Kështjella të mrekullueshme nëpër botë

Nuk është sekret që njerëzit po presin me padurim të udhëtojnë përsëri në botë. Udhëtimet jashtë shtetit mund të mos jenë ende të këshillueshme, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të ëndërrojmë për vende të bukura në çdo cep të botës.

Më poshtë, janë foto të disa prej kështjellave më të bukura në të gjithë botën.

Ka debate mbi atë që teknikisht quhet kështjellë, por për qëllimet tona, ne jemi kufizuar në vendet që përfshijnë përcaktimin në emrat e tyre ose shpesh konsiderohen si kështjella.



Kështjella Neuschwanstein



Kështjella e Bukuroshes së Fjetur e Disneyland thuhet se është frymëzuar nga kjo kështjellë gjermane e shekullit të 19-të në Bavari.



Kështjella Himeji



Kështjella Himeji në Prefekturën Hyōgo të Japonisë daton në shekullin e 14-të.



Kështjella Frederiksborg



Kështjella Frederiksborg në Hillerød, Danimarkë, është ndërtuar në fillim të shekullit të 17-të si një rezidencë për mbretin Christian IV të Danimarkës-Norvegjisë.



Kështjella De Haar



Kështjella De Haar ndodhet në Utreht dhe është kështjella më e madhe në Holandë.



Kështjella Glamis



Kështjella Glamis në Angus, Skoci, ka qenë shtëpia e fëmijërisë së Mbretëreshës Elizabeth, Nëna Mbretëreshë.



Kështjella Corvin



E njohur gjithashtu si Kështjella Hunyadi ose Kështjella Hunedoara, Kështjella Gotike e Rilindjes Corvin në Hunedoara, Rumani, është e lidhur me disa legjenda të frikshme.



Kështjella Chapultepec



Kështjella Chapultepec në Mexico City krenohet me pamjet e pabesueshme të qytetit dhe ka qenë modeli për ndërtesat të tjera të tilla si Armeria e Regjimentit të 13-të në Brooklyn.



Kështjella e Chambord



Kështjella e Chambord në Luginën Loire të Francës thuhet se ishte frymëzimi për kështjellën mistike të Bishës tek “E bukura dhe Bisha” të Disney.



Kështjella Krak des Chevaliers



Kjo kështjellë në Siri, që nga koha e kryqëzatave, është ndërtuar në shekullin e 12-të.



Kështjella Scaligero





Kjo kështjellë në Sirmione është një nga më të ruajturat në Itali.



Pallati Pena



Pallati Pena është një kështjellë në Sintra në rivierën portugeze e njohur për ndërthurjen e stileve arkitektonike.



Kështjella Kalmar



Kështjella Kalmar në provincën suedeze të Småland daton në shekullin e 12-të.



Kështjella Vianden



Kështjella Vianden në veri të Luksemburgut u ndërtua në stilin romak nga shekujt 11 deri në 14 dhe u shkatërrua në shekullin e 19 përpara se t’i nënshtrohej një restaurimi të plotë.



Kështjella San Felipe del Morro



Kjo kështjellë e shekullit të 16-të u ndërtua në një vend strategjik mbi ujë në San Juan, Porto Riko.



Kështjella Highclere



Kështjella Highclere në Hampshire, Angli, është e njohur si vendi i xhirimeve për serialin televiziv dhe filmin “Downton Abbey”.



Kështjella e Pragës



E ndërtuar në shekullin e 9-të, Kështjella e Pragës është një nga vendet më simbol në Republikën Çeke.



Kështjella Aragonese



Kështjella mesjetare Aragonese është e vendosur në një pozicion të tillë që lidhet me ishullin Ischia pranë brigjeve të Napolit, Itali.



Kështjella Matsumoto



Kështjella Matsumoto në Prefekturën Nagano të Japonisë ka ruajtur origjinalitetin e saj në pjesën e brendshme. Kjo kështjellë njihet gjithashtu si “Kështjella e Korbit” për shkak të pjesës së jashtme të zezë. / Huffington Post
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 3 21.4%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 14.3%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 7.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 21.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 14.3%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 3 21.4%
Back
Top