për qind, nëse përdoret çdo ditë përgjatë një muaji.

Williams tha se ajo kishte vendosur të punonte me diamante, pasi preferonte të krijonte kremra, ku shkenca kozmetike kombinohet me përbërës të pastër nga natyra, transmeton agjencia Noa.

Edhe pse diamanti dihet se nuk është i lirë, ajo ka shtuar: “ثshtë e rëndësishme për mua që kremrat të jenë të përballueshëm në tarifat e blerjes”.

Shumë linja të tjera të kujdesit ndaj lëkurës janë tepër të shtrenjta, por për mua e rëndësishme është që përmbajtja të jetë me vlerë.” //keshilla
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top