Agjencia koreano-jugore e lajmeve Yonhap citon një zyrtar koreano-jugor të mbrojtjes të thoshte se incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Detin e Lindjes, ose Detin e Japonisë.
Zyrtari i tha agjencisë Yonhap se incidenti ndodhi kur sistemi satelitor i navigimit i anijes duket se nuk funksionoi siç duhet dhe aksidentalisht hyri rreth 11 kilometra në brendësi të ujrave territoriale të Koresë së Veriut. Ai tha se katër persona ishin në bord të anijes kur u kap nga autoritetet koreano-veriore.
Yonhap citon gjithashtu zyrtarin të thotë se autoritetet koreano-jugore kanë dërguar një mesazh ku i bëjnë thirrje Koresë së Veriut që ta kthejë menjëherë anijen për arsye humanitare. Zyrtari tha se Koreja e Veriut nuk ka kthyer përgjigje.
*voa*