Kosovë-Maqedoni, hiqen piramidat e kufirit

Ado

FISEBILIL-LAH
Trupa të armatosura shfaqen sërish në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë. Shënimi i kufirit, i cili po bëhet aktualisht, ka lënë rreth 3.000 hektarë tokë në territorin maqedonas dhe për ta mbrojtur janë ngritur banorët e fshatrave të zonës kufitare.

Ata kanë filluar të heqin edhe piramidat kufitare të sapovendosura nga komisioni ndërshtetëror. Shumë prej tyre janë të armatosur e të maskuar dhe thonë se nuk i frikësohen një përballjeje ushtarake me forcat e sigurisë.

“Nuk do të vihet guri ketu. Nuk do ta lejojmë. Ky është territori jonë”, shprehet një person i armatosur në fshatin Libisht. Edhe banorët e tjerë, ata që nuk mbajnë armë dhe nuk janë të armatosur, pohojnë të njëjtën gjë.

“Kufiri Kosove-Maqedoni nuk është ky. Këtë zonë na e kanë marrë që në 58-ën dhe qeveria nuk ka bërë asgjë për ta marrë sërish. Nuk jemi dakord me shkëputjen e tokave të territorit tonë. Kufijtë janë më tej, jo këtu”, thotë banori Vehbi Xhemishti.

Në Libisht dhe në fshatrat e tjera në kufij, personat e armatosur ruajnë edhe gjatë natës atë pjesë territori që e konsiderojnë të tyrin. /TCH/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top