Koktejet e shijshme të kësaj vere

Love

βeℓℓe â๓e
  • Fundjavat e çmendura me alkool dhe kërcim të shfrenuar po na presin. Mbyllini të gjitha punët dhe mësimet, vera ka ardhur së bashku me koktejet më fantastike![*]

koktej-1-150x150.jpg
koktej-2-150x150.jpg
koktej-3-150x150.jpg
koktej-4-150x150.jpg


Vera po afron. Plazhi, deti, rëra e ngrohtë dhe dielli përvëlues do të jenë së shpejti pjesë e pandashme e ditëve të pushimit. Festat e çmendura të mbrëmjeve që presin agimin, nuk do të vonojnë edhe shumë. Ja disa nga koktejet më të mira të verës së vitit 2013, që do t’jua zbukurojnë çdo moment. Kriteri i vetëm i listës së mëposhtme është se kremi i pijes duhet të jetë i balancuar me kujdes, duke përfshirë një frutë dhe të shërbehet i ftohtë ose me akull.

1. Margarita shalqi është një koktej i thjeshtë për t’u bërë, vjen nga përgatitja natyrale e Margaritës duke i shtuar lëng të freskët shalqiri, një shurup meksikan dhe sheqer diabetik natyror të mbledhur prej kaktusit. Mund të shoqërohet edhe me patatina.

2. Royal Blush është një pije e frymëzuar prej koktejeve të shampanjës. Krijuesi i saj, Eben Friman, e ka krijuar të tillë që kur ajo të derdhet nga shishja në gotë të kthehet nga jeshile në rozë. Për t’u shërbyer mund të miksohet me verë të gazuar, vodka, lëng limoni, shurup, ose mund të zbukurohet me mente për t’i dhënë ndjesinë e freskisë.

3. Mojito është bërë një nga koktejet më të preferuara të kohëve të fundit falë shijes së mentes dhe limonit të freskët, një kënaqësi e vërtetë për turmat e tërbuara të festave të verës.

4. Pina Colada, e famshmja dhe e pëlqyeshmja, pija më popullore ka një përgatitje rumi, krem kokosi dhe lëng ananasi, shërbehet e përzier ose me akull. Ndihuni mirë këtë verë me koktejin e paharrueshëm, Pina Colada.

5. Bloody Mary është një pije e veçantë, që nuk mund të konsumohet masivisht për shkak të përbërjes së saj. Ajo përmban zakonisht vodka, lëng domateje dhe erëza të tjera të miksuara me lloje të ndryshme salcash, selino, ulli, kripë, piper i zi dhe lëng limoni. Konsiderohet si kokteji më i ndërlikuar ndër të gjithë të tjerët.

6. El Diablo është një mit që thyen frikën në zemrat e atyre që e provojnë. Të çmendurit pas kësaj pije adhurojnë tërësinë e shijeve që ajo ka, përmban tekila, krem, limon dhe është e spërkatur me birrë ose limonadë xhenxhefili.

7. Kumquat Caipirinha, mos shkoni në ishull, silleni ishullin tek ju! Delikatesa e shijes braziliane vjen me një përzierje natyrore të athtësisë falë miksimit të kumquartit, kubeve të sheqerit, lëngut të freskët të limonit dhe pijes vendase cachacca.

8. Cosmopolitan, ashtu si seriali i famshëm “****i dhe qyteti” së bashku me lëngun e boronicës, mund të jenë bërë shijet trendi të vitit 2013. Cosmo është një nga koktejet më të preferuara të verës që ka një recetë të thjeshtë vodka, përzierje e trefishtë alkooli, lëng limoni dhe boronicë.

9. Ciroc Chic është një nga zgjedhjet më të mira për vajzat e pasionuara të festave të natës. Përmban lëng shege, ananasi dhe vodka. Ky koktej elegant mund të shoqërohet edhe me lule të ngrënshme siç janë vjollcat.

10. Martinez, pija që i parapriu Martinit klasik të sotëm. ثshtë një nga koktejet që kalon dorë më dorë nëpër festa. Përmban një përzierje të veçantë të xhinit, vermutit dhe lëngut të maraschino-s dhe shijes së hidhur të angostura-s.

11. Michelada është një nga pijet e këtij muaji, me prejardhje nga Meksika, një katastrofë e vërtetë pikante. Shija djegëse kombinohet me lëng limoni, salcë pikante dhe birrë meksikane, që është ideale për ushqimet e zgarës.

12. La Paloma Suprema, një emër intrigues me një shije që alternon shijen e butë, tekilën e vjetër dhe lëngun e qitros. Prej ekspertëve konsiderohet si një prej koktejeve më të pëlqyera meksikane.

13. Blood and Sand, është një koktej i fortë për fundjavën. Përmban uiski irlandez, vermut, pak lëng portokalli, birrë ose raki.
G.Shqip
 
Titulli: Koktejet e shijshme të kësaj vere

J'aime Cosmopolitan mmm :p
 
Titulli: Koktejet e shijshme të kësaj vere

Mua me pelqen shum Pina Colada per vete...por edhe Long Island se 1 gote e vetme ma sjell mendjen verdalle lool
 
Titulli: Koktejet e shijshme të kësaj vere

El Diablo esht flak fare,te ndez "motorrat"...
 
Titulli: Koktejet e shijshme të kësaj vere

El Diablo esht flak fare,te ndez "motorrat"...

hahah , mu lexua "morrat" .

thash me vete sa keq qe i preva flokët . ti shihja pak hhhaaj es fak.

...por edhe Long Island se 1 gote e vetme ma sjell mendjen verdalle lool

kam përshtypjen se me njëçke fillon ban sparkatën ne disko te keqen...hah :p
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top