Kosova dhe Turizmi

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kosova edhe pse nuk ka det, ka mjaft resurse turistike që krijojnë mundësinë për zhvillimin e llojeve të tjera të turizmit, trashëgiminë kulturore dhe natyrore që i krijojnë mundësi për të investuar dhe për krijimin e një produkti turistik atraktiv për turistët. Vështruar nga aspekti i turizmit, Kosova është e përbërë prej pesë rajoneve turistike: Rajoni turistik i Alpeve Shqiptare, Maleve të Sharrit, Rajoni turistik i Prishtinës, Rajoni turistik i Mitrovicës ( Shalës së Bajgores), Rajoni turistik i Anamoravës. Rajoni turistik i Alpeve Shqiptare dhe rajoni turistik i Maleve të Sharit, janë rajone që dallohen jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon me mundësitë që ekzistojnë për zhvillimin e turizmit malor e sidomos të atij dimëroro-sportiv. Studimet e deritanishme të bëra nga institucione vendore dhe ndërkombëtare tregojnë se vetëm në këto dy rajone turistike ekzistojnë kushte për ngritjen e më se 20 qendrave turistike sipas standardeve ndërkombëtare për zhvillimin e turizmit dimëroro-sportiv . Edhe tri rajonet e tjera turistike kanë specifikat e veta që janë atraktive për zhvillimin e llojeve të caktuara të turizmit. Kosova është e pasur edhe e njohur edhe me atraksione tjera turistike siç janë: Gryka e Rugovës, Burimi i Drinit të Bardhë, Ujëvara e Mirushës, numër i konsiderueshëm i burimeve termale, ( Banja e Pejës, Kllokotit, e Mitrovicës etj),një mori shpellash ndër to duhet veçuar Shpellën e Gadimës, Bifurkacioni i lumit të Nerodimës etj.
Për kë Kosova është vend turistik?
Me gjithë këto qendra turistika që ka Kosova, shumica e kosovarve as që mendojnë që një pushim veror të kalojn në vendin e tyre. Mungesa e detit dhe të adaptuarit në zhurmë nuk ju krijon përshtypjen se pikërisht vendi i tyre mund t’ju ofrojë një pushim të qetë edhe pa zhurmë. Ata thonë se nuk mund të kalojnë 10 ditë vere me temperaturë rreth 40 grad në një vend ku nuk ka det dhe të gjitha pika turistike që ka ky vend nuk ka kushte për të funksionuar si turist.
Ndërkaq për ndërkombëtarët që jetojnë në Kosovë më misione diplomatike, Kosova edhe pa det është një vend turistik me mundësitë dhe veçoritë që i ka krijuar natyra. Ata thonë se ndjehen më mirë dhe me rehat në një qendër turistike të Kosovës se sa në një vend me det ku nuk mund të pushosh nga zhurma.
Përveç pushimeve këto pika turistike nga ndërkombëtarët vizitohen shumë shpesh edhe gjatë vitit deri sa kosovarët i frekuentojnë për të kalu ndonjë fundjavë të rrallë.
Edhe pse turizmi kosovar, asnjëherë deri më tani nuk ka pasur mbështetje të duhur institucionale, në vitet 90 të shekullit të kaluar u futen masat e dhunshme në ekonominë kosovare nga pushteti serb, ku edhe sektori i turizmit kishte ngecje në zhvillimin e vetë. Dëmet e shkaktuar nga masat e dhunshme dhe nga Lufta e fundit në Kosovë edhe në sektorin e turizmit ishin të konsiderueshme.
Zyrtarë të këtij sektori thone se deri me tani që nga pas lufta mund të thuhet se turizmi kosovar ka trendë rritje si në aspektin e ngritjes së kapaciteteve të vendosjes, ngritjes së kapaciteteve të resurseve humane në sektorin e turizmit, ngritjes së nivelit të shërbimeve turistike, rritjes së numrit të të punësuarve, si dhe të hyrjeve nga sektori i turizmit.
Hapat e zhvillimit te turizmit kosovar
Turizmi i sotëm modern nuk bënë pyetjen se ku do shkojm por cfarë do bëjmë atje ku do të shkojmë. Institucionet e Kosovës duhet të merren serozisht pikë së pari për të ndërtuar kushte për të tërhequr nje turist të huaj dhe për të bindur vetë qytetarët e vet se ka kushte edhe në vendin e tyre dhe parat që ata i shpenzojnë në vende tjera mund të ndihmojn ekonomin e Kosovës.
Megjithate kushtet dhe veçoritë që ka krijuar natyra në Kosovë, turizmi kosovar kërkon një qasje më serioze për të ngritur atë në një nivel më të lartë duke pasur parasysh kushtet që duhet plotësuar për të mbajtur një turist.
Turizmi është një industri që karakterizohet nga perfshirja intensive e krahut të punës. Burimet njerëzore për këtë industri janë vlerësuar si ‘lëndë e parë’ apo janë parashikuar nga ekspertët si faktori më i rëndësishëm që do të përballohet nga kjo industri gjatë dekadave të fundit dhe në vazhdim.
Duke u nisur nga ajo faqja e dukshme e turizmit infrastruktura dhe ndërtimi i njësive akomuduese.Ndërkohë pak vëmendje i kushtohet ndërshqiptarët ajo e paprekshmja d.m.th: sherbimi, njerezit, sjellja e komunitetit pritës, apo mikpritja ne kushtet e ekonomisë së tregut dhe problemet qe lidhen me te.
Ka ardhur koha të vleresohet motivimi i vizitoreve te cilet paguajne për të kaluar disa ditë vere në një vend.
Ekspertët në analizat e tyre rreth historisë së industrisë shqiptare të turizmit vlersojnë se kemi shume pak traditë, duke marrë parasysh historinë 40 vjeçare të një regjimi që luftonte konceptin e një shoqërie konsumi, ku ofrimi i shërbimeve të shlodhjes dhe argetimit konsiderohej i huaj dhe mikroborgjez, ku arti i kulinarisë nuk u zhvillua nga varfëria, ku në sferën e shërbimeve ekzistonin vetëm restorante popullore apo gjelltore të ushqimit social, dhe ndërtimi i hoteleve në qytetet kryesore u bë vetëm në vitet 1970 atëherë kur nevoja për valutën e huaj u pa e domosdoshme.Kjo njëkohësisht tregon edhe interesin e pakët të opinionit publik mbi turizmin. Pavaresisht se ka filluar të punohet në këtë drejtim viteve të fundit, prapë mbetet në kuadrin e propogandës politike gjatë muajve të sezonit turistik.
Nga: Fatmire Hasani


 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top