Solaret: cfare duhet te dime
Solaret nderrohen
Nga nje vit ne tjetrin nese jane te hapur, duhen eleminuar. Nuk eshte nje gjetje e prodhuesve per te shitur sa me shume, por solaret skadojne pas nje viti nga hapja e tyre. Keshtuqe produktet e hapur ne vere nuk duhet ti mbani me per perdorim, filtrat mbrojtes humbasin efikasitetin dhe nuk jeni me te mbrojtur nga agresioni i diellit.
Cfare eshte ISPF?
Eshte numri qe raporton solaret dhe tregon aftesine mbrojtese te produktit. Por kujdes pasi edhe faktoret e tjere kane rendesi, si tipi i lekures dhe intensiteti i rrezatimit.
Kujdes ditet e para
Melanines i duhen rreth tre dite per tu formuar e gjitha. Gjate kesaj periudhe dielli eshte me shume i rrezikshem, dhe lekura eshte ne rrezik te digjet. Sekreti eshte te mos nxitoheni, Filloni me nje solar me filter te lart mbrojtes dhe aplikojeni gjysem ore para se te dilni ne diell. Pasi lekura merr pak ngjyre, jepini me vajrat dhe me cdo gje qe keni deshire.
Para se te ekspozoheni ne diell
Mjafton te aplikoni per dy jave, perpara se te ekspozoheni ne diell, per te lehtesuar nxirjen dhe ta intensifikoni ate. Merita i shkon formules, e pasur me L-Tirosim, nje aktivues i nxirjes qe stimulon sintezen e melanines.
Ne cfare moshe duhet ta fillojme kremin e nates
Nga 25 vjec dhe me pas, eshte e nevojshme te filloni te perdorni kremin e nates. Ne kete moshe, ne fakt dalin shenjat e para te rrudhave dhe fillojne te ngadalsojne procesin natyral qe zhvillohen ne mbremje. Per te zgjedhur ate qe ju duhet, eshte e nevojshme te mendoni per nevojat e lekures. Per ato qe kane fytyre me yndyre eshte e preferueshme te zgjidhni produkte qe permbajne principe antiseptik, rregullues te sekrecioneve. Ndersa per ato qe kane lekure te ndjeshme, jane te preferueshme kremra me baze uji thermal.Kremi i nates duhet te jete ndryshe nga ai qe perdorni gjate dites, sepse nje nga funksionet qe luan kremi i dites eshte te mbroje lekuren nga rrezet UVA dhe UVB. Kremi i nates duhet perdorur gjate gjithe vitit, Por duke e nderruar sipas stineve. Ne vere eshte mire te zgjidhni nje krem me formul antioksidues me baze vitaminen C./burimi: ikubinfo/