Kolaps Energjetik

Ado

FISEBILIL-LAH
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), njoftoi se blloku B1 i TC “Kosova B”, që doli nga sistemi rreth orës 01:00 pas mesnate, për shkak të rrjedhjeve në kalda, është arsyeja e kolapsit energjetik që ka përshirë vendim dhe furnizimi me energji elektrike është duke u bërë pa orare

Por sipas KEK_ut, furnizimi me energji elektrike për kategorinë A planifikohet të jetë 2:4 ne favor të territ ndërsa kategoritë B dhe C furnizimin do ta kenë sipas orarit 1:5.

Sipas zyrtarëve të KEK-ut, ekipet e mirëmbajtjes së KEK-ut kanë filluar punët për sanimin e dëmit të paraqitur dhe sipas parashikimeve të para ky bllok mund të kthehet në punë nesër në orët e vona të mbrëmjes.

KEK-u ndërkaq ka arritur marrëveshje me Korporatën Energjetike Shqiptare për shkëmbimin e 50 Mث gjatë ditës së sotme. Në të njëjtën kohë, KEK-u ka filluar me punë për kthimin në operim të bllokut A3 të TC “Kosova A”, i cili ka qenë i paraparë të kthehet në punë më 1 shtator 2008.
Ky bllok prodhon 130 Mث dhe i njëjti pritet të jetë në funksion sonte në orët e vona të mbrëmjes.

“Korporata Energjetike e Kosovës sh.a, njoftoi publikun që sot, sistemi energjetik i Kosovës është duke u varur nga puna e bllokut B2 që është duke prodhuar rreth 270 Mث dhe HC “Ujëmani” që gjatë pikut prodhon 32 Mث”, thuhet në komunikatën e KEK-ut.

Furnizimi me energji elektrike pritet të fillojë të stabilizohet në orët e vona gjatë natës së sotme, përderisa stabilizimi i plotë i sistemit energjetik do të bëhet vetëm me kthimin në operim të bllokut B1 të TC “Kosova B”, nesër në mbrëmje./Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top