“Koha e Kometës” ose Koha e Inferioritet Shqiptar

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
“Koha e Kometës” ose Koha e Inferioritet Shqiptar

Në këtë film regjisori si duket e harron historinë qëllimisht, ose rastësisht kur i përzien traditat tona me ato të serbeve ...

Nga: Reshat Sahitaj


Filmi i regjisorit Fatmir Koçi, "Koha e kometës", na erdhi në Kosovë me po aq zhurmë sa të na vinte një kometë nga universi. Javë më heret u stolisen muret e Kosovës me afishe të filmit, ndërsa mbrëmjen kur u dha premiera çdo gjë kishte marrë formën e solemnitetit madhështor, deri të rrugët e shtruara me tepihë të kuq, bukuroshe qe prisnin e percillnin mysafiret...

"Koha e kometës", trajton temën viteve të turbullta menjëherë pak pas pavarësisë së Shqipërisë. Shestani, një djalosh nga Shqipëria juglindore, dashurohet në Agnesën, një vajzë të cilën babai e detyron të bëhët murgeshë. E tërë ngjarja zhvillohet rreth luftës dhe dashurisë në mes Shestanit dhe Agnesës.
 
"Time of the comet" është titulli origjinal i filmit shqiptar, që regjisori nuk e ka pare të arsyeshme ta titullojë shqip, sikur filmi nuk ka të bëjë asgjë me shqiptarë, e aq më pak që është prodhim i yni. Një gjë e tillë nuk është vetëm fenomen i shqiptarëve, por ka edhe ndonjë tjetër, që qëllimisht filmin e titullon në një gjuhë të huaj, sepse të tillët janë inferiorë që i takojnë një populli ku u lindën. Fatmir Koçi ndoshta do arsyetohet se këtë e bëri jo nga inferioriteti, por nga se filmin e kishte punuar enkas për publikun amerikan dhe më këtë do e hap rrugën për Holivud. Si do që të jetë jam i bindur se titulli i librit të Ismail Kadaresë « Viti i mbrapshtë » do të ishte më i përshtatshëm. Inferioriteti i regjisorit duket edhe në prapavijen e afishit të filmit ku emërtimet e vendeve tona, si Fushë Kosova, Lypjan, shenohen në gjuhen serbishte. Regjisori do të na arsyetohet se ishte shërbyer nga arkivat historike, por në fakt në hartat e asaj kohe kishte harta tjera ku nuk shkruhej vetëm me gjuhën serbishte, ashtu siç na paraqitët sot ne në pllakatën e filmit "Time of the comet".

اuditërisht, tërë shtypin e mashtruan organizatorët, duke thënë se premiera në Prishtinë ishte premierë botërore! Premierë botërore do të thotë kur filmi në të njejtën ditë shfaqët në shumicën e kryeqytetetve të botës si Paris,Londër, N.York... Mediat bëjnë edhe llapsuse tjera kur Blerim Destanin e quajnë aktor botëror e aktorin e Hoilivudit Ralf Milerin si te mos ekzsitonte hiç.
 
Ndërtimi arkitektural

Në fakt filmi e ka lajtmotivin, por nuk e ka ndërtimin dhe thurrjen e ngjarjës, edhe pse çdo gjë duket e ndërtuar. Shikuesi e ka bindjen se po e dëgjon një përrallë për të cilë në fund të filmit nuk din si ta rrefen. Në film ekzistojnë katër shtyllat që duhet ta sigurojnë tërësinë filmike, por këto shtylla janë të pa përpunuara dhe secila është e shkapërderdhur. Në këtë film nuk ka personazh pozitivë, sepse të gjithë janë pozitivë, siç nuk ka negativë nga se të gjithë janë poashtu negativë. Mosndertimi i personazhve protagoniste dhe antagoniste filmit ia humb dramacitetitn, sepse heronjt nuk kanë me kend të bëjnë dialog për të krijuar befasi e dramacitet.
 
Koncepti regjisorial

Hapja e filmit bëhët në formën klasike. Narratori na njofton shkurtimisht mbi historinë e shqiptarëve që ishin të sunduar nga Perandoria Otomane. Narratori do na paraqitët here pas here për t'i sqaruar shikuesit ato që regjisori nuk ka mundësi të na i jep përmes imazheve filmike. Paraqitja e narratorit është aq dobët dhe aq neveritëse sa që mënjëherë do krijojmë përshtypjën se edhe filmi do të jetë i dobët. Dobësia nuk qëndron në atë se narracioni ishte në gegërishte, por ne fakt zëri i narratorit ishte një zë i gjysmë i shterrur, që nxirrej duke lënë pas një vrazhdësi që të vriste veshin. Kudo në botë teksti filmik lexohet nga aktorët më në zë, sepse ai zë të përfiton e të fut në rrëfimin e metutjeshëm.

Qe në minutin e parë, Shestani pa asnjë arsye e merrë armën e tij dhe shokëve u thotë ta shoqëronin për në luftë. Regjisori nuk e sheh të arsyeshme se pakut që më parë ta përgatit publikun së djaloshi dëshirojë të shkojë në luftë, por luftë nuk ka askund. Përgatitja e atmosferës bëhët permes dialogut, i cili poashtu sherben si mjet për te treguar se ç'po ndodh dhe çka do të ndodhë. Djlëria nisën për të luftuar, pa e ditur armikun, pa e ditur qëllimin, pa asnjë objektiv, sikur të ishin të çmendur, por ata në asnjë çast nuk na dalin të çmendur. Ata nuk janë as aventurierë e as banda të organizuara, qoftë për përfitime përsonale , qoftë për të mirën e atdheut, por as të çmendur. Regjisorit nuk i ka shkuar ndërmend që të krijojë karakterin psikologjik të asnjërit nga personazhet. Këta nuk janë të humbur në kohë e as në hapësirë, sepse i takojnë një populli , një kohe dhe një hapësire kohore.

Në këtë film regjisori si duket e harron historinë qëllimisht, ose rastësisht kur i përzien traditat tona me ato të serbeve, e madje flet për kufirin ne mes maqedonasëve dhe shqiptarëve, kur dihet se Maqedonia ishte një shpikje e Titos e jo e vitëve kur bëhët fjalë në film. Fatmir Koçit i shkon ndermend t'ia kalon Titos dhe e krijon shtetin e Maqedonisë. Sipas regjisorit, dallimi ne mes muzikës shqiptare dhe te popullit sllav nuk ka asnjë dallim, në një anë shqiptarët vallzojnë e në anën tjetër maqedonët me të njejten muzikë, me pak dallim apo hiç. Qe nga fillimi e deri ne fund, shumica e aktorëve tanë vrapojnë dhe marrin poza pompoze, duke ia përkujtuar brendësisë se tyre shpirtërore se janë duke luajtur ne film dhe si do të duken para të dashurave te tyre.
 
Interpretimi

Pavarësisht që regjisori nuk është kujdesur për karakterin dhe luftën psikologjike të brendshme të përsonazhëve, vlen të thekësohet se në ketë film disa aktorë me përvojë janë ata që e kanë dhënë maksimumin e tyre. Ndër aktorët që duhet permendur janë: اun Lajçi në rolin e Kush Babaj, Tomas Hajnce (Mbretit Vid) , Ralf Moeller dhe Blerim Gjoci.

اun Lajçi në këtë film na jep një lojë shumë të natyrshme. Aktori Lajçi duket se e ka punuar rolin e tij shumë seriozisht. اuni hyn thellë në shpirtin e përsonazhit dhe shndërrohet i tëri në Kush Babaj. Levizjet e aktorit Lajçi janë të matura, janë në harmoni të plotë me atë që e thotë e më atë që në heshtje e mendon. Shikimi i tij është në përputhje më atë që aktori e mendon në brendësi të shpirtit, siç është rasti kur ai më interesim e shikon djaloshin duke u pastruar në lum.

Aktori Blerim Gjoci, në rolin e një përkthyeesi , edhepse paraqitët më një rol jo aq të rëndësishëm, arrrin që të jep kreacion artistik. Blerim Gjoci kësaj radhe nuk na jep lojë artificiale, por një lojë shumë të natyrshme. Gjatë këtij filmi, aktori Blerim Gjoci mishërohet plotësisht me përsonazhin që interpreton.

Maisela Lusha duket se e sforcon vetën për të hyrë në personazhën e saj. Që në fillim ajo duket e ngurrtë, që mendoj se ajo e kishte hendikep mosnjohjen e gjuhës shqipe dhe kjo ishte pengesë që ajo ia kishte ngulitur vetës në kokë. Maisella Lusha kur nuk ka të zhvilloj dialog paraqitet e mrekullueshme, por menjherë posa të këtë dialog, ajo ngurron dhe na del artificiale, pavarësisht që nga brendësia e saj rrezaton padjallëzinë e një voglushes.

Në filmin "Time of the comet", grupi i luftëtarëve të udhëhequr nga Shestani, në interpretim të Blerim Desatnit, në asnjë sekond nuk na paraqitën si luftëtarë, sepse vetë nisja e tyre për në luftë, ecja e tyre, vrapimi ose ikja e tyre janë të paraqitura në mënyrë teatrale. Në sy të këtyre "luftëtarëve", në ecje të tyre, në rrëmbim të armëve, në bisedat e tyre, në përleshjet e tyre, shikuesi e vëren se këta janë duke luajtur film e jo duke interpretur rolin e vetë. Lehtë vërehet se këta, deri sa kamera punon, në të njejtën kohë e mendojnë vetën si do të dukën kur filmi të shfaqet në kinema.
 
per te pare foto te filmit dhe nje pjese te shkurter filmike shkoni tek kjo faqe:

Official Masiela Lusha Time of the Comet


Duket si nje nder produksionet me cilesore te shqiperise se 10 viteve se fundit.
 
Koha_e_kometes_peruron_Festivalin_veror_te_Filmit_Artistik.jpg
 
Blerim Destani ne "Kohen e Kometes"

Pavarsisht se shume prej jush nuk mund te keni lexuar te shkruhet shpesh per Blerim Destanin,aktori shqiptar nga Maqedonia ka 14 vjet qe ka “futur kemben“ ne boten e kinematografise. Interpretimi i tij ne “Koha e kometes“ ka marre kritika pozitive pas prezantimit ne festivalin nderkombetar te filmit „Berlinale“ te Gjermanise, e ndersa pritet te udhetoj drej Frances per „Festivalin e Kanes“ ai gjeti pak caste te bisedoj me ne rreth filmit dhe karrieres se tij.

Elbino: Cdo aktor e ka nje histori sesi hyri ne fushen e kinematografise.Cila eshte historia juaj?

Blerim Destani : Nga dashuria e madhe per artin une gjithmon kam pretenduar qe te hij ne boten e filmit, ku si adoleshent i moshes 14 vjecare kam luajtur ne filmin „Aty ku lind dielli“ dhe qe ateher i kam kushtuar shume rendesi artit dhe kam punuar maksimum qe ti realizoj aspiratat e mia.

“Metropolet" eshte ndoshta nje nder te vetmit filma ne kinematografine shqiptare te llojit "action".Cilat ishin pershtypjet nga xhirimet dhe nga reagimi i publikut ne lidhje me kete film?

’’Metropolet’’ nje film i zhandrit ’’action triller’’, mund te themi se publiku e ka prit mire dhe ne kemi fituar nje pervoj te mire dhe gjithsesi kinemaja shqiptare eshte pasuruar edhe me nje film te ketij zhandri.

Eshte aktrimi profesioni juaj i plote apo ushtroni edhe ndonje profesion tjeter?

Akrimi eshte profesioni i im, te cili ja kam kushtuar jeten dhe mundin tim nga deshira per te.

“Koha e kometes" eshte nje nder prodhimet me te fundit te kinematografise shqiptare e njekohesisht besohet te jete nje nder prodhimet me te mira te viteve te fundit.Cfare mund te na tregoni nga castet e xhirimit te ketij filmi?

Ky film ka patur emocione te shumta dhe sakrifica nga i gjith stafi realizus ku mund te themi se xhirimet e ketij filmi nuk kan qen aqe te lehta, por kan kerkuar perkushtime te medha dhe pune ta pa ndalur.

Ne kete projekt moren pjese shume emra te njohur te artit shqiptar si Ismail Kadare,Masiela Lusha,Fatmir Koci,Cun Laici...etj.Si u ndjete midis tyre? Si u ndjete duke punuar me ta?

Ishte nje kenaqesi per mua qe isha ne mesin e kolegeve te lartepermendur si shqiptar dhe te huaj qe ishin poashtu pjesmares ne projektin ne fjale, ku kemi pasur nje atmosfer shume te ngrohte kolegiale dhe ja kemi kaluar shume mire.

A eshte caktuar ndonje date per premieren e filmit ne Shqiperi,Kosove, Maqedoni? Ndoshta do te flitet dhe per ndonje premiere per komunitetin shqiptar ketu ne Amerike?

Sa i perket premieres se filmit “Koha e Kometes” ende nuk e kemi paraqitur ne Maqedoni, Kosove dhe Shqiperi, por shpresojm qe se shpejti ta realizojm nje gje te tille. Per here te pare filmin e kemi paraqitur ne “Berlinale” ne Menir Interne ku edhe kemi pasur kritika pozitive dhe pas perfundimit final te filmit ku do te ndodh diku ka fundi i muajt Mars do e paraqesim ne “Feestivalin e Kanes” dhe metej, pas kesaj do te perpiqemi te organizojm nje premier edhe per mergaten shqiptare ne SHBA.

Gjithashtu me pak fjale mund te tregoni arsyet perse lexuesi yne nuk duhet ta lere pa e pare kete film?

’’Koha e Kometes’’ eshte nje e vertet historike per popullin shqiptar dhe poashtu jane gershetuar nje elite aktoresh dhe besoj se ky eshte nje film interesat dhe me vlera, besoj se do te kete nje reagim pozitiv nga ana e publikut.

Kinematografia shqiptare prej kohesh gjendet ne nje "pause".Nese me pare flitet qe prodhoheshin rreth 14 filma ne vit,sot per sot ky numer nuk dihet sesa eshte,por kurrsesi nuk i kalon te katertat.Megjithate edhe kur realizohen filma,ato vijne shume vone dhe per shume pak kohe tek publiku.Ne anen tjeter ne kemi aktore dhe filma shume te mire.Perse mendoni qe po ndodh ky "vend numero" ne kinematografine tone?

Blerim Destani : Une mendoj qe si pasoj e mos punes ne kinematografi eshte mungesa e kushteve dhe mjeteve financiare per te realizuar projekte me vlera artistike dhe interesante per shikuesin dhe tregun.Nuk duhet harruar edhe problemet neper te cilat tani populli shqiptare po kalon, jan pikerisht veshtiresi te cilat reflektojn pengesat edhe ne kinematografi dhe zhvillim te filmit.

Cili eshte roli dhe filmi me i preferuar ne kinematografine shqiptare per juve?

T’ju them te drejten nuk kam percaktim ne kete drejtim.Une as filmat e mij nuk i shoh me pretendim se luaj ndonje personazh, por filmin e shikoj thjesht si nje perjetim te personazheve.

Dalengadale, nuk mund ta mohoni se ne Shqipe (Shqiperi,Kosove,Maqedoni,Mal te zi),po shnderroheni ne seksimbol.Si ndiheni nen "ngacmimet" e femrave?

He ... personalisht nuk e shoh veten si ’’seksimbol’’ ky mund te jet nje vlersim i vajzave qe jan simpatizuese te punes dhe personalitetit tim.

Po beni ndonje perpjekje qe ndoshta ne te ardhmen te ju shohim ne ndonje film te Hollivudit apo te ndonje prodhimi te njohur europian?

Si cdo aktor profesional dhe une me stafin tim punojme shume ne ate drejtim qe se shpejti te jemi ne nje projekt te madh internacional, kemi oferta te ndryshme nga disa produksione nga Europa dhe SHBA-te.

Ju keni marre pjese ne aktivitete te ndryshme kinematografike ne mbare boten me filmat e meparshem e besojme,se e njejta gje do te ndodh dhe me "Koha e kometes".Cilat jane projektet qe ju presin ne te ardhmen e afert?

Natyrisht qe stafi yn do beje maksimumin e tij qe filmi „Koha e Kometes“ ti beje rruget e veta neper festivalet e botes dhe plasimet sa me te mira ne ranglistat internacionale, kurse sa ju perket projekteve ne te ardhmen ende nuk e kemi nje agjend te gatshme per simpatizuesit e mi por shpresoj qe se shpejti do ju informojme per nje gje te tille.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top