Kosove, dhjetra banore me kancer nga ndotja e KEK

baby-angel

Thpilt
Jo me larg se 10 kilometra kryeqytetit te Kosoves, Prishtines, me shume se 18 banore te fshatit Dardhishte te komunes se Kastriotit, vuajne nga semundje te ndryshme kancerogjene te frymemarrjes.

Sipas mjekeve, semundja shkaktohet nga ndotjet qe prodhon Koorporata Elektroenergjetike e Kosoves, KEK, e cila ndodhet fare prane shtepive.

“Prej kohesh kam probleme me frymemarrjen. Keto fabrika duhet te ikin qe ketej”, shprehet Avdullah Roqi, banor i fshatit Dardhishte. Roqi ben apel tek autoritet qendrore qe te ndermarrin ndonje vendim per shpetimin e jetes se njerezve ne kete zone, pasi kanceri rrezikon si te rriturit ashtu edhe femijet.

“Kemi hallin e femijeve, iu kemi kerkuar autoriteteve te na largojne qe ketej”, shton Roqi. Me te tilla probleme perballen edhe banore te tjere te ketij fshati, te cilet kerkojne shpernguljen e shtepive nga zona e ndotur.

“Ketu nuk ka jete. Po jetojme mes mbeturinave”, shprehet Avdullah Restelica. Kerkesat e banoreve per ndihme nuk ka ndryshuar asgje ne kete situate. Fshati ka rreth 170 shtepi dhe sipas banoreve, ne cdo familje te ketij fshati te pakten nje anetar i familjes ka vdekur nga semundja e kancerit. Ndersa tani per tani, me semundje te kancerit jane duke vuajtur 18 persona.

Top-channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top