Kresha
A pretty face can never trick me
Koha e fundit për reflektim!
Nëse edhe kësaj radhe bota nuk i merr mësimet e duhura nga Corona, atëherë epidemia e ardhshme do të jetë më e rëndë, mbase edhe fatale për shumicën e njerëzimit.
Botës sot i kërkohet të kthehet në moralin dhe mendjen e shëndosh njerëzore, të heqë dorë nga luftërat dhe konfliktet e kota, të kursej këto kosto të madhe për të përmirësuar shëndetin, vetëdijen publike dhe për të luftuar injorancën dhe analfabetizmin.
Historia e shfrytëzimit të të varfërve dhe të dobëtve në favor të të fuqishmve dhe të pasurve duhet të marrë fund.
Përdorimi i personave ekstrem, të feve të ndryshme për të krijuar konflikte dhe paradokse mes feve duhet sanksionuar.
Parimi i fitimit oligark në kurriz të natyrës dhe gjithçka që lidhet me të nga shfarosja e specieve, pyjeve dhe hapësirave të gjelbërta, duhet njëherë e përgjithmonë të ndalet.
Çështje të tilla si shkretëtira, ngrohja globale dhe ndryshimet klimatike duhet të kthehen në debate ndërkombëtare me vendime vendimtare nga udhëheqësit botërorë, për të ndaluar duart e injorantëve dhe budallenjve, të cilët shmangin vëmendjen e njerëzve nga këto tema esenciale në çështje të parëndësishme që i shërbejnë interesave të një pakice lakmitare.
Demokracia dhe despotizmi duhet të rishqyrtohen të dyjat së bashku për të arritur në një model të qeverisjes më të mirë, qe i ofron botës me shumë siguri. Rreziku për planetin nuk kufizohet më vetëm nga vendet despotike, por edhe sistemet demokratike janë njësoj të barabarta në dëmtimin dhe përhapjen e injorancës ...
Bota pas Koronavirusit do të ndryshojë nga ajo që i parapriu asaj, me kusht që të kuptojë mësimin dhe mesazhin. Kjo është pandemia e parë që po kërcënon të gjithë botën nga lindja në perëndimin e saj, në epokën moderne pa kurrfarë diskriminimi.
Ajo sot është lajmi i parë i çdo buletini të lajmeve në gjitha shtetet, bile të pasurave para të varfurave dhe çdo lajm tjetër veç saj, mbeti dytësor.
Ende ka idiot që luftojnë në vend të ndryshme të botës, bile ka edhe asi idiotë qe në këto kohra luftojnë për pushtet dhe për dominim. Të mjerët ju , po çfarë ju duhet pushteti nëse vdes populli?!
Nëse këto ditë nuk do të ishin një mundësi për paqe, vetëdije dhe tolerancë, shpresa e fundit që do të ndalonte marrëzinë dhe zhgënjimin njerëzor do të humbiste, mbase për dekada.
Parafrazoi Halil Avdulli