WxP
Staf në FV.AL
Në të parën mbledhje informuese të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, përfaqësuesi demokrat, ngriti shqetësimin se komisionerë të propozuar nga PS-ja, po përdorin procedura të pa-ligjshme. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi, Leonard Olli, i cili përmendi llampat me ndriçim ultra-violet, për verifikimin e dokumenteve të identifikimit. KQZ-ja, paralajmëron reagim dhe ashpër, si dhe garanton se do të kërkojë procedim penal, nëse vazhdojnë rastet abuzive. Ndërkaq, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Artan Lazaj, shprehet se, lidhur me përdorimin e të ashtuquajturave mjeteve të paligjshme, ende nuk ka një vendim nga KQZ-ja, për mos përdorimin e tyre.
Top Albania Radio
Top Albania Radio