Keshilla per te pasur nje lekure fytyre te lemuar

My Self

Born To Be Happy
thumbnail.php

Keshilla praktike te cilat zhdukin demtimet qe i shkakton nxehtesia lekures:lini duhanin, lajeni fytyren me uje te ngrohte. Ne temperatura te larta trupi juaj per te ekuilibruar veten mund te prodhoje 11,5 litra djerse.Per te mbrojtur kete sistem lekura juaj prodhon vazhdimisht qeliza te reja dhe hedh 50 mije qeliza te vjetra ne minute.

Pervec kesaj lekura krijon nje lloj imuniteti ndaj mikrobeve dhe keshtu mbron organet tuaja. Lekura juaj luan rolin e nje kanali per shqisen e te prekurit. Megjithate shume njerez nuk i kushtojne shume rendesi perkujdesjes se lekures. Ju mund te perkujdeseni per lekuren tuaj shume mire nese merreni me te vetem pak minuta ne dite. Ne kete menyre lekura juaj do te duket mire dhe do te ndihet mire. Ja pese gabimet me te perhapura qe bejne shume njerez ne perkujdesjen e treguar ndaj lekures te publikuara ne adresen Howstuffworks:

1. Mos perdorimi i kremit te diellit: rrezet ultraviolete mund te demtojne lekuren tuaj qe kur dilni nga shtepia apo kur jeni ne makine. Dermatologet na keshillojne perdorimin e kremit kunder diellit jo vetem ne plazh por edhe ne jeten normale, cdo dite. Duke depertuar thelle ne lekure rrezet e diellit mund te demtojne ADN-ne tuaj, te zhdukin kolagjenet dhe te konsumojne perberesit e nevojshem ushqimore si vitamina A. Disa probleme serioze lekure te mbetura qe nga femijeria rrisin riskun e shfaqjes se kancerit te lekures me vone. Prandaj familjet duhet te jene shume te kujdesshme ne parandalimin e djegieve te lekures tek femijet. Me kalimin e viteve rrezet UV behen shkak i rrudhjes, vyshkjes se lekures dhe krijimit te njollave. Ju duhet te perdorni nje krem te numrit 45 i cili pengon rrezet UVA dhe UVB . Ky krem mund te parandaloje 99% rrezet UVB. Perdoreni rregullisht kremin mbrojtes ndaj rrezeve te diellit.

2. Konsumimi i duhanit: Ne nje studim te zhvilluar ne Universitetin Michigan studiuesit gjeten nje lidhje ne mes te konsumimit te duhanit dhe demtimit te lekures. Demtimi i lekures varet nga kohezgjatja e pirjes, sa me shume pihet duhan aq me i madh do te jete demtimi i lekures. Duke pare demtimet e lekures vecanerisht tek pjesemarresit mbi moshen 65 vjec edhe duhanpiresit e rinj filluan te ndikohen pak nga pak. Pirja e duhanit e demton lekuren ne disa menyra. Ne fillimin pengon prodhimin e nje proteine te quajtur kolagjen e cila mundeson butesine dhe elasticitetin e saj. Se dyti duhani ngushton dhe enet e gjakut te cilat jane me afer lekures. Lekura e mbetur pa kolagjen dhe oksigjen do te rrudhet dhe ashpersohet.

3. Nje metode e ashper pastrimi: ilace te ndryshme pastrimi qe shiten ne markete mund te demtojne lekuren tuaj. Sapuni mbron lekuren nga papastertite dhe yndyrnat por sapune me te forte mund t’ua thajne lekuren dhe t’ju shkaktojne kruarje. Pastrimi i shpeshte i fytyres mund te ndikoje negativisht. Dermatologet na keshillojne te perdorim pastrues pa ere dhe te bute te cilet nuk permbajne sapun. Pervec kesaj uji i nxehte dhe moti i thate i dimrit jane nje perzierje e gabuar per lekuren. Mund te shkaktoje tharje dhe kruarje te lekures. Specialistet sugjerojne te bejme nje dush te shkurter dhe me uje te ngrohte. Te kesh nje fytyre te paster do te thote te perkujdesesh mire per te.

4. Mospastrimi i makijazhit para gjumit: lendet e makijazhit permbajne pluhur alumini i cili i jep fytyres nje rrezatim metalik. Por nese nuk e pastroni makijazhin cdo nate para se te flini atehere do t’jua demtoje lekuren. Makijazhi mbledh papastertite dhe yndyrat dhe behet shkak per mbylljen e poreve gjate gjithe nates. Pervec kesaj makijazhi permban elemente te cilet mund ta demtojne fytyren per nje kohe te gjate. Fshirja e makijazhit eshte hapi i pare ne pastrimin e lekures.

Burimi: InfoAlbania !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top