Titulli: Kenga juaj
Merrja frymë tek ty çdo ditë
Zëri yt ishte motiv
Nuk mësova si të ndjej
Unë thjesht e dija
Gjysmën time unë s'e kam
Pse më pyet kot si jam
Kur e di se jeta ime
Më s'është e imja
Dhe më duhet ta pranoj
Se dikush që më mungon do mbetesh ti
REF:
Se për mua kishte kuptim
Ndaj dhe zemra ty tu dha
E kujtoj, më vjen të qaj
Të besova, ja ku jam
Sa për mua nuk ishte film
çdo dëshirë e fjalë që dhamë
Dhashë një jetë të them për ty:
Shumë të dua, por stë kam
Shumë të dua por s'të kam!
Shumë të dua por s'të kam...
Do mësohem me këtë fakt
Nuk e di si do ja dal
Të jetoj 1 ditë të qetë
Të jem sërish unë
Mbase loti është gabim
Kur e di, s'je fati im
Por të doja dhe kur ti
S'e meritoje
Dhe më duhet ta pranoj
Se dikush që më mungon do mbetesh ti
REF:
Se për mua kishte kuptim
Ndaj dhe zemra ty tu dha
E kujtoj, më vjen të qaj
Të besova, ja ku jam
Se për mua nuk ishte film
çdo dëshirë e fjalë që dhamë
Dhashë një jetë të them për ty:
Shumë të dua, por s'të kam
Shumë të dua, por s'të kam!
Shumë të dua, por s'të kam...