KQZ, PD, LSI: Rama të gjobitet, bëri propagandë, debate

WxP

Staf në FV.AL
TIRANث- Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklarojnë se kryetari i PS-së shkeli heshtjen zgjedhore duke bërë propogandë. Përfaqësuesit ligjor të PD e LSI, Kosovrasti dhe Manjani kërkuan gjobitjen me 500 mije leke gjobe te Ramës për shkelje të heshtjes zgjedhore. Dy përfaqësuesit e maxhorancës iu referuan deklaratës që Rama bëri menjëherë pasi votoi në qendrën e votimit në njësinë nr. 7, të cilën Kosovrasti e quajti "propogandë".

“Nuk ka ndodhur asnjë herë, asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë. Shenjat e dëshpërtimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë. Më vjen keq që qytetaërt tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt do i japin votën.”- tha Kosovrasti. Ndërkohë që fjala e tij u ndërpre nga Ristani i cili kërkoi “mos bëni fsuhatë në KQZ. Shfaqni problemin që keni vetëm kaq.“. Nga ana e përfaqësuesit socialist Gjoncaj është quajtuar një kërkesë jo e zakonshme dhe që po bëhet pasi maxhoranca është në panik me këto zgjedhje.
(s.g/BalkanWeb)
 

Attachments

  • 43001.jpg
    43001.jpg
    24.2 KB · Shikime: 23

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top