Kodet e dasmës

BeniT

Donatorë
Të para si shenja, pra si shenja që tregojnë për një ndryshim në njërën nga familjet e grupi shoqëror (fisi a fshati), kodet luajnë rol komunikues me rrethin shoqëror. të që Kodet e dasmës janë të dukshme, po që duhen vënë re. Zakonisht kodet e dasmës nuk ndryshojnë shumë nga zona në zonë. Megjithatë kjo duhet pranuar në konceptin e fjalës dasëm, pasi dasma është shfaqje e kulturës së një populli, që ka të përbashkëtat dhe veçantitë mes krahinave.
Përbashkësitë

Zjarri

Kodi më i hershëm është zjarri mitik. Zjarri është përdorur jo vetëm si mjëet i nevojshëm e i domosdoshëm në zhvillimin e jetës njerëzore, po edhe për t'u mbrojtur. Kështu, në lashtësi ai është
përdorur për t'u mbrojtur nga kafshët e egra, ndërsa deri vonë është përdorur për të ruajtur pronat nga grabitësit, qofshin këta edhe kafshë. Kështu, ndizej zjarr në stane. Për të mos u afruar ujku në
vathën e bagëtive, ndizej zjarr pak metra larg vathës. Gjithashtu ndizej zjarr në arat larg fshatit (zakonisht kur të mbjellat ishin misër), për t'i ruajtur nga vjetulla. Zjarri ndizej (edhe ndizet) për Ditën e Verës, për të djegë të këqiat etj. Shenjat e zjarrit mitik kanë ardhë deri në dasëm, bile, në fillesën e saj, kur shkuesi (ndërmjetësi), kërkon të bashkojë dy familje miqësisht. Atëherë, ai
merr mashën e zjarrit dhe përzien prushin, ashtu qetë - qetë, pa ba za. Pasi mbaron këtë punë, të cilën e kupton i zoti i shtëpisë, sqaron: "Filani, kërkon të bashkojë zjarrmin me ty". Edhe më vonë, kur vijnë rrethi shoqëror për urim, i thonë të atit të vajzës: "A e përziet zjarrmin me filanin?". Pastaj bëjnë urimin: "E marrtë hajrin mbrapa", ose "Qoftë miqësia e mbarë, të trashëgohen", etj. Siç shihet, shkuesi ka simbolikën e vet: Përzierjen e zjarrit me mashë, ku masha është vetë shkuesi. Urimet janë gjithmonë formuluese. Ato vazhdojnë në dy familjet, në atë të djalit dhe të vajzës. Si kod komunikues familje - shoqëri, është kënga. Ka patur raste të shtime me pushkë, po edhe shtimi i dritave (të llampës me vajguri më parë) e mbajtja e tyre ndezur gjithë natën. Në fshatin Buzëmadhe, për shembull, ishte vendi i caktuar ku shtihej pushkë kur zihej nuse, që edhe sot i thonë atij vendi "Të zanë nuse".

Lëvizjet dhe dritat

Si mjet tjetër komunikimi, një njoftim jo me gjuhë, po me "paragjuhësi" me shenja (senua) janë edhe lëvizja e njerëzve të shtëpisë nëpër oborr, pra një gjallërim jo i zakontë, i shprehur me shqetësim të gëzuar. Kësisoj ato përgatiten për të pritur e përcjellë shoqërinë, miqtë e të afërmit. Ky shqetësim i gëzuar ndihet më i qartë te fëmijët. Ata nuk e përmbajnë veten, vetë gëzimin dhe janë të parët, që komunikojnë tashmë me gjuhë me moshatarët e tyre për gëzimin familjar. Zakonisht, bagëtitë i ruajnë fëmijët, po kur janë edhe të rriturit, në mbrëmje i sjellin më herët. Edhe në këtë mënyrë shoqëria, marrin vesh se diçka ka, e nga interesimi, mësojnë se filani ka zanë nuse. Pas shumë shenjave vijnë edhe ahengxhinjtë. Gjithësesi, një dasëm e vogël.

Simbolika e pajës

Paja është pjesa materiale e dasmës (mes familjeve, po edhe nuse - dhëndër). ثshtë dita e veçantë dërgimi i pajës (teshave, rrobave) që në fakt janë rroba që janë përgatitur nga shtëpia e dhëndërrit për t'i dërguar në shtëpinë e nuses e që do kthejnë prapë në shtëpinë e çiftit. Ato duken se janë për ditë dasme, pasi janë të zbukuruara, kali që i mban është me lule a me ngjyra të ndezura. Pra, një kod më vetë dita e dërgimit të teshave, pajës. Veç këngëve, të cilat janë
të veçanta, ku edhe lavdërohet nusja po edhe shahet, ajo merr rëndësi ekspozimi. (Ekspozim, vënie në mur). Në këtë mënyrë, paja kryen dy funksione: funksionin denotimor (përdorues) dhe funksionin
konotimor (komunikues), tamam si një objekt arkitekture. Gjatë kohës së ekspozimit, ajo humbet funksionin përdorues (denotimor). për t'i funksionuar i dyti, komunikues. kështu, ekspozimi komunikon me punën e madhe dhevlerat artistike të qëndismave, të punës me tezgjah, si sixhade dhe qilima e të tjera. Ky funksion, (ekspozim), pas pak ditësh a muajsh, ia lëshon vendin funksionit tjetër perdorues (nevojës, denotimues). Po prapë më vonë, ndoshta pas vitesh luan prapë rol konotimus, si model për t'u transmetuar në objekte të reja, për t'u ekspozuar si kulturë materiale në ruajtje si kujtim, si dhuratë apo edhe në muze.Gjithësesi, vlera e kulturës materiale transmetohet si kulturë jo vetëm personale, po edhe si kolektive. Ornamentet në qëndizma, në qilima e sixhade, kanë kaluar në praktikë si "sixhade Lume", Jelek Prizreni, brez Dibre etj.Nëpër këngë e rite, nëpër biseda e veprime, ka disa shenjtërime: shamia e bardhë (që e le shkuesi), shenjat (materiale që i çohen nuses pas fejesës, ndërmjet kryesoreve unaza), kulaçi që e ze halla (në këngë: "اohu hallë e na ze farë"), mbetet i shenjtë ceremoniali i hyrjes së dhëndrit në kurë (dhomën e vet), mbeten shumë gjurmë të herëshme e të vona.

Goditja e dhëndrrit

Hyrja e dhëndërrit në kurë, ka simbolikën e goditjes me dorë në shpinë të tij. Dhëndërri bën sikur s'do me hy në dhomën ku është nusja. ثshtë momenti më prekës, fundja kurorëzimi i gjithë dasmës,
pika kulmore e saj. Rreshtohen më të afërmit për të përcjellë dhëndërrin për në dhomën e tij dhe i fundit përgatitet për ta goditur dhe e godet në shpinë. Goditja e dhëndërrit është shumë e
herëshme. Për këtë motiv, të cilin profesor E.اabej e gjen në Gjirokastër, shprehet: "Ky zakon na kujton një tepricë (mbetje tradite - F.Gj.) të natës Polter, të popujve hindogermanë. (Në "Yllyria", 18 kallnuer 1936). Mbeten mjaft gjurmë të tjera, po mbi të gjitha mbetet detyrimi që kanë fisi e rrethi shoqëror (mëhalla e fshati) për të nxjerrë dasmën faqebardhë. Në dasëm, ky rreth shoqëror i len hallet e veta, i lenë punët e veta të përgjithëshme të paktën tri ditë. Në këto ditë, atojetojnë me dasmën, vihen në shërbim të saj, të familjes, të dhëndrrit e të nuses, të dajave e miqve, se "dasma është e shokëve". Puna dhe kënga ndjekin radhën e veprimeve.

Lotët

Nga kjo rradhë veprimesh shkëpusim momentin e ndarjes së vajzës - nuse nga prindërit, që në palën tjetër është bamja dhandërr i dhëndërrit. ثshtë momenti i lotëve në shtëpinë e vajzës - nuse, po
edhe në shtëpinë e djalit - dhëndërr. Zakonisht lotët derdhen në shtëpinë e djalit - dhëndërr, kur berberi heq flokët, pra kur ulet në një vend të dukshëm i rrethuar nga motrat dhe moshatarët, nëna, vëllezërit dhe më të afërtit. Lotët vijnë nga këngët që këndojnë vajzat. Janë momente ndarje edhe për djalin, ashtu edhe për vajzën. Pothuajse lotët janë të njëkohëshëm. Nuk është vetëm momenti i ndarjes, po diku më thellë e kanë origjinën këto lot. Në këtë rast lotët shmangin një tronditje psikike për dy njerëz, që do të vijojnë jetën në një mënyrë tjetër e do të hyjnë në provë ripridhuese. Janë momente që i përkasin shoqërisë njerëzore, është një proces që diçka do ndryshojë, që për individin është një lloj dileme. Po t'I referohemi Hegelit, "një qënie dhe mosqënie njëherësh. Të ndryshuarit është kalimi nga njëra te tjetra,… Në brendësi të të ndryshuarit diçka ndryshon, pra diçka rrjedh. Ka një histori, një ngjarje, një proçes". Në skeletin e sistemit filozofik të Hegelit do të hynte ky moment, pra lotët, në filozofinë e tij të shpjeguar, në atë të shpirtit e si nënndarje, në atë psikologjike. I kthehemi procesit si realitet. Grupi i vajzave me vargje mallëngjyese për rininë (beqarinë), për nanën, për babën, për motra, vëllezën e moshatarë, e bëjnë atë të qajë. Në këtë kohë të shkurtër qan nana, baba e më të afërtit e tjerë. ثshtë për t'u theksuar se detyra e grupit që këndojnë është : ta bajnë dhëndrrin të qajë! "Hajt ta lidhim besën,/ me një fije kashtë,/ ta duesh nanën,/ sikur e ke dashtë,/", e kështu me rradhë për babën, motrën, e të
tjerë. Kjo është skena e lotëve për dhëndërrin. Koha më e zgjatur për lot është në shtëpinë e vajzës - nuse, dhe arrin kulmin kur del nga dera për rrugë me krushq.Një mori këngësh provokojnë lot te nusja, kur afrohet pranë shtëpisë së dhëndërrit. Ajo nga larg, po edhe pranë oborrit dëgjon vargje të tilla: "Kur ja vune kamën shalës,/ a ja bane hallall babës,/..." Këngët e këtij lloji përshkohen nga nota emotive, ku gjuha poetike ngul këmbë në të qarën. E qara dhe nazet (këtë të fundit në shtëpinë ku ishte, ku bën sikur s'do me dalë nga dera), duket sikur lehtësojnë pengesat për të kaluar në një fazë të re jetësore, bile i japin zemër për të kaluar vështirësitë. Në fund të këtyre këngëve, dy vargje zbulojnë nëntekstin, dalin hapur: "Hajt, moj nuse, mos ki dert,/ se këto fjalë mi janë adet/.

Mbushja ujë

Një tjetër motiv është edhe mbushje për herë të parë uji e nuses. Kjo ndodh pas dasmës, kur në shtëpi (tashmë edhe e saj), kanë mbetur më të afërtit e familjes. Nusja shoqërohet për në krua nga motra të burrit e kunata, mbushin ujë e kthehen. Në disa fshatra ka qenë zakon, (diku edhe ekziston), që ena pasi mbushet derdhet, për ta mbushur prapë. Për këtë rit, thuhet se "uji i parë i enës është i zanave, i dyti i nuses". Duke folur për këtë rit, profesor E.اabej, thotë "zjarri dhe uji lozin një rol të rëndësishëm. Farefisi femnuer i nuses e çojnë te kroni. Ky zakon është te grekët, bullgarët dhe arumunët". (Ylliria, 18 kallnuer, 1936). Një rit ballkanik, ku e veçanta jonë lidhet me ujin e zanave, pra mitike. Ka edhe aspekte të tjera të riteve dasmore, të poezisë e veprimeve në dasmën tradicionale lumjane. Gjithësesi, thelbësorja është në rreshtat dhe vargjet popullore, që përbëjnë poemën lirike, një poemë shumë vëllimëshe. (Se s'kemi term tjetër për të përcaktuar volumin e saj). Struktura e këtyre këngëve është një model, ku është mbështetur poezia e kultivuar (e poetëve). Kuptohet se në këtë mënyrë, kjo e fundit emërton gjëra të ndryshme, po në thelb në
mënyrë homogjene, duke u paraqitur me të njejtën strukturë. Ato mendime, të trashëguara e të reja (që janë pranuar si elemente qytetërimi), poezia e dasmës i rimon, për t'i vënë në këngë, tashmë të shenjuara ekspresivisht.Raka hana ndër bojana,/ nusen tonë e mësoka nana./ Hajt mos nanë, mos m'so mue,/ se unë djalin do ta due./ Dy vargjet e para mësimi, transmetimi i njoftimit, kur në të dytat, elementet disi qytetare (shprehja e hapur e dashurisë, prindërve).Kur dikush e dëgjon për herë të parë një këngë dasmore, kur e ndjek një dasmë a lexon këngë darsme të përmendura më parë, jep një vlerësim me ato që di nga një vis tjetër. Ai mund të thotë; kjo mirë e kjo keq, sipas pjesëve të dasmës. Një vlerësim mund ta bëjë edhe një që s'e ka jetuar atë, por e ka me të dëgjuar. Ndryshe ndodh me një të moshuar, i cili justifikon gjithë ceremonialin. Pikërisht se
ka të tilla vlerësime, pranohet zhvillimi, e reja si proces në rastin e ceremonialit të dasmës.

Norma dhe dhuna

Dasma e traditës është dasëm institucionale, pra ka normën. Kjo normë vjen nga kohët e hershme të shoqërisë njerëzore, ka bërë ndryshime të herëpashershme sipas pëlqimit të shumicës dhe ka mision të çojë individin nga rrugë të pashkelura në të shkelura. Me anë të kësaj norme bëhet ripërtëritja e individit dhe nëpërmes tij, e gjithë shoqërisë njerëzore. Shoqëria njerëzore e ka rregulluar me anë të institucionit të dasmës biofilinë (dashurinë për jetën), në mënyrë të tillë, që pas ndjesive të individit, të vijnë ato të rrethit familjar e fisnor. Gjithnjë kemi respektin për biofilinë, e cila në momentin më të rëndësishëm të një individi, kur ky kërkon të kapërcejë në jetë bashkëshortore, shfaqet me këngë, valle, rite, lojra, ushqim dhe krahas këtyre detyrime normative. Duket se këto të gjitha së bashku mbajnë institucionin e dasmës tradicionale. Dasma tradicionale është akuzuar për përdorimin e dhunës. Zakonisht, kur ka normë, ka edhe dhunë (në kuptimin ndrydhje). Dhuna sipas psikoanalistëve si Frojd, Erich Fromm, etj, përfaqëson revoltën e jetës kundër paaftësisë. Një ndër llojet e dhunës sipas këtyre psikanalistëve është "dhuna kompensuese"... Ajo është e ngulitur thellë te njeriu, ashtu siç është dëshira për të jetuar... Ajo është rezultat i një jetë të pajetuar (E.Fromm, Psikoanaliza e dashurisë, T.1998, faqe. 14).
Dhamë këto thënie, pasi te dasma tradicionale (jo se s'ekzistojne te dasma e sotme) është e pranishme kjo lloj dhune. Psikanalistë, siç është E.From, japin edhe mundësinë e shmangies
ndaj kësaj dhune: "e vetmja kurë, - thonë ata, - ndaj shkatërrimit kompensues, është zhvillimi i potencialit krijues të njeriut dhe aftësisë së tij për të përdorur në mënyrë produktive cilësitë e tij
njerëzore". (Po aty, f.15). (Kënga e ritit dhe ritet vetë, janë kura më e mirë).Në trajtimet e ndryshme të dasmës tradicionale, edhe pse nuk është përdorur direkt termi dhunë, është lënë të kuptohet nëpërmes fjalëve skllavëri, nënshtrim, shtypje të burrit ndaj gruas, etj, (Shih, psh "Nëpër vargjet e këngës popullore", T. 1980, f.90 - 108). Diku tjetër, po edhe këtu flitet skena të shitjes e blerjes së vajzës, për "gjoja" rite, etj. Sigurisht që ka pjesë që duhen kapërcyer (dhe që në realitet janë kapërcyer), po pa këto nuk i thonim "tradicionale", kur dihet se dasma, ashtu si edhe ceremoni e rite të tjera, kanë kaluar nëpër disa formacione ekonomike - shoqërore. Nga këto shkallë të zhvillimit shoqëror kanë arritur edhe këto "të kritikueshmet", si detyrimet, ritet, zakonet, që në një
pamje kanë një lloj dhune. E megjithatë, janë dëshmi e gjallë e rezistencës regjionale e kombëtare, një pasqyrë ku lashtësia e një kombi ka lënë gjurmët.Në ceremonialin tradicional të dasmës, thuhet se kërkohet një sasi paresh nga familja e vajzës. Dhe këtu akuza është më e rëndë, pasi del se "vajza shitet". Për kohën e mëparëshme, ndoshta kishte një vlerë, ishte kompensim i lidhjes miqësore (kur të rinjtë nuk njiheshin e vetëm përfytyronin njëri - tjetrin). Koha kur jepeshin e
merreshin këto para, ish e caktuar dhe e hapur. Pra, ky veprim nuk bëhej fshehur. Vetë termi "forcim", i kësaj marrëdhënie, le të kuptosh për lidhje miqësore, po edhe një detyrim, që dasma të bëhej dasëm, se "njeriu një herë martohet". "Në të vërtetë miku i merr këto para, por ia kthen prapë në një formë tjetër, domethënë në formën e çezit", thotë Elez Braha në studimin "Dasma në Lumë". Vërejtësit, megjithatë, kanë të drejtë në dhënien e mendimeve të tyre, pasi koha e tashme i quan të kapërcyera. Nga ana tjetër, vetëm vërejtësit kanëtë drejtë ta kritikojnë me mendimet e tyre, të thonë së kjo është "e mirë apo kjo e keqe", ndërsa studiuesit nuk mund ta thonë kështu.
Studiuesi e merr çdo dukuri në kohë, çdo veprim në rrethana të caktuara shoqërore.

Psikologjia e dasmës tradicionale

Në dasmën tradicionale, nuk gjen vetëm këngët, ritet, zakonet, e tradita, por gjen edhe psikologjinë e një shoqërie, ku individi respektohet në shkallë të lartë. Ai vihet në qendër të ceremonialit,
i rrihet pranë, ndihmohet me të gjitha mjetet (veçanërisht me artin), që të hyjë në fazën e re të trashëgimnisë. Rrethi shoqëror sakrifikon nga e tija, për të respektuar individin (dhëndrrin e nusen), se e di psikologjinë e shpirtit të individit në këto çaste. Ndaj dasmën e shndërron në një festë, ku shumica janë aktorë (dikush punon, dikush këndon e dikush bisedon) e më pak spektatorë. Aktorët
kryesorë, ku janë drejtuar sytë e të gjithë pjesëmarrësve janë nusja e dhëndrri. Ndaj figurat stilistike të këngës zgjidhen deri te e madhërishmja si kategori estetike: Raka dielli e prenon
hana,/Nusja jonë po vjen si zana/..., janë dy vargje të një kënge, në çastin kur krushqit afrohen me nuse pranshtëpisë së djalit. Në ketë kohë, dhëndrri del dhe e shikon. Deri vonë dhëndrrit i vinin një napë para syve kur shihte nusen për hëre të parë në kalë, zakon që tani nuk praktikohet. Duket një mbeturinë mistike. Kënga shoqëron ardhjen e nuses dhe kërcitjen e pushkës nga dhëndrri në këto çaste. Kënga lirike e dasmës shpreh anën psikologjike të protagonistëve, por jo vetëm të tyre. Nga një anë ndryshon raporti mes dy familjeve, do nisin procese të reja në njërën prej tyre (në atë ku shkon nusja) si: lindja e fëmijëve deri në shkëputjen nga trungu e formimi i familjes së vet. Po më emocionale është largimi i vajzës. Në ketë familje do mungojë një njeri, do ndjehet një boshllëk e, mbi të gjitha, është meraku prindëror, se si do e ndjejë vetën vajza në atë familje ku shkon. Gjithashtu këtu do ndjehet malli, mërzia etj. Mënyrën për të kapërcyer ketë ndjesi, sidomos për natën e parë të largimit të vajzës, tradita e ka zgjidhë duke i qëndruar pranë atë natë. Kështu disa të afërm, si nga fisi, ashtu edhe nga miqtë, qëndrojnë në në një dhomë, ku bëhet muhabet. Mund të themi se nga soditja e bisedës së asaj nate, trajtohen më shumë çeshtje
familjare, bëhen tregime popullore mbindodhi të ndryshme në raste dasme, shpjegohen probleme të lindura mes familjesh, kur ato ishin të lidhura mes njëra – tjetrës etj. Zakonisht drejtimin e bisedës e merr njëri nga miqtë më të largët, po edhe ai që di të trajtojë këto probleme. Bëhen pyetje e jepen
shembuj zgjidhjesh nga figura të njohura popullore të krahinës e më larg saj, si nga Dibra apo vise të tjera. ثshtë një natë që ka shumë rëndësi e mbahet mend nga ajo familje për qëndrimin afër atë natë, kur u mungon e do t'u mungojë gjithnjë një njeri. Megjithatë, fjala më e ëmbël (që shkon deri në ngushëllim) është: "E marrtë hajri mbrapa!" Dukuritë e traditës dasmën e quajnë të fisit, jo vetëm nga ana organizative e ndihmë materiale, po edhe shpirtërore, pra nga ana psikike. اdo pjesëmarrës në dasëm, në një mënyre është pjesë e dasmës me gjithë problemet që ka apo dalin. Gjithashtu merr pjesë me gëzimin e deri hidhërimin (psh, kur qan vajza që del nuse, qajnë edhe të afërm).

Liria në dasmën tradicinale

Mund të përmendim lirinë e njerëzve dhe të këngës së dasmës. Kur përmendet dasma mendja e gjithë rrethit familjar e shoqëror shkon te lënia e punëve të zakonshme të stinës, hallet e problemet e përditshme dhe marrja me dasmën. E veças, bota femërore si më e mbyllura në shtëpi, jo vetëm mendon për veshjen, paraqitjen sa më mirë në dasëm, por mendon deri dhe për këngët që do këndohen. Bile interesohet për emra të babait, vëllezërve e motrave të nuses për t'u thurur këngë, për t'i përmendur në publik dhe para nuses, si për t'i treguar se "njohim njerëzit e tu". Kjo edhe për të bërë më shpejt përshtatjen në familjen e re e nganjëherë si me humor, për t'i thënë se "të njohim kush je". Liria duket sikur i kalon kufijtë. Ato vajza të mbyllura dhe të ndrojtura në dasëm shpërthejnë gjithë talentin e tyre. Këndojnë e kërcejnë sa që thua se nuk janë ato që njeh. Ndryshon edhe fjalori i tyre, veças në një moment kur i drejtohen nuses së re me fjalë lënduese, si "a e lae nanën" e deri në fyese për vëllezërit e motrat e saj, si "Kush t'përcolli der' te lvadhi, çaj vllai nuses, çaj veshgjati" etj. Vargjet: "Hajt, moj nuse, mos ki dert,\ se kto fjalë m'i janë adet, qetësojnë nusen....

PثRFUNDIM

Kënga mbetet këngë. Si çdo këngë, kënga e dasmës ka figurat dhe figuracionin e saj. Në qendër të figurave qëndron ajo e nuses dhe pas saj ajo e djalit-dhëndërr. Këto figura ndrin në çdo këngë. Ato
kanë një arsenal figuracioni, që nga krahasimet, epitetet deri te metaforizimi zakonisht në shpend të bukur apo qëniet zbukuruese të natyrës, veças pyllit e fushës etj. Nusja-hënë që shkëlqen më tepër, trandafile, synin si filxhan, vetull-gajtane, shtat-bajrak etj. Zakonisht figurat merren nga mjedisi rret e rrotull vendit të dasmës. Duhet thënë se figurat që merren japin përfytyrimin e të
madhërishmes me anën e trupave qiellorë, figurave mitike, maleve të larta, përzgjedhje emra kafshësh e shpendësh të bukur po edhe mitikë, metale të çmuara e të shndëritshme etj. Veç dy personave qendrorë, janë nëna, babai vëllai, motra, hallat, dajat, të afërmit etj, që kënga i vlerëson sipas rëndësisë.Nëna, (të dy, e vajzës dhe e djalit) si prehëri i ngrohtë i fëmijës, nxitet me fjalët "lumja ti, ç'vashë rrite" dhe "lumja ti ç'nuse more". Këto fjalë sikur nënës së vajzës i vijnë në ndihmë për të lehtësuar mungesën e se bijës në të ardhmen. Po kështu nxisin nënën e djalit të dojë nusen e të gëzohet më shumë për djalin që do krijojë familje të re. Në veprimet pas ardhjes së nuses, është nëna që uron e para "pastë kamën e mbarë", u lëshon sheqer e drejton fëmijët apo motrat, hallat etj, që të kryejnë veprime të tilla si hedhje gruri, orizi, hyrjen e nuses me këmbën e djathtë etj. Sikur ta vërejsh me kujdes nënën (e djalit) në ketë çast, duket se veç gëzimit, disi ka edhe shqetësim. Vetë në qenien e njeriut është një shqetësim prindëror. Së pari është shqetësimi për të ardhmen, jo vetëm si do të dalë nusja, por edhe se nëna deri tani vetë ka qënë
në krye e vetë në fund; nuk i është përzie dikush në veprimet e saj. Tani e pas do të ketë një lloj konkurence në kryerjen e detyrave familjare. Gjithashtu nëna ndjen edhe një lloj dhimbjeje për moshën e saj që po kalon. Këto çaste shpesh shoqërohen me këngë, si me humor: "Mos mrrol sy e mos mrrol vetull,/se je msue me ngranë vetëm". Dasma ka veç këngëve, elementë të hershëm të cilët dalëngadalë po zhduken. Dikush, me të drejtë a pa të drejtë (është gjykim i tyre dhe duhet marrë në konsideratë), mund të thotë se s'duhen më. Në ketë mohim ose pohim duhet pasur parasysh se të gjithë vlerat janë subjektive dhe njëkohësisht edhe relative. Dukuritë e reja të këngës popullore, me zhargone të marra hua nga vise të ndryshme (bile edhe jashtëkombëtare), pa vlerat e tradicionales, pa seriozitetin kombëtar, kanë funksion "korruptiv", mashtrues për kolektivin.
Gjithsesi, janë me shije tërheqëse, por të jashtëkontrollushme për kolektivin. Sigurisht që shumë elementeve të dasmës tradicionale u ka ikur koha. Sot koha ka sjellë elementë të rinj, që nga brezi i tanishëm që i ndjen dhe i përjeton, duken më të pëlqyeshëm. Mbeten për t'u provuar se sa do i rezistojnë kohës.

Literatura:
E.اabej, "E.اabej, Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes"
F. Konica, "Shqipëria kopësht shkëmbor në Evropën Juglindore"
E.Braha"



nga : Fejzulla Gjabri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top