Keshilla per punekerkuesit e rinje

Jeta

Anëtar i Respektuar
Shfrytëzoni deri në maksimum përvojën tuaj në Panaire Punësimi

"Suksesi i juaj në Panaire Punësimi varet në pregaditjen dhe komunikimin tuaj efektiv. Kujdesuni që të hulumtoni punëdhënësit që do të i vizitoni, mësoni për biznesin, shërbimet apo produktet që ofrojnë."

Mësoni për vendet e punës që i kanë të hapura dhe se çfarë punëkërkues janë duke kërkuar. Më poshtë janë të renditura disa këshilla elementare që të ju ndihmojnë të pregaditeni për vizitën tuaj në panaire punësimi.


Këshillë: Shko me një qëndrim pozitiv

Pregaditi 30 sekondat e tuaja prezantimi


Këshiillë: Merrni me veti së paku 20 kopje të rezumesë tuaj.

Kujdesu që ta pregaditësh mirë rezymenë tuaj. Kujdes, njihet si fakt se punëdhënësit apo rekruterët i shikojn rezymetë vëtëm përafërsisht 10 sekonda. Kujdesu që të leni përshtypje te punëdhënësit përmes rezymesë tuaj.

Këshillë: Hulumtoni!

Sa më shumë që të dini për kompaninë, aq më shumë mund të bisedoni me përfaqësuesit e asaj kompanie, gjithashtu do të jeni më mbresëlënës dhe do të ju mbajnë më shumë në mend.

Këshillë: Merrjani invervistuesit Biznes Kartën!

Nëse thirreni për intervistë, ju duhet të tentoni që të kontaktoni prap me intervistuesin në mënyre që të i ofroni letra apo dokumente që do të përforcojnë pikat dhe qëndrimet që i keni shtjelluar gjatë intervistës.

Këshillë: Mundohu, Mundohu, Mundohu!

Fjalia mund të jetë pak e quditshme mirëpo ju duhet patjetër të mundoheni që të fitoni nga ky rast. Bisedoni me secilën kompani me të cilën mendoni se mund të ju përshtaten ambicjet, shkathtësit apo përvoja e juaj. Nëse takoheni me 20 rekruter, në fund të ditës ju do të njihni 20 përsona me emër dhe mbiemër. Kjo me siguri do të ketë shumë më shume efekt se sa vetëm ta dërgoni rezymenë tuaj përmes një të njohuri tuajin apo përmes emailit.

Këshillë: Pregaditni disa pyetje!

Pregadituni që të bëni pyetje intelegjente, për shembull se si shkathtësit e juaja mund të përdoren në të mirë të kompanisë dhe gjithashtu mos harroni ta pyetni rekruterin se çka ai/ajo pëlqen më shumë për kulturën e punës në kompaninë që ai/ajo punon në menyrë që të kuptosh më mirë nëse kjo kompani është e përshtatshme për ju


Këshillë: Vishuni mirë, si për raste Biznesi.

Përshtypjet e para gjithmonë janë me rëndësi!

 
Fjalët e panevojshme

"Rezymenë nuk e forcojnë vetëm sukseset tuaja. Po aq e rëndësishme është si dëftoni për to. Një rezyme e fortë i jep punëdhënësit një pasqyrë të qartë të aftësive tuaja dhe është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të siguruar intervistë dhe ofertë punës"

Për rezultat maksimal, rezmeja juaj duhet të jetë konqize. Në të duhet të përfshihen të gjitha të arriturat tuaja dhe atë në një ose dy faqe. Për këtë arsye, mos humbni hapsirë duke shkruar fjalë të kota. Përveç kësaj, punëdhënësi nuk dëshiron ta humb kohën duke u munduar të deshifrojë fjalitë me kuptime të gjëra ose fjalorin konfuz.


“Asistimi”,”Kontributi” dhe “Mbështetja”

Punëdhënësi nuk do të mund të kuptojë se ç’keni arritur më parë nëse përshkrimi juaj është tejet i paqartë (konfuz). Fjalët si asistim, kontibut, mbështetje tregojnë (ose jo) të njejtën gjë – tregojnë që keni asistuar, ndihmuar, mbështetur por nuk tregojnë si. Këto fjalë enkurajojnë pyetjen pasuese: “Si keni asistuar, kontribuar, mbështetur një person apo projekt ?”. Këto fjalë duhet përdorur me kujdes, në vende të posaçme. Fjalive ku përdorën këto fjalë duhet bashkangjitur përshkrime të qarta mbi rolin dhe përgjegjësitë tuaja. Tregoni punëdhënësit mënyrën se si keni kontribuar dhe rezultatet e punës suaj.


“Me sukses”, “Suksesshëm”

Natyrisht, ju dëshironi të paraqisni në rezymenë tuaj të gjitha të arriturat tuaja, por ato do të jenë më të vlefshme nëse jepni shembuj konkretë për atë se çfarë keni bërë. Nuk keni nevojë tëpërdorni fjalët “me sukses”, “suksesshëm” ose “në mënyrë efektive” për të treguar se jeni punërtorë të mirë. Përvojat tuaja profesionale flasin për vehte. Në vend se të thoni në mënyrë eksplicite që projekti ishte i suksesshëm, përshkruani të arriturat tuaja qartë dhe me fakte, pastaj tregoni shembuj se si apo pse projekti juaj pati sukses.


“Përgjegjësia”

Fjalitë si “i përgjegjshëm për…”, “përgjegjësitë e mija ishin…“ nuk lë përshtypje të mirë. Në vend se të bëni një listë të përgjegjësive tuaja mundohuni t’i cekni të arriturat tuaja. Rezymeja juaj do të ketë më shumë efekt nëse i shkruani të arriturat tuaja (sa më shumë aq më mirë). Tregoni figurativisht se si keni ndihmuar në rritjen e të ardhurave, kursyer buxhetin apo si jeni kujdesur për mbarëvajtjen e ndonjë procesi. Tregoni numrin e punëtorëve nën mbikqyrjen tuaj, shumën e buxhetit të cilin e keni menaxhuar ose shumën e të hollave që ia keni kursyer kompanisë për të cilën keni punuar.


Fjalët dhe termet shkencore

Mos e mbushni rezymenë me fjalë magjepse. Duke u munduar që të tingëlloni më të mençur apo më të kualifikuar, mund të përfundoni duke e hutuar (apo edhe nevrikosur) lexuesin e rezymesë suaj. Ju sigurisht nuk dëshironi që punëdhënësi juaj i ardhshëm të ketë nevojë për fjalor për të zbuluar se çfarë keni punuar në vendin tuaj paraprak të punës (apo jo?). Mundohuni t’i shmangeni fjalëve që janë bërë klishe dhe fjalëve të sofistikuara e shkencore. Thuani atë çfarë mendoni në mënyrë të thjeshtë dhe kuptimplote. Një gjë që duhet të përfshini patjetër në rezymenë tuaj janë fjalët kyçe. Punëdhënësit përdorin fjalët kyçe për të kërkuar rezyme, kështu që zgjedhini disa fjalë kyçe themelore dhe të rëndësishme dhe përdorni ato në rezymenë


 
Fjalët e domosdoshme

"Rezymenë nuk e forcojnë vetëm sukseset tuaja. Po aq e rëndësishme është si dëftoni për to. Një rezyme e fortë i jep punëdhënësit një pasqyrë të qartë të aftësive tuaja dhe është hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të siguruar intervistë dhe ofertë punës"

Për rezultat maksimal, rezmeja juaj duhet të jetë konqize. Në të duhet të përfshihen të gjitha të arriturat tuaja dhe atë në një ose dy faqe. Për këtë arsye, mos humbni hapsirë duke shkruar fjalë të kota. Përveç kësaj, punëdhënësi nuk dëshiron ta humb kohën duke u munduar të deshifrojë fjalitë me kuptime të gjëra ose fjalorin konfuz.


“Asistimi”,”Kontributi” dhe “Mbështetja”

Punëdhënësi nuk do të mund të kuptojë se ç’keni arritur më parë nëse përshkrimi juaj është tejet i paqartë (konfuz). Fjalët si asistim, kontibut, mbështetje tregojnë (ose jo) të njejtën gjë – tregojnë që keni asistuar, ndihmuar, mbështetur por nuk tregojnë si. Këto fjalë enkurajojnë pyetjen pasuese: “Si keni asistuar, kontribuar, mbështetur një person apo projekt ?”. Këto fjalë duhet përdorur me kujdes, në vende të posaçme. Fjalive ku përdorën këto fjalë duhet bashkangjitur përshkrime të qarta mbi rolin dhe përgjegjësitë tuaja. Tregoni punëdhënësit mënyrën se si keni kontribuar dhe rezultatet e punës suaj.


“Me sukses”, “Suksesshëm”

Natyrisht, ju dëshironi të paraqisni në rezymenë tuaj të gjitha të arriturat tuaja, por ato do të jenë më të vlefshme nëse jepni shembuj konkretë për atë se çfarë keni bërë. Nuk keni nevojë tëpërdorni fjalët “me sukses”, “suksesshëm” ose “në mënyrë efektive” për të treguar se jeni punërtorë të mirë. Përvojat tuaja profesionale flasin për vehte. Në vend se të thoni në mënyrë eksplicite që projekti ishte i suksesshëm, përshkruani të arriturat tuaja qartë dhe me fakte, pastaj tregoni shembuj se si apo pse projekti juaj pati sukses.


“Përgjegjësia”

Fjalitë si “i përgjegjshëm për…”, “përgjegjësitë e mija ishin…“ nuk lë përshtypje të mirë. Në vend se të bëni një listë të përgjegjësive tuaja mundohuni t’i cekni të arriturat tuaja. Rezymeja juaj do të ketë më shumë efekt nëse i shkruani të arriturat tuaja (sa më shumë aq më mirë). Tregoni figurativisht se si keni ndihmuar në rritjen e të ardhurave, kursyer buxhetin apo si jeni kujdesur për mbarëvajtjen e ndonjë procesi. Tregoni numrin e punëtorëve nën mbikqyrjen tuaj, shumën e buxhetit të cilin e keni menaxhuar ose shumën e të hollave që ia keni kursyer kompanisë për të cilën keni punuar.


Fjalët dhe termet shkencore

Mos e mbushni rezymenë me fjalë magjepse. Duke u munduar që të tingëlloni më të mençur apo më të kualifikuar, mund të përfundoni duke e hutuar (apo edhe nevrikosur) lexuesin e rezymesë suaj. Ju sigurisht nuk dëshironi që punëdhënësi juaj i ardhshëm të ketë nevojë për fjalor për të zbuluar se çfarë keni punuar në vendin tuaj paraprak të punës (apo jo?). Mundohuni t’i shmangeni fjalëve që janë bërë klishe dhe fjalëve të sofistikuara e shkencore. Thuani atë çfarë mendoni në mënyrë të thjeshtë dhe kuptimplote. Një gjë që duhet të përfshini patjetër në rezymenë tuaj janë fjalët kyçe. Punëdhënësit përdorin fjalët kyçe për të kërkuar rezyme, kështu që zgjedhini disa fjalë kyçe themelore dhe të rëndësishme dhe përdorni ato në rezymenë.

Shkruar nga Caroline Levchuck
 
Si të shkruani rezyme që ju sjellin ftesë për intervistë

Pyetni veten: çka kanë “The Lord of the Rings”, “Catcher in the Rye” dhe rezymeja juaj të përbashkët ?
Nëse mendoni se të trijat janë vepra të shkëlqyera fikcioni, atëhere ju duhet urgjesntisht ta rishkruani rezymenë tuaj. "

Rezymeja nuk është listë e ekzagjerimeve. Nuk është përzjerje e paradhitur e përshkrimeve dhe përvojave tuaja të punës të shtypura në një letër të bukur. As nuk është ndonjë shpallje në ndonjë forum ku tregoni se jeni të gjatë 1.73 cm, nuk pini duhanin dhe dëshironi të njoftoheni me dikë.
Thënë shkurt, një rezyme është një “reklamë”, e cila e bën lexuesin të veprojë pasi ta ketë lexuar (analogji me reklamat që mund t’i shihni ne gazetë, pas leximit të të cilave vendosni të shkoni në dyqanin përkatës për të blerë diçka). Dhe nëse e shkruani rezymenë si duhet, punëdhënësi do të duhej të dëshironte t’ju intervistojë.
Thjeshtësia është primare

Punëdhënësve ju pëlqejnë rezyme që janë të kuptueshme, sidomos kur është fjala për shkathësitë që nevojiten për vendin e caktuar të punës dhe për prapavijën tuaj profesionale.
Sigurohuni që rezymeja juaj të pasqyrojë që ju posedoni dijeninë dhe përvojën që nevojitet për kryerjen e detyrave për at vend të punës. Lexojeni mirë dhe shfrytëzoni përshkrimin e punës (job description) si udhërrëfyes, në menyrë që të mund ta përshtatni rezymene tuaj për vendin përkatës të punës. Mundohuni t’i ikni fjalorit industrial dhe shkencor gjatë përshkrimit të cilësive dhe përvojave tuaja. Në rezymenë tuaj duhet të përfshihen edhe datat e punësimit. Mungesa e datave bën që punëdhënësi të analizojë me më tepër përpikmëri rezymenë tuaj, gjë që është e mundimshme dhe merr kohë.

Përparësitë kundrejt Përfitimeve

Rezymeja juaj nuk duhet të tregojë vetëm cilësitë dhe shkathesitë tuaja, por edhe se si punëdhënësi i juaj i ardhshëm mund të përfitojë nga ju. Suksesi në të kaluarën është shpesh tregues për sukset e ardhshme. Tregoni si i keni ndihmuar punëdhënësit tuaj të mëparshëm të fitojë para, të kursejë, si keni ndihmuar në përsosmërinë e ndonjë produkti apo në mbarëvajtjen e ndonjë procesi. Mendoni për rastet kur keni marr iniciativën të tejkaloni atë që është pritur nga ju. Shiqoni dhe mendoni për sukseset tuaja të mëparshme për ta rifreskuar memorjen. Punëdhënësit dëhirojnë të kenë punëtorët më të mirë, kështu që rezymeja juaj do të duhej t’i pasqyronte vlerat tuaja.

Sinqeriteti

Kur është fjala për kërlim të punës, gjërat dhe sukseset për të cilat shkruani në rezymetë tuaja duhet të jenë të vërteta. Shumë punëdhënës sot, sigurohen dhe mundohen të vërtetojnë prapavijën tuaj personale dhe për këtë kanë një sërë mjetesh në dispozicion:

• Kontrollimi i referencave,
• Kontrollimi i shpërblimeve (mirënjohjet. Diplomat, etj…)
• Kontrollimii prapavijës suaj juridike (kriminalistike)
• Verifikimet e punëve tuaja të mëparshme
• Verifikimi i shkollimit, etj…

Nëse nuk jeni të sinqertë, ka gjasa të mëdha që do të zbuloheni. Në vend se ta humbni kohën tuaj dhe të punëdhësit tuaj të ardhshëm, jini të sinqertë gjatë shkruarjes së rezymeve.

Pranoni ndihmë

Askush nuk mund të shkruaj rezyme të fortë vetëm. Gjithkush ka nevojë për ndihmë.
Mos u mbështetni vetëm në programet për drejtshkrim. Duhet të gjeni një editor të cilit i besoni. Nëse askush nga nga rrethi juaj familjar nuk mund t’ju ndohmojë, kërkoni alternativa – për shembull internetin. Ndoshta dikush nga stafi i Zyrës suaj Lokale për Punësim mund t’ja hedh një sy rezymesë tuaj. Të shkruarit efektiv të një rezymeje kërkon ushtrime nga ju dhe komente nga të tjerët, po pasiqë t’i keni kuptuar gjërat themelore, shkrimi rezymeve do t’ju shkojë përdore dhe së shpejti do të pasojnë ftesat për intervista.

Shkruar nga Wayne Rainey
 
Katër pyetjet të cilat duhet t’i bëhen një Menagjeri potencial

"Lumturia në punë nganjëherë varet vetëm prej një personi: Menagjerit tuaj. Menagjeri juaj mund të ofrojë më shumë se paratë, titujt apo beneficionet. Njerëzit nuk e lënë gjithmonë punën, ata nganjëherë i lënë shefat."

Shumë punëtorë e lënë punën për shkak të asaj që nuk janë të lumtur me shefat e tyre.
Nga ana tjetër, nëse ju e doni dhe e respektoni shefin tuaj në mënyrë të veçantë, ju mund të shpërbleheni, të plotësoheni e madje edhe të kënaqeni me punën tuaj. Por, si mund të siguroheni që ju dhe shefi juaj do të mund të pajtoheni bashkë!? Pasi që s’ka garanca, ju shpesh mund t’a njifni shefin e duhur për ju vetëm nëse bëni pyetjet e duhura.

I punësuari ideal

A dëshironi të dini se çka pret menagjeri juaj potencial nga ju!?
Pyete atë, “اfarë është i punësuari juaj potencial?!”
Nëse i punësuari i tij/i saj punon me orar të zgjatur rregullisht, pritni se edhe ju duhet të bëni të njejtën.
Nëse i punësuari i tij/i saj potencial kurrë nuk bënë pyetje rreth procedurave, mos mendoni që të implementoni idetë tuaja menjëherë.
Nëse i punësuari i tij/i saj punon pavarësisht, të jeni të sigurtë se nuk do të menagjoheni në detaje.
Sipas të gjitha gjasave do të jeni i lumtur në punë nëse ju dhe Menagjeri jauj potencial keni stil të njejtë të punës. Fundi i fundit, çdo kush meriton një menagjer i cili mendon për ne se jemi punëtorë ideal.

Vlerësimi në bazë të stafit

Ju mund të mësoni shumë për Menagjerin tuaj potencial nga stafi i tij.
Pyete atë, “A mund të më tregoni më shumë për njerëzit me të cilët do të punoj? Sa gjatë keni punuar me ta?”
Koncentrohuni në atë se sa mirë Menagjeri juaj potencial e njeh stafin e tij. A është krenarë për ta dhe a i njeh mirë atributet e secilit individualisht.
Përqëndro vëmendjen në tonin dhe energjinë e tij kur ai flet për ekipin e tij. A duket krenar për ta dhe a flet në superlativ? Apo, a ka nota frustrimi dhe zhgënjimi në zërin e tij?
Gjithashtu përqëndro vëmendjen në atë se sa gjatë ai ka punuar me stafin e tij. Një kthim i lartë në bisedë mund të jetë flamur i kuq dhe punëtorët e lumtur sipas të gjitha gjasave do të qëndrojnë bashke dhe nuk do të përçahen.

Rezultatet dhe shpërblimet

A doni të shkëlqeni në punën tuaj? Nëse po, atëherë duhet të dini se si Menagjeri juaj potencial e definon shkëlqimin (suksesin).
Pyete atë, “Si e matni ju suksesin në punë?”
Ndoshta juve do t’ju duhet t’i kompletoni projektet në kohë dhe nën buxhetin e planifikuar. Ose, ndoshta do t’ju duhet juve të arrini një notë të lartë në performansën tuaj p.sh. një euro më tepër apo një përqindje më të lartë të klientëve.
Ju poashtu duhet të pyetni për shtegun e duhur të karrierës për punëtorin i cili në mënyrë të suksesshme i arrinë qëllimet e tij. Fundi i fundit, ju doni të punoni për një menagjer i cili i njeh dhe i shpërblenë vlerat tuaja.

Problemi i zgjidhur

Herët apo vonë, një problem do të lindë. Krejt ajo që duhet të dini është se si do ta menaxhojë Menaxheri juaj potencial.
Pyeteni atë, “ Si i qaseni ju zgjidhjes së problemeve?”
Duke e ditur se si një Menaxher potencial i zgjidhë problemet mund t’ju jap juve një vizion për stilin e tij të menaxhmentit. A preferon ai të marrë përgjegjësi dhe t’i zgjidhë problemet dhe të marrë vendime i pavarur? A i delegon ai vendimet te anëtarët e stafit të tij? A preferon ai një stil më kolaborativ për zgjidhjen e problemeve?
Më në fund, mbani mend se qëndrimi i përgjithshëm i Menaxherit potencial kunddrejt përgjigjeve që ju jep juve mund të jetë një tregues i veçantë i stilit të tij të menaxhimit. Nëse është i hapur ndaj pyetjeve dhe përgjigjeve dhe është i kujdesshëm, ai poashtu është i hapur ndaj eksplorimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve të tij të punës. Dhe kjo është vetëm një prej vlerave të cilat e bëjnë një menaxher të madh.

Shkruar nga Caroline Levchuck
 
Strategjia e intervistimit: Tregimi i ngjarjeve

"Intervistimi për punë nuk është Marrje në pyetje. Nëse lexoni shumë libra rreth intervistimit për punë, do të vëreni që ju japin lista të pyetjeve të cilave duhet t’ia gjeni përgjigjet. Por, intervista nuk është Marrje në pyetje, intervista është bisedë."

Prandaj, besoj se mëyra më e mirë për t’u përgatitur për një intervistë është të “armatoseni” me një mori tregimesh për jetën tuaj profesionale dhe personale.

Biseda fiton punën

Intervistat e bazuara në kompetenca, që kundërshtojnë mënyrat tradicionale të intervistimit, janë bërë shumë të shpeshta në ditët e sotme. Në një intervistë tradicionale, intervistuesi do t’u bëjë pyetje që fokusohen në atë se sa ju keni aftësi dhe njohuri për të kryer punën e caktuar. Intervisatat e bazuara në kompetenca shkojnë edhe më tutje duke ju bërë juve pyetje shtesë për karakterin tuaj dhe atributet personale që e definojnë më qartë nëse ju përshtateni në kulturën e korporatës përkatëse. Këto quhen “kompetencat e sjelljes”.

Intervistuesi i bazuar në kompetenca do të kalojë pothuajse gjysmën e kohës duke ju pyetur rreth aftësive tuaja për të kryer punën dhe gjysmën tjetër të kohës duke ju pyetur për kompetencat e sjelljes. Ai ose ajo do të kërkojë fakte rreth asaj se si keni reaguar ju në situate reale në të kaluarën. Keshtu që, duke i pasur gati tregimet tuaja dhe duke i diskutuar ato gjatë intervistimit (gjysmën e kohës duke ju pyetur rreth aftësive tuaja për të kryer punën dhe gjysmën tjetër të kohës duke ju pyetur për kompetencat e sjelljes), kjo mënyrë e të intervistuarit funksionon shumë mirë.

Prioritetet e intervistuesit

Një punëdhënës dëshiron të dijë për këto çështje:
- A keni ju potencial dhe a mund të mbështeten në juve? Me fjalë të tjera, a do të fitoni apo do të humbni para për kompaninë?
- A punoni ju në ekip? A do të përshtateni ju në hierarkinë e korporatës apo do të jeni element destabilizues? A mund të pranoni apo jepni (nëse bëhet fjalë për këtë) urdhërat e duhur?
- A do të përshtateni ju në kulturën e kompanisë? Ata nuk duan prima donna.

Startegjia juaj e tregimeve (ngjarjeve)

Mënyra më e mirë për intervistuesin që t’i merr përgjigjet nga ju, është që ju të tregoni iniciativë. Ju duhet të keni disa tregime personale që do t’i tregoni si shembuj të sukseseve tuaja, dhe secili tregim të zgjasë 30 deri 90 sekonda.

Ju duhet të filloni t’i zhvilloni tregimet tuaja rreth këtyre gjërave:
- Shembuj rreth asaj se si keni kursyer apo fituar para për kompaninë për të cilën punoni apo keni punuar më herët.
- Një krizë në jetën apo punën tënde dhe mënyrën se si ju jeni përgjigjur apo se si keni dalur nga kjo krizë.
- Kohën gjatë të cilës keni funksionuar si pjesë e ekipit dhe kontributi juaj për ekipin.
- Kohën gjatë punës apo karrierës tuaj kur ju është dashur që të kapërceni stresin.
- Kohën gjatë punës suaj kur keni ofruar lidership të suksesshëm apo sens të drejtimit të ekipit.
- Ngjarje të ndryshme (që kanë bërë që ju të ndryshoni për të mirë) gjatë karrierës që kanë qenë shkaktar që ju të ndryshoni drejtimin dhe si ka funksionuar kjo në ju.

Veprimet flasin më qartë se fjalët. Veprimet tuaja në të kaluarën, në formë të ngjarjeve, do t’i tregojnë kompanisë përkatëse shumë më tepër se çdo përgjigje origjinale. Tregimet e tuaja do t’i japin intervistuesit shembuj real dhe të prekshëm rreth asaj që ai apo ajo kërkon, kështu që ata do të fitojnë një sens të fortë të individualitetit tuaj që ju bënë të dalloheni më shumë se të tjerët.

Shkruar nga Joe Turner
 
Si të shkruajmë një Rezume

Resumeja, (përmbledhja e të dhënave tuaja personale) është arma më e rëndësishme kur kërkoni një punë të re. "

Shumica e kompanive shqiptare kur kanë të lirë një vend pune, rrëmojnë nëpër rezumet për të gjetur kandidatët më të përshtatshëm. Në rast se rezumeja juaj nuk ua mbush mendjen, atëherë ju jeni i përjashtuar nga ai vend pune që në fazën e parë. Kështu, bankat, kompanitë e sigurimit, kompanitë shumëkombshe dhe kompani të tjera që kërkojnë përgjithësisht punonjës të kualifikuar kur kanë vend të lirë pune, analizojnë rezumet që kanë çuar kandidatë të ndryshëm. Pra, për t’u futur në punë duhet t’i kushtoni rëndësi të madhe rezumes. Shmangni lajle-lulet dhe komplikimet kur shkruani një rezume. Koha që i kushtohet një rezumeje është 5 sekonda, kështu që ajo duhet të jetë e shkruar në atë mënyrë që brenda atij 5 sekondëshi të tërheqë vëmendjen e lexuesit- në qoftë rezumeja është shumë e komplikur është e sigurtë se do të hidhet në kosh të plehrave.

Gjatësia e Rezumesë

Nuk ka asnjë rregull që tregon se sa e gjatë duhet të jetë rezumeja juaj - kjo kushtëzohet pak edhe nga historia juaj e karrierës, edukimit dhe arritjet. Mundohuni që informacioni i rezumesë të jetë në një faqe pa e ngjeshur shkrimin. اdo gjë duhet të jetë precize në mënyrë që lexuesi të mos kërkojë për të gjetur informacionin. Mos harroni që në rezume të përfshini karrierën, pikat tuaja të forta, çmimet dhe arritjet që keni bërë si dhe numrat e telefonit.

Shembull për shkrimin e një Rezumeje

Një format bazë për të shkruajtur një Rezume: Fillo me emrin, adresën dhe numrat e telefonit duke i shkruar ato në fillim të faqes me gërma të mëdha. Vazhdoni me një profil tuajin në të cilin mund të përfshini zotësitë, eksperiencën dhe objektivat që doni të arrini në karrierë. Pas kësaj mund të shkruani historinë e karrierës – në rend të mbrapshtë kronologjik duke filluar nga 10 vitet e fundit – me përshkrime të shkurtra të arritjeve tuaja.

Pas kësaj vjen edukimi, detaje të interesave personale dhe referencat

Kujdesuni që të shkruani gjithmonë të vërtetën dhe printojeni rezumen në letër A4. Mos i bashkangjisni rezumesë asnjëherë dokumente të tjera, letra ose certifikata- ruajini ato për ditën e intervistës. Lexojeni dhe rilexojeni rezumenë dhe jepjani për ta lexuar edhe shokëve ose anëtarëve të familjes për ta lexuar me kujdes. Kujdes që rezumeja të mos ketë gabime ortografike ose njolla kafeje pasi kjo mund të jetë fatale. Mos u përpiq asnjëherë të zgjasësh periudhat e punësimit për të fshehur periudhat e papunësisë. Në rast se del mashtrimi ka mundësi që ju ta humbni punën.

Përfitimi nga puna pa pagesë

Kur nuk gjeni dot punë mos hezitoni të punoni në një kompani pa pagesë. Ju mund të gjeni një punë pa pagesë në kompanitë e njerëzve tuaj të afërt. Shmangni kalimin e kohës në shtëpi kur jeni pa punë. Punësimi pa pagesë mund t’ju ofrojë edhe kënaqësi! Por plusi më i madh kur ju punoni pa pagesë është shtimi i pikëve në rezumenë tuaj. Ju mund të merrni eksperiencë nga punonjës që kanë kohë që punojnë në një punë. Punët pa pagesë janë parë shpesh si mundësia e fundit për të punuar, por mos ja hiq vetes mundësinë për të marrë avantazhet nga kjo punë. Për të gjetur një punë pa pagesë ju mund të pyesni prindërit, motrat, vëllezërit dhe shokët që të punoni në kompaninë e tyre. Profesorët nëpër universitete mund t’ju ndihmojnë gjithashtu për të gjetur një vend pune pa pagesë në një kompani që ju keni dëshirë të punësoheni. Kur shkoni në një punë, tregoni interes për të mësuar se çfarë ndodh në atë zyrë dhe në zyrat e tjera të asaj kompanie. Në qoftë se shefi ju merr me sy të mirë, edhe në qoftë se nuk punësoheni në atë kompani ju mund të merrni një referencë nga ai për ta përdorur në rezumenë tuaj.

Kur shkoni në një kompani pa pagesë mos rrini të ngulur në një zyrë, por lëvizni nga një departament në tjetrin. Drekën mundohuni ta hani me punonjësit për të mësuar diçka prej tyre pasi njerëzit mund të flasin më lehtë kur nuk janë në zyrë. Kërkoni të bëni diçka dhe mos rrini në një cep duke lexuar gjithë ditën letrat. ثshtë e rëndësishme të jeni të sjellshëm, të shoqërueshëm dhe të mos ngacmoni nervat e askujt. ثshtë një eksperiencë që mund t’ju vlejë për t’u punësuar.


Shkruar nga Altin Xhikneli
 
Tani gjete ti postosh keshillat ti? :p
 
ja fillova ti lexoj mirpo gjith ato keshilla ne qoftese ti thot dikush apo i lexon edhe ate qe munesh me than nuk do mundesh se nuk je me i sigurt keshtu qe une e nala me 2 keshilla sdq flm
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top