Këshilla për femrat: Si ta bësh të të dëgjojë kur t’i flasësh..

Love

βeℓℓe â๓e
Do që të përmirësosh komunikimin midis jush?
Do që t’i flasësh dhe të të dëgjojë vërtet?
Do që fjalët që t’i thuash, mos përfundojnë në veshët e tij “bla bla bla”?
Po, mund t’ia dalësh, që i dashuri të të dëgjojë, pa qenë nevoja ta lidhësh në kolltuk.
Thjesht, ndiq 5 mënyrat e mëposhtme:

1. Shprehu shkurt, pa hollësi

Një nga ankesat më të mëdha të meshkujve është që ne femrat flasim shumë, shumë fare. Mëndja mashkullore mendon shumë më thjesht, në krahasim me mendjen e komplikuar të femrave. Sipas një kërkimi të fundit, që u botua në “NeuroImage journal”, mendja e meshkujve i pranon tingujt mashkullorë si bisedë, ndërsa ato femërorë si muzikë. Kjo do të thotë se në qoftë se i sugjeron, i sugjeron pa pushim, nuk të dëgjon më dhe në vesh i mbërrin një tingull “blablabla”.
Ndaj, foli shkurt dhe prerë, pa shumë hyrje dhe pa qenë nevoja t’i tregosh histori të tëra. Për shembull, mund t’i thuash: “Do të shkojmë tek x restorant?” dhe jo “Disa shokë më folën për një restorant që ka një kopsht shumë të bukur dhe ushqimi duhet të jetë fantastik dhe…”.
Ose, “më ke ngritur nervat me këtë” dhe jo “duhet ta kishe kuptuar që kjo sjellja jote më ka shqetësuar, pasi nuk e prisja një reagim të tillë nga një njeri që i kam besim…”.

2. Lëri lotët, se mund të nxehet më keq

Sa herë ke filluar me të një diskutim të bukur, por që pastaj përfundon në sherr dhe vetëm shpatat kanë mbetur pa nxjerrë. Të quan grindavece dhe ti nxehesh jashtë mase. Kuptohet, që kryesore është ta kontrollosh bisedën, ta mbash në një klimë pozitive. Kur shikon se biseda me të merr tjetër rrugë dhe të bën të mendosh negativisht (nuk kemi para, na shkatërroi kriza ekonomike, nuk kalojmë mirë), përpiqu ta përmirësosh klimën: nuk kemi para, vërtet, por kjo nuk do të thotë se nuk kalojmë mirë. Mund të organizojmë diçka të bukur me shumë pak shpenzime.

3. Mos i ngatërro temat

Tani bisedojmë për këtë temë dhe shumë lehtë mund ta lëmë në fije dhe të hidhemi në një temë tjetër. Kjo taktikë mund ta bëjë që t’i humbasë interesi për bisedën e nisur. Përpiqu çdo herë që mendon diçka, t’ia thuash dhe mos e mbash përbrenda. Sa më shumë mbledh, me shpresën se mund të bëni një moment një bisedë të plotë, aq më shumë rrezikon të shpërthesh dhe biseda të fillojë me sherr.

4. Mos i vë dilema, hyr në temë

Jemi të brumosur ndryshe dhe mendojmë ndryshe. Kjo do të thotë se kur i paraqet një problem që ke, në formë dileme, ai beson se i kërkon edhe zgjidhje. Por ti në shumicën e rasteve thjesht do t’i thuash dhimbjen tënde, do të shprehesh. Ndaj, para se të fillosh t’i flasësh për një problem, apo për diçka që ke në plan, filloje: “Do të të them diçka, sepse nuk e mbaj dot më përbrenda”.
5. Gjej pikat e tij të dobëta
Sa herë ke ndjerë që i thua diçka dhe nga njëri vesh i hyn dhe nga tjetri i del. Në vend që të grindesh, mund të gjesh pikat e tij të dobëta dhe të hedhësh grepin. Për shembull, në qoftë se nuk do të të shoqërojë kur e ke lënë të dalësh me shoqet e tua dhe të dashurit e tyre, “trembe” duke i thënë se sa shumë qesh me shakatë që bën i dashuri i një shoqes tënde. Kështu që nuk mund të rrijë duarkryq, pasi është konkurrenca në mes. Do dojë të jetë prezent, të të tregojë se sa shoqërues super është.

* * *
Meshkujve nuk i pëlqejnë përgjithësimet:
Për shembull, pse martohen të gjithë, gjen shansin për të hapur temën. Nëse ti mezi pret që të vishesh nuse, diskutoje me të, pa qenë nevoja të përmendësh x-in apo y-nin.
Sigurisht që meshkujve nuk u pëlqejnë as ultimatume. Edhe sikur të jetë pozitiv apo për të mirën e tij, një njoftim si ultimatum (ndrysho se përndryshe ika) do ta nxehë jashtë mase.
Por edhe nëse kishin të drejtë dhe del e jotja, nuk ia vlen të thuash, e shikon, të thashë unë. Pra, çfarë kërkon tani, mburresh që të doli fjala? Ai do të vazhdojë të njëjtën praktikë.
Dhe mos harro, nuk duhet të përdorësh shprehjen e hidhur “zemra, duhet të flasim”. Edhe po të kesh lajmin më të mirë për t’i dhënë, nuk do ta marrë për mirë, pasi kjo shprehje në trurin e tij lidhet me sherr, grindje, urrejtje dhe pasion.
Me gjithë këto këshilla, shpresojmë që të zësh mend!
Burimi: albobserver
 
Pe: Këshilla për femrat: Si ta bësh të të dëgjojë kur t’i flasësh..

Po, pra femra merrni mesim nga tema e mos i komplikoni gjerat. E di qe e keni te veshtire ta leni zanatin e te folurit pa pushim, ama kete perdoreni kur jeni me ndonje femer, nderkohe qe kur jeni para nje mashkulli flisni shkurt dhe qarte nese doni te ju kuptoje. :banane:
 
Pe: Këshilla për femrat: Si ta bësh të të dëgjojë kur t’i flasësh..

Po, pra femra merrni mesim nga tema e mos i komplikoni gjerat. E di qe e keni te veshtire ta leni zanatin e te folurit pa pushim, ama kete perdoreni kur jeni me ndonje femer, nderkohe qe kur jeni para nje mashkulli flisni shkurt dhe qarte nese doni te ju kuptoje. :banane:

Plakush i lexuam i kuptuam,si tja bejme qe kemi probleme me te kundertat e tyre??....Psh jane ankesa se nuk flitet shume:p...Ka ankesa qe jemi me te qarte sec duhet:p...

Gjithsesi pertej shakase,ku mbizoteron respekti dhe mirekuptimi,ska nevoje per keshilla qe te te degjoje....Zakonisht ne menyre ndoshta instiktive,mashkullin nqs e therret zemer,shpirt etj etj dhe ai ne te njejten kohe po merret me dicka tjeter max i pergjigjesh qe do jape do jete : He,Urdhero e ste sheh ne sy....Por prap instiktivisht nese e therret ne emer dhe ndoshta me nje ton cik te ashper,ca do te jete duke bere kthen koken te sheh e te pergjigjet...Tani o kane qejf ti therrasesh ne emer se i duket sikur i jep prezence si person,ose kane frike gruan nga toni qe perdori:p
 
Titulli: Këshilla për femrat: Si ta bësh të të dëgjojë kur t’i flasësh..

Ndoshta kam zerin aq magnetik sa une i bej te gjitha keto ngaterresa e te gjithe me degjojne :p
 
Titulli: Këshilla për femrat: Si ta bësh të të dëgjojë kur t’i flasësh..

Femrat jane teper te nderlikuara ama
meshkujt nuk u pelqen asgje! Ahuuuu

Si mos te maresh :djalli: pastaj.

lol lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top