Koha Per Ndryshim?

alfonci

Veri investigatio
Zgjedhjet e ardheshme ka ngjashmeri te jene nje gare e perafert

Zgjedhjet e pergjthshme do te mbahen ne kater muaj, por ngjajne me afer. C’do dite politikanet Shqipetar jane ne podiume, duke mbajtur fjalime ne salla me grupe asambleshe. Edi Rama, lideri shumengjyresh I Partise Socialiste, po nenvizon fraza nga nje liber I fjalimeve te Barak Obames. Per Ndryshim do te jete mesazhi I Rames ndersa do te garoje kunder Sali Berishes, kryeminister dhe kryetar I Partise Demokratike. Zoti Berisha ka qene ne qender te politikes shqipetare qe nga renia e komunizmit ne vitin 1991. Ato qe kane lindur ne ate vit do te votojne per here te pare kete vit. Ato nuk kane asnje kujtim nga komunizmi, por as nga ato te kohes se ciles Rama mendon se ka avantazh.

Prape, Zoti Rama nuk eshte edhe aq figure e re ne tablon politike. 44 vjecari Rama ka qene kryetar bashkie per Tiranen qe nga viti 2000. Ai ka transformuar qytetin. Ndertesat pa leje qe shemtonin qendern jane shembur nga fadromat, blloqe gri jane ngjyrosur dhe planet jane ne pergaditje e siper per ta shenderruar Sheshin Skenderbej ne nje zone kembesoresh. Tirana nuk eshte me qyteti kaotik dhe ne renie I viteve 90-te.

Nje komentator thote se beteja eshte ndermjet Zotit Berisha si nje I populluar me stilet e vjetra dhe Zotit Rama si nje I paskohes moderne. Zoti Berisha ve ne dukje rrenjet komuniste te Partise Socialiste. Zoti Rama thote qe megjithse kundershtari I tij politik fitoj zgjedhjet ne 2005-en me moton Duar Te Pastra, ai eshte shenderruar ne “personifikimin e korrupsionit”. Por Zoti Berisha dhe mbeshtetesit e tij u largohen akuzave te tilla. Ato argumentojne se kryetari I bashkise mbrohet nga miqte e medias. Opozita I pergenjeshtron duke thene qe shtypi Shqipetar ka lidhur te gjithe pjestaret e familjes Berisha me pothuajse cdo skandal te koheve te fundit. Nje ish minister I mbrojtjes eshte paditur per abuzim me detyren; ministri I jashtem eshte paditur per korrupsion. Ndonjehere ndodh te mos I veresh ndasirat midis zyrave publike dhe atyre private, thote Albert Rakipi, nga Instituti Shqipetar per Sdutimet Nderkombetare.

Genc Pollo, zevendes kryeminister, mbron rekordet e qeverise se tij. Ai thote se Shqiperia nuk eshte me ajo e meperparshmja; vitin e shkuar rritja e GDP ishte 6% dhe kete vit mund te jete 4%. Shkollat dhe rruget jane te riparuara. Prapeseprape kriza ekonomike eshte duke goditur tekstilet dhe minierat, si dhe dergesat nga jashte. Shqipetaret e nervozuar po terheqin kursimet e tyre nga bankat. Sondazhet publike jane te pabesueshme dhe shume here kontradiktore. Nje gje eshte e sigurte qe kjo do te jete nje fushate e lodheshme dhe e papaster.


Marrur nga the economist
 
Titulli: Koha Per Ndryshim?

Qe ne 1990 kemi shpalosur kete sllogan "Koha per ndryshim".....por po presim akoma ndryshimet,sidomos ato me elementaret e nje jetese te pakten te mesme....Te shpresojme.......SI GJITHMONE :(
 
Titulli: Koha Per Ndryshim?

per mendimin time keto zgjedhje do e fundosin e teper shqiperine sepse
leket qe shpenzohen ose kane kohe qe po shpenzohen per fushaten jane marramendese ne shqiperi pasi behet me luks
kur gjthe bota eshte ne krize SALA del dhe na thote se ne nuk do prekemi(apo i mbyturi nga te lagurit nuk e gjen gje)dhe nuk po merr asnje mase per perballimin e situates
une personalishte jame shume pesimiste ne keto ndryshime sepse n q se PS do fitoje me kete do na i beje ndryshimin NAMIK DOKLE ,GRAMOS RUCI apo iku NANO dhe do kemi ndryshime perralla me mbrete
po e fitoje PD po i shikojme ndryshimet qe ka ndryshime vetem ne xhepat e tyre
 
Titulli: Koha Per Ndryshim?

Koha per ndryshim ka ardhur ka koh :D vetem se politikanet tone nuk duan sepse nuk ju intereson sepse ndryshe nuk do vjedhin me aq shum sa kan vjedh e po vjedhin :D
Esht interesante se sa shum kan arritur ti fusin ethet e nje tifozi politik popullit , kur ato me njeri tjetrin ka me qindra biznese te perbashketa , pavarishst se ne parlament bejn gjasme sikur po shahen e grinden a thu se keto pas pak do kapin pushket :D kur dihet shum mire qe pas parlamentit i ke ne kafenet exlusive qe jo gjithe njerzit i dine , jan duke pire kafe sbashku e duke ndare parat bashke :( :( mjer populli shqipetare thuaj qe ne dore te kujt ka ren ..
Ah sa per info vetem ilir meta behet fjale te shpenzoje per kete fushate elektorare diku rreht 40 milion dollar :D vetem ky e :D te kuptohmi ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top