Kodheli, Shqipëria humb një piktor tjetër të madh

WxP

Staf në FV.AL
02-22-2006, 13:58

Kel Kodheli, një nga piktorët më të mëdhenj në Shqipëri, u nda
nga jeta në moshën 88-vjeçare vetëm para pak ditësh. Kodheli ishte nga të paktët artistë të brezit të tij që i kishte rezistuar kohës. Kodheli ka pikturuar me mjeshtërinë e fituar në një nga shkollat prestigjioze evropiane, siç është Akademia e Arteve të Bukura të Romës. I lindur në Kodhel të Shkodrës, më 24 dhjetor 1918, vjen në Tiranë bashkë me familjen në moshën 6-vjeçare. Pasi kreu shkollën fillore në vitin 1933, familja e tij insistoi që Keli të studionte në shkollën e mesme teknike të “Harri Fultzit”. Para se të fillonte shkollën dhe gjatë vazhdimit të saj, Kel Kodheli ndiqte në kohën e lirë edhe kurset e vizatimit nën drejtimin e artistëve të njohur për kohën, si Paskali, Poradeci, etj. Ai ka studiuar në shkollën “Harri Fultz”, ku bashkë me të kanë qenë edhe disa emra të njohur të pikturës shqiptare si Kaceli, Strazimiri, Agalliu etj. Pavarësisht dëshirës së babait të tij, Gegë Kodheli, që ai të vazhdonte për inxhinieri, nëna e tij اile ka këmbëngulur që i biri të merrte rrugën e pikturës. Pasioni i vetë Kelit dhe dëshira e nënës ndikuan që ai të ndiqte studimet për Artet e Bukura në Romë. Keli kthehet në Tiranë në vitin 1943, pasi i kishin kërkuar të modelonte një vulë të bankës shqiptare dhe më pas iu deshën dhjetë vjet që të largohej nga mjediset e saj. Pas Luftës Nacionalçlirimtare ai mori pjesë në ekspozitën e organizuar në 17 prill 1945, me portretin “Gruaja me të zeza”, që për arsye të motivacionit politik, u titullua më pas “Nëna e dëshmorit”, megjithëse ky portret, të tregon më tepër një grua që i ka vdekur burri. Dha për 20 vjet mësim në Lice dhe pikërisht në fund të aktivitetit të tij pedagogjik, atë e transferojnë në një shkollë tetëvjeçare, ku ai punoi derisa doli në pension. Galeria Kombëtare e Arteve, ruan në fondin e tij 30 piktura të Kel Kodhelit, nga të cilat 12 janë kompozime dhe 11 janë portrete. Para dy vjetëve, Kel Kodheli është dekoruar nga presidenti Alfred Moisiu me titullin “Nderi i Kombit”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top