Kodheli: Berisha, qëndro larg votave gjatë natës

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Deputetja socialiste Mimi Kodheli në nje dalje për mediat inkurajoi numëruesit socialistë dhe i bëri thirrje atyre të qendrojnë deri në votën e fundit.


"Më lejoni që nëpërmjet daljes time të paralajëmroj Sali Berishën. Duke qënë se nata do bjerë, të rrijë larg votave në respekt të ligjit dhe transparencës që duhet të ketë ky proces zgjedhor. ", tha Kodheli.


Pas numërimit të kutisë së fundit në Vlorë ku Shpëtim Gjika rezulton fitues me mbi 5 mijë vota diferencë ndaj Ardian Kollozit, Kodheli tha:


"Siç dhe jeni në dijeni, fitorja e Aleancës për të Ardhmen po zgjerohet akoma më tepër. Përshëndes fitoren spektakolare të Vlorës.", përfundoi Kodheli.


***********************


Numërimi i votave tek njësia 5, bllokimi artificialisht
Procesi i numërimit në njësinë numër 5 vazhdon me ritme të ngadaltë. Procesi përveç se ecën me ritme të ngadalta ka edhe ndërprerje të herë pas hershme. Partia Socialiste është shprehur se kjo që po ndodh në këtë KZAZ është një lojë politike që po bën maxhoranca qeverisëse. Deputeti i PS-së, Pandeli Majko që po vëzhgon nga afër situatën në këtë qendër numërim është shprehur se krahasuar me ritmet e numërimit në KZAZ të tjera këtu po ecet me ritme jashtëzakonisht të ngadalta. "Deri tani janë hapur 16 kuti de diferenca është rreth 1600 vota. Ky bllokim ka të bëjë me një skenë politike apo strategjike", Majko. Deputeti socialist shtoi se kjo është një histori e vjetur e proceseve zgjedhore dhe se bllokimi është artificial. "Nëse këtu punohet siç u punua në qarqet e tjera këtu rezultati del maksimumi për 48 orë. Situata po bëhet qesharake dhe mendoj se duhet të marrë fund", nënvizoi Pandeli Majko. KZAZ-ja në njësinë bashkiake numër 5 ka vetëm katër tavolina numërimi në një kohë kur është njësia bashkiake më e madhe në kryeqytet.


"Procesi i numërimit mbetet i bllokuar nga kandidatët e PD-së të cilët po shkelin ligjin duke refuzuar të numërojnë", tha deputetja socialiste Mimi Kodheli në reagim të situatës në qendrën e numërimit të njësisë vendore numër 5.
"Bllokimi s'vjen për arsye teknike, por thellësisht politike. Kjo duket pikërisht nga arsyet absurde që japin numëruesit e PD-së dhe që kanë lidhje pikërisht me faktin se rezultati është në favor të Ramës. KQZ-ja duhet të ndërhyjë për numëruesit e njësisë 5, siç bëri me njësinë 10", tha Kodheli.

Deri në orën 14:00 ishin numëruar 16 QV ku kandidati Edi Rama kishte marrë 4708 vota, ndërsa kandidati Lulëzim Basha 3268 vota.
***
Ora 2:00
Te qendra e numërimit të njësisë 5 u mor vendim për pushimin e numërimit deri në mëngjes. Pas grumbullimit të shumë njerëzve para qendrës, PD-ja u tërhoq nga vendimi për pushimin deri në mëngjes dhe rifilloi numërimi.
Rreth një orë më parë deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, u bëri thirrje mbështetësve të Partisë Socialiste që të grumbullohen në qendrën e numërimit në shkollën "Vasil Shanto", atje ku po numërohen votat e Njësisë Bashkiake nr. 5.


Gjatë kësaj daljeje publike, Braçe bëri të ditur edhe situatën e votimeve për Tiranën deri në këto momente (pak pas orës 22:00), ku rezulton se kandidati Edi Rama ka fituar 28 674 vota karshi kandidatit Lulzim Basha që ka fituar deri tani 26 709 vota. Ka një diferencë prej të paktën 1165 vota në favor të Ramës në Tiranë.


*********************


Deputeti socialiste Erjon Braçe në një prononcim direkt për mediat bëri me dije se Partia Socialiste do të publikojë rezultatet pas numërimit të çdo kutie. Sipas Braçes, kjo vjen pasi "Arben Ristanin nuk e beson më njeri, sepse po bën një punë kriminale". Erjon Braçe vuri në dukje mungesën e transparencës pasi KQZ nuk i publikon rezultatet në kohë reale.


"Kandidati fitues Edi Rama deri tani ka marrë një numër votash prej 19608 kundrejt kandidatit humbës Lulzim Basha me 18129 vota.", bëri të ditur Braçe.


Erjon Braçe theksoi se për shkak të problematikës së sipër përmendur, Partia Socialiste është e detyruar të publikojë rezultatet për çdo qendër numërimi herë pas here.
:27SHEKULLI:27
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top