fcbesia
Anëtar i Respektuar
Në një dokument sekret të botuar nga e përditshmja "Koha Ditore", thuhet se Spanja pos që nuk e ka njohur Kosovën ka ndikuar për të keq te shumë vende të tjera të Amerikës Latine, Afrikës dhe Lindjes së Mesme, që ta bëjnë të njëjtën gjë. Në dokumentin dërguar disa shteteve pas shpalljes së pavarësisë, Spanja argumenton në mënyrë juridike dhe politike pse është kundër pavarësisë së Kosovës dhe ka qëndrim identik me atë të Serbisë dhe Rusisë. Spanja, shkruan më tej gazeta, është thirrur në faktin se Rezoluta 1244 garanton integritetin territorial të Serbisë. "Jemi dëshmitarë të kompletimit të shpërbërjes së plotë të ish-Republikës Federative të Jugosllavisë, shkaktuar nga konfliktet nacionaliste që kanë shpërthyer në vitet 1990", shkruan në këtë dokument të Spanjës. Pra, Spanja i sheh si konflikte nacionaliste agresionet e udhëhequra nga Millosheviqi ndaj disa shteteve në Ballkan.
ktv
ktv