Kosova e pavarur, të mbrohet si rast antikolonial, jo vetëm si rast politik

Bilderberg

Anëtar i ri
KOSOVA E PAVARUR, Tث MBROHET SI RAST ANTIKOLONIAL, JO VETثM SI RAST POLITIK “SUI GENERIS”!

Publikuar më datë 2008-10-27

BAROMETRI DIPLOMATIK

Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është rast “sui generis”, por shkak, pasojë dhe produkt direkt i kolonializmit dhe i gjenocidit klasik të Serbisë së Madhe(1912-1999) . Ndaj, në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, pavarësia e Kosovës, edhe duhet të mbrohet mbi këtë bazë historike dhe, mbi këtë provë materiale juridike të së drejtës ndërkombëtare.
Kosova nuk ka asnjë njevojë, që të angazhojë dhe të paguajë qindra-mijëra euro avokatë të huaj për ta mbrojtur Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, sepse ka mjaft specialistë (historianë dhe juristë) të vet si në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë, të cilët me dinjitet, me kredibilitet, me etikë dhe profesionalizë m të plotë, do ta mbronin Kosovën,sepse argumentet janë në anën e tyre, të Kosovës-SHQIPثRISث, e jo në anën e akuzuesve neokolonialistë dhe hegjemonistë të Serbisë së Madhe të Nikolla Pashiqit, të Slobodan Milosheviqit dhe, të trashëgimtarëve- përçuesve të tyre të sotëm serbomëdhenj, Boris Tadiq(kryetar) , Vuk Jeremiq(kryediploma t) dhe Mirko Cvetkoviq(kryeminis tër) etj.

SHQIPثRIA e Bamir Topit (president aktual), patjetër, duhet të marrë pjesë në seancën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, e cila do të mbahet nga gjysma e vitit 2009, ku “pavarësia ilegale” (sipas aktakuzës së Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale) e Kosovës, do të jetë objekt shqyritmi i saj. Këtë të drejtë legjitime dhe legale, duhet ta shfrytëzojë Titrana zyrtare, në mënyrë që për herën e fundit, t’ia përplasë në fytyrë argumentet e pamohueshme, se Kosova kurrnjëherë nuk ka qenë pronë legale dhe legjitime e Serbisë, por vetëm e Shqipërisë.Në të vërtet, prania e Shqipërisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hages, do të ishte ARGUMENTI DHE PROVA KRYESORE MATERIALE në favor të mbrojtjes së pavaresisë së Kosovës, në përputhje me të drejtën historike, me të Drejtën Ndërkombëtare Publike, me Kartën e Kombeve të Bashkuara, me Aktin Final të Helsinkit(krey VIII) të vitit 1975, si dhe me të gjitha rezolutat dhe konventat e tjera ndërkombëtare, që kolonializmin dhe gjenocidin e sanksionojnë si krim-vepër penale ndërkombëtare kundër njerëzimit.


Qeveria, Kuvendi dhe kryetari i Kosoves, tanimë janë në “hall të madh” se si të gjejnë juristë të huaj për ta mbrojtur pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, e cila, sipas të gjitha gjasave, dikund nga mesi i vitit të ardhshëm(2009) , do të mbajë kolegjin e saj gjykues për të vlerësuar ligjshmërinë e Rezolutës së OKB-së lidhur me njohjen e pavaresisë së Kosovës, bërë më 17 shkurt nga ana e Amerikës dhe e BE-së etj.
Me gjithë këtë preokupim momental të arsyeshëm, as qeveria, as kuvendi e as kryetari i Kosovës nuk duhet të frikësohen fare nga fakti se Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, do të mund të ndryshojë statusin ekzistues të Kosovës së pavarur, të njohur nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Ndaj, edhe nuk kanë nevojë të “degdisen” dhe të harxhojnë buxhetin e qeverisë në kërkimin e specialstëve të huaj për ta mbrojtur Kosovën në procesin e Gjykatës Ndërkombëtare të OKB-së, që do bëhet nga mesi i vitit 2009.
Duke qenë se njohja e Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008 nuk është vetëm rezultat i mbështetjes racioinale dhe legale të Amerikës dhe të BE-së, si rrjedhim i agresionit dhe i gjenocidit pushtues të Serbisë kolonialiste të Slobodan Milosheviqit( 1989-1999) , por para së gjithash, është produkt, meritë dhe kontribut i drejtërdrejtë historik 100-vjeçar i sakrificës dhe i luftërave të përgjakshme kombëtare antikoloniale të shqiptarëve kundër hegjemonizmit, militarizimit, kolonializmit dhe terrorit gjenocidal të Serbisë mbi Kosovën dhe territoret e tjera të Shqipërisë Etnike(Anamorava dhe Ilirida etj.), andaj, në Gjykatën e Hagës, duhet të dërgohen kryesisht specialistë shqiptarë nga Kosova dhe nga Shqipëria, ku pavarësinë e Kosovës, do ta mbrojnë si çështje antikoloniale dhe antigjenocidale të Serbisë kolonialiste, e jo vetëm si “rast sui generis”, duke marrë për bazë vetëm gjenocidin e fundit të Serbisë së Slobodan Milosheviqit në Kosovë(1989-1999) .

Ish-Presidenti i Amerikës, Bill Clinton: “ The Kosova crisis was a genocide in the heart of Europe...”(Kriza e Kosovës ishte një gjenocid në zemër të Evropës).

Shqiptarët, Amerika dhe BE-ja, nuk duhet të pranojnë ndryshimin e tezave të Serbisë kolonialiste lidhur me mohimin dhe me kontestimin e pavaresisë së Kosovës. Në këtë pikëvështrim, nuk duhet lejuar kurrfarë kompromisi politik në dëm të së drejtës historike dhe, të së drejtës ndërkombëtare të shqiptarëve dhe të Kosovës, e cila pothuajse qe 100 vjet ishte koloni klasike e Serbisë në zemër të Evropës demokratike.
Vetëm mbi këtë bazë, duhet të mbrohet pavarësia e ligjshme e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, jo sipas variantit të dobët dhe të dyshimtë (të panjohur dhe të papranueshëm për të drejtën ndërkombëtare) politik autistik, se kinëse Kosova është rast ‘SUI GENERIS”. Ky variant politik nuk ka gjasë që të “ndezë” në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, edhe pse ajo nuk do të ketë kurrfarë kapaciteti ligjor, që ta zhvlerësojë statusin ekzistent të pavarësisë së Kosovës. Shprehur popullorqe : “Deti i Zi mund të bëhet kos”, por Kosovën kurrë më, për jetë të jetëve nuk ka forcë, që mund ta rikthejë nën “saçin e kuq” të kolonializmit gjenocidal të Serbisë. Këtë fakt relevant dhe me bazë të qëndrueshme, serbomëdhenjtë “proevropianë” të Beogradit me në krye Boris Tadiqin, duhet ta mbajnë parasysh.
Ndryshe, ekziston mundësia reale, që Serbia, vërtet, të reduktohet në “Pashallukun e Beogradit”, ashtu siç pat deklaruar me të drejtë akademiku dhe politikani i urtë dhe i shquar serb (kryebashkiaku i Beogradit), Bogdan Bogdanoviq, më 1989, i cili me të drejtë dhe botërisht e pat kundërshtuar politikën agresive, grabitçare, raciste dhe neofashiste të kriminelit, Slobodan Milosheviq.

Rast “sui generis” në Evropë dhe në botë është Serbia!

Rast “SUI GENERIS” për të drejtën ndërkombëtare dhe për rendin pozitiv juridik ndërkombëtar (1945-2008), është Serbia, sepse gjatë viteve 1992-1999 ka kryerë tre gjenocide në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë. Mirëpo, deri tani, bashkësia ndërkombtare (as OKB-ja, BE-ja, OSBE-ja, e as Tribunali i Hagës etj.) nuk e kanë cilësuar e as nuk e kanë sanksionuar me ligj Serbinë (si shtet agresor dhe gjenocidal, gjë që ky rehabilitim sui generis, është njolla më e zezë dhe më iracionale për drejtësinë ndërkombëtare) , sipas së drejtës ndërkombëtare, si dhe marrëveshjeve dhe konventave të tjera ndërkombëtare.
Po të kishte pasur de jure OKB të mirëfilltë( e cila është e detyrueshme të mbështetet dhe t’i zbatojë Kartën e vet dhe të Drejtën Ndërkombëtare Publike, si dhe të gjitha rezolutat dhe konventat e saj për luftimin dhe ndëshkimin e kolonializmit dhe të gjenocidit), si dhe po të kishte pasur juristë (specialistë) objektivë dhe të guximshëm (duke përfillur me ngulmë etikën dhe profesionalizmin, ashtu sikurse mjekët e vërtetë betimin e Hipokratit) si nga pala shqiptare, ashtu edhe nga ajo evropiane ndërkombëtare, objekt në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, do të duhej të ishte shqyrtimi i tre gjenocideve të Serbisë, të kryera kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës(1992- 1999), e jo, kursesi, në “bankën e zezë” të saj, të jetë objekt vlerësimi i “pavarësisë së Kosovës” nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, ashtu siç ka shpifur në nënyrë destruktive antietike, antihistorike, antiligjore dhe, ashtu si po i konvenon Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale, të manipulojë me Kosovën si “ish-territor të saj legjitim”.
Edhe pse vendimi i miratuar nga ana e kësaj Gjykate nuk ka karakter të detyrueshëm juridik, nga aspekti moral dhe e drejta historike e shqiptarëve mbi Kosovën, e cila i përket vetëm Shqipërisë Etnike, do të kishte qenë tejet pozitive për palën shqiptare (edhe pse me vonesë 100-vjeçare, do të ishte një dëshmi historiko-juridike e sanksionimit ligjor të kolonializmit gjenocidal të Serbisë mbi Kosovën shqiptare), si dhe për të drejtën ndërkombëtare që ai të ishte në favor të mbështetjes së pavarësisë së Kosovës, të njohur nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, mbase Kosova që nga viti 1912 e deri në ndërkombëtarizimin e saj më 19 qershor 1999 në saje të Rezolutës 1244 , të miratuar nga KS i Kombeve të Bashkuara, kishte statusin e kolonisë klasike të Serbisë, e cila me agresion, me gjenocid, me terrorizëm, të organizuar dhe të institucionalizuar shtetëror, e ndihmuar nga ish-fuqitë e mëdha të Evropës, e ka aneksuar Kosovën nga territori indigjen natyral, historik , integral dhe gjeopolitik i Shqipërisë Etnike.
Këto fakte dhe prova materiale me karakter historik dhe juridik ndërkombëtar, patjetër, duhet t’i paraqiten dhe, njëkohësisht, t’i depozitohen trupit gjykues të Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, sepse janë argumente të parrëxueshme si mbi bazën historike, ashtu edhe mbi atë të së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së Kombeve të Bashkuara, të rezolutave, të marrëveshjeve dhe të konventave ndërkombëtare sipas të cilave, kolonializmi dhe gjenocidi (pavarësisht se cilat shtete janë aktorë, planifikues, mbështetës dhe ekzekutorë të tyre).Në këtë sens,nuk mund të ketë përjashtim, as rast “SUI GENERIS” siç është de facto dhe de jure, Serbia e amnistuar nga OKB-ja, nga BE-ja dhe nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për të tre gjenocidet e kryera në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1992-1999), sepse të tria këto vepra penale përbëjnë krim ndërkombëtar kundër njerëzimit.

Politika autistike nuk është provë materiale juridike

Në historinë e saj të derisotme e drejta ndërkombëtare nuk njeh kurrfarë pavarësie, sovraniteti e as vetëvendosje të ashtuquajtur ‘SUI GENERIS”, ashtu siç e kanë cilësuar dhe justifikuar njohjen e pavarësisë së Kosovës faktori i jashtëm politik i bashkësisë ndërkombëtare dhe, ai i politikës së brendshme të Kosovës. Për të drejtën ndërkombëtare ky është një gabim flagrant, që nuk ka kurrfarë kuptimi juridik, sepse zaten, edhe nuk është kurrfarë kategorie, institucioni, parimi e as norme juridike e së drejtës ndërkombëtare, veçse një term politik, që në thelb, do të thotë politikë autistike.
Ndaj, derisa e drejta ndërkombëtare nuk njeh kurrfarë kategorie juridike “sui generis”, është e logjikshme dhe, tejet e mundshme, që edhe trupi gjykues i Gjyaktës Ndërkombëtare në Hagë, ta hudhë poshtë si të pabazë një kualifikim të tillë politik, sepse nuk përbën kurrfarë prove e as argumemti për normën e as parimin juridik të së drejtës ndërkombëtare.
Ndërkaq, nëse Kosova mbrohet si çështje koloniale e Serbisë(1912- 1999), trupi gjykues i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, pa dyshim, do të hudhë poshtë si të pavlefshme(nul) Rezolutën e Asamblesë të OKB-së, të cilën e ka miratuar(8.10. 2008) me propozimin e Serbisë për të vlerësuar ligjshmërinë “e njohjes së pavarësisë së njëanshme” të Kosovës, më 17 shkurt 2008 nga ana e bashkësisë ndërkombëtare (Amerika dhe BE).
Para opinionit publik ndërkombëtar, njohja e Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008 nga ana e Amerikës dhe e Bashkimit Evropian (BE), si dhe nga disa shtete të tjera të bashkësisë ndërkombëtare, është bërë në saje të interpretimit dhe të jusitifikimit të termit “sui generis” të politikës autistike të faktorit ndërkombëtar, e jo në bazë të trajtimit dhe të justifikimit të së drejtës historike dhe të parimit juridik të së drejtës ndërkombëtare- vetëvendosjes, i cili mbi çdo bazë do të përjashtonte dhe mohonte rivendikimet, ankesat, akuzat dhe argumentet e paqëndrueshme me bazament mitologjik të politikës kolonialiste zyrtare të Serbisë, se njohja e pavarësisë së Kosovës nga SHBA dhe nga BE-ja, “është ilegale, dhe rast precedent i së drejtës ndërkombëtare”..

Në këtë kontekst, (duke e trajtuar çështjen e Kosovës si “rast të veçantë në botë”) si politika shqiptare, ashtu edhe ajo ndërkombëtare kanë rënë në gabim të madh juridik, sepse e drejta ndërkombëtare nuk njeh kurrfarë kategorie a instituconi “sui generis” të njohjes së pavarësisë së ndonjë shteti në botë.

Ky nocion justifikues ka vetëm karakter të politikës autistike, e jo karakter as mbështetje juridike nga ana e së drejtës ndërkombëtare, e as nga ana e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Ky “vakuum” juridik ua ka hapur “gojët e liga” propagandës dhe diplomacisë së Serbisë dhe të Rusisë, që prerazi ta hudhin poshtë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Amerikës dhe nga BE-ja.
Duke përfituar nga një gabim i këtillë juridik i politikës zyrtare të Prishtinës dhe të aleatëve të saj, Serbia ka ushtruar kërkesën Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, që t’ia procedojë Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, me qëllim që të vlerësojë ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, është bërë në përputhje, apo kundër normës dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare.
Vërtet, agresioni, gjenocidi dhe krimet e tjera barbare të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të kryera në Kosovë (1989-1999), me të drejtë Amerika dhe BE-ja i kanë cilësuar si “rast i veçantë” i pushtimit të Kosovës dhe shfarosjes së shqiptarëve. Mirëpo, këto, edhe është dashur t’i konkretizojnë , t’i kualifikojnë dhe, t’i sanksionojnë ligjërisht me emër dhe me mbiemër (sipas përkufizimit të nocioneve: agresion, gjenocid dhe kolonializëm) , duke marrë për bazë të drejtën ndërkombëtare, sipas së scilës janë të ndëshkueshme dhuna, tortura, shfarosja dhe shpërngulja masovike, reprezaliet, gjenocidi dhe krimet e tjera të luftës kundër popullatës civile.

__._,_.___
 
Shqiptart duhet te egersohen,,dhe ti tregojn botes,,qe ska ma kthim mrapa,o sot o KURR,ose do bashkohem tan bashk,,ose do vdesim tan bashk.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top