Kërkesë për Literaturë

granitii

Antarë
Përshendetje për gjithë anëtarët e interesuar rreth arkitekturës dhe inxhinieris së ndërtimit.
Kam një kërkesë për të gjithë që kanë linqe (link) për download rreth literaturës në gjuhën shqipe dhe të huaj (posaqërisht ato në gjuhën shqipe) t'i postojm këtu, pasi që dihet që në gjuhen shqipe kem shum pak literaturë .

(P.S mua personalisht më duhet Konstruksionet Arkitektonike 1 mirpo nuk di a ka ndonjë link Download Free apo vetëm ajo me para !? )

Respekt :po:
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

Shiko njehere ketu:

arkitekture.weebly.com
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

Flm shum per postimin, por mua personalisht mduhet Konstruksione Arkitektornike I - Ilia Papanikolla ,
por pse jo edhe literatur tjeter pasi qe dihet se ne gjuhen shqipe ka pak literatur ne internet ne krahasim me gjuhet tjter .

FLM Didi
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

Përshendetje për gjithë anëtarët e interesuar rreth arkitekturës dhe inxhinieris së ndërtimit.
Kam një kërkesë për të gjithë që kanë linqe (link) për download rreth literaturës në gjuhën shqipe dhe të huaj (posaqërisht ato në gjuhën shqipe) t'i postojm këtu, pasi që dihet që në gjuhen shqipe kem shum pak literaturë .

(P.S mua personalisht më duhet Konstruksionet Arkitektonike 1 mirpo nuk di a ka ndonjë link Download Free apo vetëm ajo me para !? )

Respekt :po:

Granitii libri i vjeter Konstruksione arkitektonike veshtire me e gjet, duhet me e skanu me e upload etj, histori e gjate.... per me e ble me leke sja vle, ti po pate ndo1 detaj me zgjidh a ndo1 ushtrim hudhe ketu se une jam usta edhe e diskutojme + kemi nja2 goca sexy arkitekte na ndihmojne me teori mbeshtetese :p lool
 
haha flm shum,
mduhet nje detaj i themeleve shiritor, si realizohen ne kushte per Kosovë dhe Shqipëri (rajon te ballkanit) e jo nga ata te google qe tregojn si realizohet ne SHBA :p problemi i hidroizolimit, si mund te msheshtillet themeli shiritor dhe problemi i urave termike ne themel shiritor !
 
Ne teknikisht e quajme themel te vazhduara! Pra ti kerkon zgjidhjen per 2 probleme kyce, HIDROIZOLIMI dhe TERMOIZOLIMI NE THEMELET E VAZHDUARA.
Ja te shofim njehere :) mos te ndihmojme...!
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

po sigurisht kjo o shkak i terminologjis, ne kosov i themi themele shiritor por sigurisht jan e njejta :) po pra si mund ta bejm izolimin e tere themelit si ai hidro dhe termo.

flm, qe gjen kohen
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

Shiko fotografinë 21729

Kjo eshte 1 zgjidhje e shpejte dhe si rezultat edhe e kushtueshme Loool

Dua te te korigjoj dicka, fugat termike nuk shkojne deri ne themel... jane fugat sizmike ato qe shkojne ndajne edhe themelin deri ne fund. Edhe keto jane si rezultat i mosllogaritjeve te sakta dhe lihen si rregull ne menyre empirike. nese kalon objekti 30M do te lesh fuge, por nese i ben llogaritjet 100% te sakta nuk ka nevoje per fuga sizmike.

Gjithsesi ti kthehemi zgjidhjes se detyres tende...

1- sic e shikon hidroizolimi ka mbeshtjelle totalisht themelin ne kete zgjidhje , e cila kerkon qe te lihet katramaja qe ne armaturen e kallepeve te themelit (ne pjesen e tabanit te
themelit) e me pas te ngrihet deri ne kuoten e sigurise. Por nuk eshte e thene qe katramaja (izoluesi) ta mbeshtjelle totalisht themelin, mund te arrije deri ne dhembezimin e pare te themelit dhe aty te nderpritet, kjo varet nga niveli i ujrave nentokesore.
2- Perdoret material termoizolues si polistireni ose polisteroli i thjeshte (sipas kostos) , per te minimizuar humbjet termike nga themelet e betonit(dihet se betoni eshte percjelles i
mire dhe duhet izoluar)
3-Perdoret muratura e tulles per te mbajtur polisterolin(polistirenin) te pa demtuar nga hedhja e materialit mbushes.

Izolimi mund te vazhdoje edhe nen soleten e kuotes 0.00.

Gjithsesi nese te duhet dicka me serioze mund te me shkruash ne pm.
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

Mos harro i rendesishem eshet ai detaj i tubit te drenazhimit... i cili shmang % me te madhe te ujrave te shiut...
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

po deshet leje te inspektioriati ju ndihmoj une....
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

Shiko fotografinë 21729

Kjo eshte 1 zgjidhje e shpejte dhe si rezultat edhe e kushtueshme Loool

Dua te te korigjoj dicka, fugat termike nuk shkojne deri ne themel... jane fugat sizmike ato qe shkojne ndajne edhe themelin deri ne fund. Edhe keto jane si rezultat i mosllogaritjeve te sakta dhe lihen si rregull ne menyre empirike. nese kalon objekti 30M do te lesh fuge, por nese i ben llogaritjet 100% te sakta nuk ka nevoje per fuga sizmike.

Gjithsesi ti kthehemi zgjidhjes se detyres tende...

1- sic e shikon hidroizolimi ka mbeshtjelle totalisht themelin ne kete zgjidhje , e cila kerkon qe te lihet katramaja qe ne armaturen e kallepeve te themelit (ne pjesen e tabanit te
themelit) e me pas te ngrihet deri ne kuoten e sigurise. Por nuk eshte e thene qe katramaja (izoluesi) ta mbeshtjelle totalisht themelin, mund te arrije deri ne dhembezimin e pare te themelit dhe aty te nderpritet, kjo varet nga niveli i ujrave nentokesore.
2- Perdoret material termoizolues si polistireni ose polisteroli i thjeshte (sipas kostos) , per te minimizuar humbjet termike nga themelet e betonit(dihet se betoni eshte percjelles i
mire dhe duhet izoluar)
3-Perdoret muratura e tulles per te mbajtur polisterolin(polistirenin) te pa demtuar nga hedhja e materialit mbushes.

Izolimi mund te vazhdoje edhe nen soleten e kuotes 0.00.

Gjithsesi nese te duhet dicka me serioze mund te me shkruash ne pm.

Faleminderit shumm per kohen dhe mundin tuaj
the qe je usta po ty ja kalon edhe shum arkitektav me skica ahah

Respekt
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

O Granitii na hudh ndo1 ushtrim tjeter knej se shi sot, jemi pushim...! lool
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

O Granitii na hudh ndo1 ushtrim tjeter knej se shi sot, jemi pushim...! lool

haha Poet, sdi skom ndonje problem ose ushtrim qe mund ta benim,
ndoshta diqka rreth pllakava te lehtsuara ndonje informat a perdoren nrajonin ton, pasi ne i kemi mesuar po skam pa duke realizuar asniher !?
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

haha Poet, sdi skom ndonje problem ose ushtrim qe mund ta benim,
ndoshta diqka rreth pllakava te lehtsuara ndonje informat a perdoren nrajonin ton, pasi ne i kemi mesuar po skam pa duke realizuar asniher !?

Ma thuaj ne anglisht termin e sakte... cfare jane pllakat e lehtesuar ( jane pjese rifiniture apo strukture ) ?
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

Ma thuaj ne anglisht termin e sakte... cfare jane pllakat e lehtesuar ( jane pjese rifiniture apo strukture ) ?

hahah ne shqiptaret kemi problem edhe me termet, mes vete nuk kuptohemi :p
sme kujtohet per momentin se gjej dot, por shembull kur pllaka e meskatit nuuk eshte e tera beton arme mirpo ne mes ka topa gome te mushur me air .
se di nese e ki tqart ose si i thon ne shqiperi.
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

ahhh harrova edhe diqka : ni pyetje
larmimi i ujit te kulmi i rrafshet kur kemi nje siperfaqe te madhe psh 320 m2 si paraqitet ne bazen e kulmit dhe si realizohet ramje nese deshirojm qe largimi te behet ne 4 skajet e objektit.
 
320 m2 nuk eshte siperfaqe e madhe, normativa eshte 1 pike shkarkimi per 100m2. pra ty te nevojiten minimalisht 3 pika shkarkimi, por varet nga forma e objektit.
Persa i perket detajit te shkarkimit po te jap 1 shembull teknik si realizohen shtresat per izolimin dhe pjeresine e taraces se shfrytezueshme.
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

Shiko fotografinë 21764

Nje skice e shpejte...! Pjeresia empirike eshte 1%, per taracat e shfrytezuara. sipas rradhes po te listoj materialet qe perdoren nga soleta deri siper :

1-solete
2- shtrese avullizoluese bituminoze dhe shtrese alumin (mbrojtje nga kondesimet e avujve)
3- Polistiren t=5cm 35-40kg/m3 (per termoizolim)
4- Stirobeton, beton i lehtesuar per realizimin e pjeresise
5- Shtrese llustre 2-3cm, (kjo vendoset ne rastet kur shtresa e betonit te lehtesuar per pjeresi realizohet me polisterol koker, i cili digjet kur behet ngrohja e katramase)
6- Shtrese izoluese 2 duar leter katrama 4mm siper lyerjes me praimer
7- Cope shajaku gjeotekstile per mbrojtjen e katramase nga shtresa e betonit dhe punimet siper saj.
8- Shtrese betoni, lluster 2-3cm me fuga te mbushura me bitum per evitimin e plasaritjeve.

Kujdes : Katramaja e hidroizolimit te ngjitet deri siper ne parapet, te izolohen vrimat qe hapen per instalimin e tokezimit te rufepritesit.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Kërkesë për Literaturë

flm shum per detajin edhe sqarimin por une mendova paraqitja ne bazë (planimetri) e largimit te ujrave nga kulmi nese forma e tij o drejtkendshe me dim 32x10 m ku largimi te jet ne kater skajet e objektit . nuk e di sa jam i qart

Flm :D
 
Titulli: Kërkesë për Literaturë

Shiko fotografinë 21765

E kishe fjalen per kete...! :)

Gjithmon ki parasysh te ndash siperfaqen ne seksione te barabarta!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top