Konfirmohen 57 urdhër-arreste ndaj serbëve, për krime lufte në Kosovë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Konfirmohen 57 urdhër-arreste ndaj serbëve, për krime lufte në Kosovë

krimet-1-655x356-550x299.jpg


“Sipas kërkesave për ndjekje penale të paraqitura nga prokurorët vendas, gjyqtarët e procedurës paraprake në gjykatat e shkallës së parë lëshuan 57 urdhër arrestime vendase dhe ndërkombëtare,” tha për BIRN zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Liridona Kozmaqi.

Misioni sundimit të ligjit të Bashkimit Europian në Kosovë, EULEX, tha se vetëm institucionet gjyqësore lokale po punojnë për hetimet.

“EULEX-i nuk është i përfshirë në përpunimin 57 urdhër arrestimeve, siç është raportuar në media. Këto urdhër arrestime kanë lidhje me çështjet lokale që po hetohen aktualisht nga prokuroria e Kosovës”, tha për BIRN zëdhënësja e EULEX-it, Besa Domi.

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale Kozmaqi theksoi megjithatë se urdhrat janë lëshuar “me kërkesë të prokurorëve të EULEX-it”.

Por kur u pyet për herë të dytë, zëdhënësja e EULEX Domi përsëriti, se “EULEX mohon përfshirjen e tij në këto 57 urdhër arrestime”.

Gazeta serbe Informer raportoi të martën se ndër emrat në listën e personave të kërkuar nga Kosova janë edhe zyrtarë të partisë qeverisëse serbe.



Shefi i shtabit i Ushtrisë Serbe Lubisha Dikoviq dhe ish-koloneli i policisë Goran Radosavleviq u raportua gjithashtu se janë në listë, por kjo nuk është konfirmuar nga prokuroria e Kosovës.

Momir Stojanoviq, një ish-deputet nga Partia qeverisëse Progresive, është megjithatë në listën e personave të kërkuar nga Interpoli.

EULEX tha në vitin 2015 se Stojanoviq dyshohet për krime lufte kundër civilëve në rajonin e Gjakovës në Kosovë në vitin 1999, edhe pse Serbia tha se Kosova nuk kishte prova kundër tij.

Agjencia serbe e lajmeve Tanjug ndërkohë raportoi se Serbia lëshoi 100 urdhër arrestime për ish-oficerë të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës të dyshuar për krime lufte.

اështja e urdhër arrestimeve ndërkombëtare u shndërrua në një temë diskutimi të ashpër midis Prishtinës dhe Beogradit pasi ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ishte komandant i UاK-së gjatë luftës, u arrestua në janar të Francë me një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia nën dyshimet se ai ka kryer krime lufte.

Një gjykatë franceze do të vendosë më 2 mars nëse Haradinaj mund të ekstradohet apo jo në Serbi për t’u përballur me akuzat.

Tomë Gashi, një avokat nga Kosova që ka mbrojtur ish-zyrtarët e UاK-së në gjyqet për krime lufte, tha për BIRN se publikimi i emrave të serbëve të kërkuar nga Kosova do të komplikonte procesin e zbatimit të urdhër arrestimeve.

“Sigurisht që këta emra nuk do të publikohen. Publikimi i emrave të tyre thjesht do ta bënte të pamundur arrestimin e tyre, sepse nëse ata i kanë këto informacione, ata do ta shmangin hyrjen në Kosovë”, tha Gashi për BIRN.

Duke qenë se Kosova nuk është anëtare e Interpolit apo Europolit, urdhër arrestimet nuk mund të ekzekutohen në vende të tjera./BIRN/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top