Keqtrajton studentin, pranga presidentit të universitetit

arjolim

Antarë
Tiranë, nëntë të arrestuar për dhunën. Universiteti: Policia shkeli ligjin

Presidenti universitetit privat “Vitrina” në Tiranë dhe tetë truproja të punësuar prej tij u arrestuan pasditen e djeshme nga policia. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rrahur një student 22-vjeçar ditën e djeshme në ambientet e universitetit. Ngjarja nuk ka mbetur me kaq, pasi në momentin që policia është lajmëruar për ngjarjen nga studenti i dhunuar, personat e arrestuar kanë kundërshtuar dhe goditur dhe efektivat e patrullës së Komisariatit Nr. 6, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Për shkak të goditjeve, tre punonjës policie kanë përfunduar në urgjencën e Spitalit Ushtarak, ku kanë marrë mjekim dhe më pas janë larguar. Incidenti ndodhi dje rreth orës 12:00, në ambientet e brendshme të universitetit privat “Vitrina”, që ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Rinasit.

Sipas burimeve nga Policia, ngjarja e djeshme nuk është e vetmja e kësaj natyre që ndodh në këtë universitet. Edhe vitin e kaluar policia është lajmëruar me dhjetëra raste për të ndërhyrë, pas sherreve të vazhdueshme që studentët kishin me truprojat.

Ndërsa dje, stafit që ka punësuar për ruajtjen e sigurisë, i është bashkuar edhe drejtori i Përgjithshëm i universitetit, Edmond Vlashaj, i cili ka marrë pjesë edhe vetë në sulmin kundër forcave të policisë. Për këtë arsye, edhe Vlashaj është vënë në pranga bashkë me vëllain e tij, Leonard Vlashaj, i punësuar si truprojë, si dhe shtatë persona të tjerë, po ashtu punonjës të sigurisë së shkollës. Të arrestuarit e tjerë janë: Hamit Leka, Jetmir Zhika, Artan Zefi, Lutfi Tufa, Gjovalin Zefi, Agron Bacaj dhe Ramazan Tarko. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për “dëmtime të tjera me dashje”, si dhe “kundërshtim, fyerje dhe goditje të forcave të policisë”.

INCIDENTI

Sebepi i incidentit të djeshëm në një universitet privat, në autostradën Tiranë-Durrës, ka qenë një konflikt fillimisht verbal e më pas edhe fizik mes truprojave dhe një studenti.

Dy prej rojeve të sigurisë mësohet se kanë rrahur studentin 22-vjeçar Fatjon Ismajlgeci. Motivi i konfliktit mes studentit dhe truprojave ka qenë për arsyen se 22-vjeçari nuk ka ngrënë drekë në mensën e universitetit, por në një lokal pranë tij.
Pasi e kanë goditur disa herë në trup, studenti Ismajlgeci ka arritur të largohet dhe është futur në makinë duke u mbyllur brenda saj. Menjëherë ai i ka telefonuar policisë, duke denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tij.

Drejt vendit të ngjarjes është nisur një patrullë e Komisariatit Nr. 6 dhe një tjetër e postës së Vorës, të cilët gjithashtu janë kundërshtuar dhe goditur nga 8 truprojat, madje edhe nga presidenti i universitetit, Edmond Vlashaj. Policia ka kërkuar përforcime, pasi përmasat e incidentit sa vinin e rriteshin dhe në këtë mënyrë, forca të shumta policie kanë shoqëruar në komisariat 12 persona.

Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, u vendos që të merrej masa e arrestit në flagrancë për 8 truproje dhe presidentin e universitetit.

UNIVERSITETI

Pas deklaratave të Policisë në lidhje me ngjarjen, ka reaguar dje edhe universiteti “Vitrina”. Sipas këtij reagimi, konflikti ka lindur nga moskomunikimi korrekt mes një studenti dhe një punonjësi të këtij institucioni.

“Efektivët e policisë kanë dhunuar ambientet universitare në mënyrën më barbare, të denjë vetëm për një bandë rrugaçësh, dhe kjo është shënuar me ndalimin e një numri punonjësish administrativë dhe stafit akademik, çka ka shkaktuar një situatë kaotike në shkollë.
Ndërhyrja e policisë është bërë pa asnjë shkresë dhe urdhër zyrtar të shkruar, siç e kërkon ligji”, thuhet në deklaratën e universitetit “Vitrina”.
 
Titulli: Keqtrajton studentin, pranga presidentit të universitetit

Sa mir do te isht,nese do tju behej nje gje e till te gjith pedagogve te universiteteve qe ofendojn nxenesit :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top