Kosovari viktimë e Neo-Nazistëve

Arfenilla

Themelues i Forumit
Emri i një shqiptari nga Kosova figuron në listën e viktimave që janë vrarë në mënyrë mizore nga grupet ekstremiste radikale naziste që edhe sot janë aktive në Gjermani.

Në një statistikë të publikuar mbi ekstremizmin dhe krimin e organizuar nga të ashtuquajturit “Nazistë”, ndër personat e vrarë është Sadri Berisha, 56 vjeçari që është vrarë vite më parë nga shtatë pjesëtarë të grupit neo-nazistë në qytezën Ostfilden-Kemnat afër Shtutgardit. Siç njofton agjensia e lajmeve Ina, ai u godit për vdekje me shkopinj bejsbolli derisa po dilte nga banesa e tij.

Statistika përfshin krimet dhe vrasjet e kryera nga viti 1992, kur edhe atë vit u vra shtetasi i Kosovës.

Sadriu vdiq nga lëndimet e marra, ndërsa prokuroria atëkohë shqiptoj kësaj grupe një dënim të lehtë, kinse vetëm për lëndime trupore. Atëkohë prokurori i gjykatës Hans-Alfred Blumenstein kishte akuzuar ata për lëndime trupore ndërsa vdekja e tij ishte përshkruar si një aksident pa dashje.

Raste tjera ku shqiptarë nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi , Serbia dhe Shqipëria kan rënë në konflikt me grupe të djathta ekstremiste janë të shumta, por që rasti i Sadri Berishës është i vetmi i cili përfundoj me vdekje dhe u shua nga gjykatat Gjermane me një dënim të vogël.lajmi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top