Kinezët shkojnë në kurs për t’u mësuar si të bëjnë se.ks .

PiNkY

Anëtar i Nderuar
f.0916190015846_m.jpg


Në një dhomë anonime hoteli në qendër të Shangait, Ma Li u bën kurs disa grupeve të vogla të grave kineze, rreth një teme që në shoqërinë kineze është tabu – se.ksi.
Kursi zgjat dy ditë dhe është mjaft i shtrenjtë: 2.500 juanë (410 dollarë), ose gati gjysma e pagës mesatare mujore në metropol. Megjithatë, numri i nxënëseve që shkojnë e i trokasin asaj në derë rritet çdo ditë. Gjë që e ka shtyrë të organizojë kurse edhe në qytete të tjera të vendit. Gjatë këtij kursi intensiv, nxënëset mësojnë diçka nga anatomia, psikologjia dhe teknikat e sjelljeve intime.

Ma Li, e cila i është bashkuar Asociacionit Botëror të Mësimdhënësve të se.ksit, përpiqet të jetë sa më e afërt dhe më e hapur në mënyrë që nxënëseve të saj t’u japë besimin, i cili në të shumtën e rasteve u mungon. Gjatë kursit transmetohen video me marrëdhënie se.ksuale orale për pjesën teorike. Gjithashtu vihet në përdorim edhe pjesa praktike.

“Nuk kam fare edukimi për se.ksin. Unë kam menduar se trupi i një burri i ngjan atij të një vogëlushi. Unë dua të di për veten dhe se çka në të vërtetë është se.ksi”, ka treguar Sophia Hu, një avokate 30-vjeçare, ndërsa transmeton Shekulli.

Kurset kanë nisur në janar, mirëpo grupet me kandidate janë plotësuar disa javë përpara, tregon Ma. Idenë për këtë punë ia ka dhënë një psikologe nga Pekini, Zhenhing Li, e cila që nga korriku organizon seanca gjatë të cilave gratë vijnë e flasin lirshëm për këtë temë.

اështja e se.ksit ka qenë tabu në Kinë, por është forcuar qëkur Partia Komuniste erdhi në pushtet, më 1949. Megjithatë, gjërat filluan të ndryshojnë me hapjen e vendit ndaj botës, shtimit të numrit të udhëtimeve dhe kontakteve me jashtë dhe ndikimin në rritje të Kinës në skenën ndërkombëtare.

“Në Pekin, Shangai e në qytete të tjera, vajzat janë shumë të ndikuara nga kultura perëndimore, tajvaneze dhe koreane dhe ato kanë një sjellje shumë moderne karshi se.ksit. Mirëpo, në zonat rurale, femrat nuk dinë gjë për këtë fushë”, shpjegon Jay Zheng, profesor i obstetrikës dhe gjinekologjisë në universitetin e mjekësisë të Kaohsiungut, në Tajvan.

Më 2011, një çift nga Vuhani, i cili sa ishte martuar, ishte përfolur nëpër gazeta pasi ata ishin shumë të paditur në lidhje me marrëdhëniet se.ksuale. Madje ata për tre vjet nuk kanë pasur fëmijë, sepse mendonin se për të mbetur shtatzënë gruaja mjaftonte vetëm të flinin së bashku në të njëjtin shtrat. Burri dhe gruaja, të dy të diplomuar në fakultete, e kanë kuptuar se ku qëndron problemi vetëm pas një vizite te mjeku, i cili u ka treguar se për të mbetur gruaja shtatzënë duhet pasur marrëdhënie se.ksuale. /Telegrafi/
 
Titulli: Kinezët shkojnë në kurs për t’u mësuar si të bëjnë se.ks .

Kurse une kam menduar se vetem ne shqiptaret jemi te pa edukuar se.ksualisht? Kjo sa per shaka!

Problemi themelor qendron ne ate se krijohen tabu te pa nevojshme ne jete dhe keto pastaj kane dhe pasojat e tyre!
 
Titulli: Kinezët shkojnë në kurs për t’u mësuar si të bëjnë se.ks .

jan pak ne numer qe dojne me u mesu edhe me shume te mesohen te qesin prezervativa se pushtun boten se per **** per qe sdini jeni kah bohi dy miliard
 
Titulli: Kinezët shkojnë në kurs për t’u mësuar si të bëjnë se.ks .

Po u bene eksperte,,sdo i dalin me kinezet e veta,kam frike se do na prishin traditat:p
 
Titulli: Kinezët shkojnë në kurs për t’u mësuar si të bëjnë se.ks .

Mund te duket e cuditshme, por sesht ide e keqe lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top