Kouchner: Nuk e kemi shpikur pavarësinë e Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Bernard Kouchner ka vlerësuar se Serbia ka të drejtë që nga Kombet e Bashkuara të kërkojë që Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të deklarohet rreth ligjshmërisë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mirëpo ka shtuar se, edhe nëse ndodhë një gjë e tillë, atëherë, “ky gjyq duhet t’i marrë parasysh të gjitha elementet”.

"Nëse ndodh të trajtojë këtë çështje, për ç’gjë nuk jam aspak i sigurt, Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë do t’i marrë parasysh të gjitha elementet”, ka thënë Kouchner për mediat serbe.

"Mos harroni se ekzistojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Kombet e Bashkuara dhe qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare. Gjyqi do t’i merr parasysh të gjitha këto. Ne nuk e kemi shpikur pavarësinë e Kosovës”, ka thënë shefi i diplomacisë franceze, duke hedhur poshtë tërheqjen e paraleleve mes Kosovës dhe Osetisë Jugore e Abkhazisë, pasi që sipas tij, “rastin e Kosovës e ka pranuar gjithë bashkësia ndërkombëtare, derisa në Gjerogji bëhet fjalë për vendim të njëanshëm të Rusisë”. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top