Konviktet ne qytetin Studenti

braziljania

Anëtar i Nderuar
Pak perpara mbylljes se shkolles, ne muajin qershor te gjithe banoret e Qytetit Studenti kane dorezuar preferencat e tyre per dhomat se ku duan te qendrojne ne vitin pasardhes, prane kujdestareve te konvikteve. Keta te fundit, me pas, i kane arkivuar "pretendimet" e te rinjve per te ndare kohen dhe shoqerine studentore te nje viti akademik. Mbi baze te ketyre preferencave jane bere edhe planifikimet e ketij viti.

Sipas drejtorit te Ndermarrjes se Trajtimit te Studenteve nr.1, Bujar Brovina, ka qene ky mekanizmi i perdorur per te sistemuar kete vit studentet, qe kane kaluar te pakten nje vit, ne bujtinat e ketij korpusi rinor universitar.

Nderkohe qe, secili prej studenteve te vitit te dyte e lart ne Universitetin e Tiranes tashme mund te marre pergjigjen per "kerkesen e qershorit" direkt ne internet, nga vendi ku banon. Duke folur per gazeten "Shqip", drejtori Brovina shpjegon se ne faqen e internetit, tashme te bere publike per te gjithe te interesuarit (Qyteti Studenti - Home) te rinjte-kliente te qytetit studenti mjafton qe te hedhin te dhenat e tyre personale ne dritaren ku shkruhet kerkim dhe do te marrin nje pergjigje per sistemimin e ketij viti.

Nderkohe qe, per studentet e vitit te pare, qe pritet te kerkojne strehe ne 30 bujtinat e qytetit rinor, drejtori Brovina shpjegon se "ata duhet te paraqiten personalisht per te bere regjistrimet, por njekohesisht edhe pagesen prej 25 mije lekesh te reja".

Pra, do te duhet qe te perdorin metoden tradicionale. Por, mesohet se ky proces do te mund te filloje pas dates 15 shtator. Kjo per faktin se listat e para te shpalljes se fituesve per ne universitete qe, sipas Ministrise se Arsimit, do te dalin me 10 shtator, jane te ndryshueshme. Per pasoje, fituesit fillestare ne UT mund ta humbasin kete te drejte dhe ne "raundin e dyte" te regjistrimeve te kalojne ne nje universitet tjeter, jo ne ate te Tiranes. E pikerisht per keto arsye, drejtori Brovina thote se jane bere pergatitjet qe te mos krijohen radhe dhe tension, por edhe per te shmangur korrupsionin.

Jane 2800 studente te rinj qe pritet te regjistrohen ne vitet e para te Universitetit te Tiranes e per rrjedhim te kerkojne strehe ne 30 bujtinat e Qytetit Studenti, 14 per vajza dhe 11 per djemte. Ndonese, sipas drejtuesit Brovina, jo te gjithe do te duan te vijne aty, pasi nje pjese jetojne ne Tirane, apo zgjedhin te marrin shtepi me qira. E per ta bere me terheqes kete qytet, Brovina shton se kushteve te tjera te permiresuara ne dhomat e konvikteve i shtohet edhe sherbimi i internetit 24 ore, kundrejt nje pagese prej vetem 300 lekesh ne muaj.


Gazeta Shqip
 
Interesant me aq sa lexova ,ajo qe mua nuk me pelqen eshte siguria ne keto godina dhe pse pikerisht 2 -3 madje dhe 4 persona ne nje dhome qe nuk eshte me shume se 14-15 m2
pfffff sikush do rehatin e vet ta fike e ndeze driten kur te doje ,t'i dale gjumi kur te doje ,ta mbaje dhomen si te doje ,ky eshte problemi kryesor aty.
 
e qyteti Studenti nga ndodhet?
Ku jan konviktet ne tr?

Konviktet e kane marre me leng se mishi ka kohe qe eshte mbaruar Sweetz LOL
Ka shume gjera qe te shqetesojne ende dhe nuk merr dot nje vendim nese mund te rrish atje
 
Konvikte ka dhe jashte po te kenaqet shpirti te jetosh aty
 
Interesant me aq sa lexova ,ajo qe mua nuk me pelqen eshte siguria ne keto godina dhe pse pikerisht 2 -3 madje dhe 4 persona ne nje dhome qe nuk eshte me shume se 14-15 m2
pfffff sikush do rehatin e vet ta fike e ndeze driten kur te doje ,t'i dale gjumi kur te doje ,ta mbaje dhomen si te doje ,ky eshte problemi kryesor aty.

Me tregoj shoqja ime qe kishte hyre aty dhe mbeta e skandalizuar nga ç'fare me degjuan veshet...Shkonin perverset e te semuret nga trute e u binin dritareve te kateve te para,ose dilnin lakuriq duke bertitur e uleritur...Pastaj dhe fakti i banjove te perbashketa...Mjere ata qe nuk kane mundesi te paguajne nje shtepi...
 
Po he me Biance fole, se nga interneti duken te bukura ato godinat,na i bene keta te qeverise fushe me lule qe e duan mu ne lule te ballit,sikur nuk i kemi pare nga afer si jane :(
 
zhgenji eshte tjeter hesap jashte, vertet dhe kta rine 2-3 ne dhome po kan tjeter "edukat" dhe civilizim:(
 
zhgenji eshte tjeter hesap jashte, vertet dhe kta rine 2-3 ne dhome po kan tjeter "edukat" dhe civilizim:(

Moj vertet e cuditshme ne fakt ,shqipetaret jashte te civilizuar tregohen dhe ata neper konvikte ,vetem ketu sesi jane ,per vendin e tyre nuk tregohen te civilizuar,te vjen plasja te vjen.:(
 
vjet i paten nxjerre ne lajme konviktet e tiranes.......o zot cfare te shikoj eu skandalizoje.nga kushtet nga higjena.......nuk kishin me se te gatuanin,muret gjithe lageshtire....pa drita pa uje,vertet nje gjendje shume e keqe!
 
Po he me Biance fole, se nga interneti duken te bukura ato godinat,na i bene keta te qeverise fushe me lule qe e duan mu ne lule te ballit,sikur nuk i kemi pare nga afer si jane :(

Une nuk i kisha pare asnjehere nga afer,vetem kete vere i pashe ambjentet nga jashte.Dhe me ambjentin nga jashte thoje qe si ketu nuk ka...Por pastaj mu kujtuan ato qe me treguan shoqet e mia.

Une personalisht jetoj ne nje konvikt..Konvikt i thençin se jemi vetem 20 vajza.Dhomat jane dyshe,gjithesecila ka krevatin e vet,komodinen,raftin,librarine me tavolinen e studimit dhe banjon ne dhome.Kemi guzhine te perbashket ku po ashtu gjithesecila ka raftin e saj ku te vere ushqimet dhe katin e saj ne frigorifer.Pastaj kemi lavanderine e terracen...Ah po se harrova,kemi dhe portierin qe nuk len te hy njeri perveç nesh.
Normalisht nuk pretendoj qe ne Shqiperi te jene dhoma dyshe ose treshe. Por te pakten nese don te fusesh 4 goca ne nje dhome krijoju kushte.
 
se di si eshte puna....por e di qe eshte tmer te rish ne kushte te tilla....ca mendje ke me te mesosh, te iken ter qejfi...aq me sh nese 1 kendon, tjetri kercen...e ti meson
po ja qe skan te gjith leke per qira:(
 
Ketu neper konvikte zeri i cd-player ne kupe te qiellit qe ne 06:00 te mengjesit :ohh:
 
edhe i muzikave neper makinat jashte konviktit qe presin qe me mgjes....se kshu eshte kur ska siguri...........
 
mos o zot atje nuk ka kushte kam fjetur para nja 8 vjetesh nja 2 here me shoqerine per gallate me shum atje nuk msohet vetem pihet qef gallat gjith naten po kushtet jane te keqija shikoni ktu [ame]http://it.youtube.com/watch?v=NKK4cllJTvg&feature=related[/ame] dhe pacit fat ne qutet studenti
 
Redaktimi i fundit:
Kushte vertet te keqia , e ardhmja e Shqiperise jeton ne nje menyre shumeeeeee jo komode nuk kane as kushtet minimale , cju duhet interneti atyre kur kane 20 dhoma dy dushe e dy banjo dhe ato shume per te deshiruar :S
skemi shtet jo
 
po kur kane qene te mira mo aman hera fundit kur isha ne qytetin studenti 2001 te keqen e afganistanit ..............:(:( .....qQUDITEM ME KETA STUDENTET TE RREZOJNE QEVERI (NJEHERE E BEN ATA) JANE GATI TE JETOJNE ME KEQ SE BAGETIT NUK PYESIN
 
Konviketet vazhdojne me qen ala si ne mesjete. Sidomos ato banjot dhe dushet, amon si arrin me u la nje ushtri ne nje banje, me radhe...papapapa
 
Po flisja ne msn me kusheriren qe kam ne Shqiperi e qe eshte ne konvikt e ajo po me pyeste se si i kisha kushtet une ketu.U ndjeva vertete shume keq kur une i thoja kushtet e mia,ato qe kisha e ajo thoshte mungon ketu....:(
 
Back
Top