Këshillë për atë që dëshiron të drejtohet pas hutimit

Kresha

A pretty face can never trick me
Një vëlla që qan për ty natën, që ti të qeshësh ditën, që është i mërzitur për ty në orët e tij të lira, që ti të jesh i lumtur në ato orë!




Shkruan: Shejkh Rexheb DIB

( vlera e shoqërimit me një vëlla të sinqertë)


Ta dish mirë, i dashur vëlla, se realizimi i kësaj këshille është i lidhur ngusht me shoqërimin tënd me një vëlla të sinqertë që të nxit për mirë dhe të ruan nga të rënit në të ndaluara, që të drejton nga Zoti (xh.sh) me fjalët e tij dhe të mëson përkushtimin me punët e tij!

Një vëlla që qan për ty natën, që ti të qeshësh ditën, që është i mërzitur për ty në orët e tij të lira, që ti të jesh i lumtur në ato orë!

Një vëlla që lutet natën për ty, që lehtësimi e mbarësia të të ndjekë në jetë, që lutet për ty pas shpinës tënde, që Zoti (xh.sh) të të pastrojë nga gabimet dhe të metat!

Ta dini, se vëllau në fe në këtë kohë, është më i rrallë se xhevahiri e diamanti, sikurse prezenca e tij është më e shtrenjtë se çdo e shtrenjtë, pasi askush prej jush nuk mund të mendojë për një vëlla të tillë nëse nuk shoqërohet me njerëz të mirë, i dashuruar pas dijetarëve të sinqertë, i lidhur pas adhurueseve, njohës i kufijve të sistemit hyjnor dhe larg epsheve dhe dëshirave shtazore, sepse në të kundërt vëllazëria e tij më dikë do të jetë një çështje interesi material, apo shoqërim trupor për një arsye a qëllim individual!

I lumi ai, pastaj i lumi ai, të cilit Zoti (xh.sh) ia ka bërë risk një shoqërues të sinqertë, që kur të harrojë t'i tërheqë vëmendjen dhe kur të kujtohet ta ndihmojë.

Dhe i mjeri ai, pastaj i mjeri ai, i cili preokupimin e tij kryesor e ka të lidhur pas kësaj bote, hallin më të madh për trupin dhe vrapimin pas sendeve të përkohshme qëllimin e tij!

I shkon atij që Zoti (xh.sh) i ka dhënë mbarësi, të interesohet për afrimin e vëllazërisë dhe përgatitjen e tyre për rastet e tij të mira e të këqija. Prandaj afrojuni te njerëzit me anë të moralit të lartë, pasi ai i shkrin krejt pengesat drejt tyre dhe, kushdo që dëshiron të dallojë se sa i plotë apo i mangët është, le të shikojë me vëmendje te fjala e Imam Aliut (r.a) që thoshte:

"Pasqyrat nga të cilat njeriu shikon sjelljen e tij, janë njerëzit, sepse dote shohë mirësitë e të mirëve të tyre ndaj tij dhe të keqen e të këqinjve të tyre ndaj tij"!

Pas gjithë kësaj është e domosdoshme që t'ju jap disa këshilla që t'i keni si pika referimi në lëvizjen tuaj dhe pjesë të sistemit tuaj jetik, të cilat i përgatita për ju gjatë dhjetë ditëshit të fundit të Ramazanit të kaluar.

Le ta dini të dashurit e mi, se çdo punë e ka një fund dhe se çdo jetë e ka një cak dhe se çdo kohë ka një lloj ushqimi dhe ju jeni ushqimi i vdekjes!

Puna më e madhe është njohja e Zotit, baza e saj është bindja ndaj Tij, lutja është çelës i mëshirës, paqja vjen me ecjen drejt në jetë, sakrifica është malli më i mirë, ekonomia e begaton të paktën ndërsa harxhimi pa kufi e shkon dëm edhe të shumtën!

I mençur është ai që përfiton nga eksperienca dhe e keqja në grup është më e mirë se e mira në përçarje. Shanset kalojnë si retë, prandaj përfitoni nga shaset e mira që ju jepen në jetë!

Mendimi është dritë, ndërsa hutimi devijim dhe humbje!

Mendimi i të moshuarit është më i mirë se ai i të riut të papjekur!

Buzëqeshja është koka e çdo dashamirësie, ndërsa durimi mburojë nga varfëria!

Dashamirësia është afrimitet i dobishëm, ndërsa kapriçoja është shoqërues i "të verbërve"!

Loja e tepërt trashëgon inatet, shoqëria është e domosdoshme, vetmia është përulësi ndërsa drejtësia është qetësim!

I dashur vëlla!

Ruajtja e asaj që ke në dorën tënde është më e dashur për ty, se kërkimi i asaj që sheh në dorën e tjetrit, prandaj bindu se thesaret e riskut ndodhen në sjelljen dhe moralin e lartë!

Dhe se më i dobishmi i thesareve është dashuria e zemrave, ndërsa rizku është dy llojesh: Rizk që e kërkon dhe që është dhunti hyjnore dhe rizk që të kërkon, të cilin edhe po s'e kërkove të vjen vetë. Prandaj ruaju që ta teprosh në vrapimin tënd pas tij, pasi është nxitës për rënien tënde në gabim dhe zbukurues i rënies tënde në të metë!

Takimi me njerëz të mirë është ndërtues për zemrën dhe është prej fatmirësisë së njeriut shoqërimi i tij me njerëz të devotshëm!

Punët e njeriut në këtë jetë do t'i ketë para syve në të ardhmen, prandaj "Urtësia është argument i besimtarit", kështuqë kërkoje argumentin tënd qoftë edhe në njerëz të paudhë!

Këshilla është e vlefshme për atë që e kupton, ndërsa respektimi i prindërve është prej sjelljeve më fisnike!

Sa e keqe është ndarja pas lidhjes, largësia pas vëllazërisë, armiqësia pas dashurisë, tradhëtia ndaj atij që të ka besuar dhe pabesia ndaj atij që të është dorëzuar!

Sa mjeran është ai që vazhdon të punojë keq, duke menduar se Zoti (xh.sh) do ta falë!

Zemrat lodhen, sikurse edhe trupi vetë, prandaj kërkojini asaj për urtësitë më të spikatura!

Dëshmoni, se e pakta nga Zoti (xh.sh) është shumë më e madhe se e shumta nga robët e Tij, edhe pse e gjitha është prej Tij dhe, nuk pyes nëse e lehta apo e vështira më godet, pasi e drejta e Zotit në vështirësi është durimi dhe në lehtësi falenderimi!

Binduni, se e mira është dhjetë pjesë: Nëntë pjesë janë në heshtjen, përveç se në përmendjen e Zotit dhe një pjesë në largimin nga shoqërimi i të hutuarve!

Xhihadi në kohën tonë është tre llojesh; ju keni xhihadin e dorës, që është sakrifica për të fituar hallall. Pastaj vjen xhihadi i gjuhës: Thirrja në rrugën e All- llahut me urtësi dhe mësimi i ligjit të Tij me anë të këshillës. Pastaj është xhihadi i zemrës: Duke larguar prej saj çdo hutim, epsh e kapriço dhe distancimi nga qejfet, pasi zemra që nuk njeh mirësinë nuk e mohon të pështirën!

Së fundi:

Bëni kujdes, se katër gjëra e mbysin zemrën: Gabimi pas gabimit, armiqësia dhe debati me të lajthiturin, shoqërimi i tepërt me femrat dhe qëndrimi me të vdekurit dhe i vdekur është çdo njeri që abuzon me të mirën!

Përktheu nga arabishtja dhe përshtati në shqip: Muhamed Sytari
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top