Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Status
E mbyllur për postime të tjera.
Pe: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Dashuria pa dyshim, sepse nese familja nuk e kupton vleren e dashurise, por akoma ne kete kohe shikon shtrasimet sociale, atehere nuk ia vlen te humbesh dashurine per familjen e tille!
 
Pe: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

shiko problemi me ne te rinjt qe jemi pak rebel si natyr(per ata qe dun ta kuptojn jeten)...qendron ne faktin se te 'medhenjt' na privojn nga ajo qe un ta quj si liri veprimi. pra te bej dhe un diçka te gabuar ne jete, qe fundja ta kuptoj ate. fundja mbeten vetem fjale. e di, dikush ketu do thot qe ndonjeher nuk eshte nevojshme te bejme gjera qe ja dime fundin, por prap duket sikur mungon diçka ne ket mes, dukesh sikur ne nje film ti nuk je aktor, por vetem skenarist qe shkruan per filmin.

dakord jam qe keshillat nuk bejn keq...por siç eshte ajo shprehja, pyt iqind vet, bej si di vet.

I qendroj besnike shprehjes "kush meson pa pesuar se kur pesojne te gjithe mesojne" ;)

Jemi njerez dhe gabime do bejme gjithnji, ama nese mund te evitojme 2/3 prej tyre duke mare keshilla nga ato njerez qe na duan te miren perse te mos e bejme? Fundja, e gjitha vlen per te na lehtesuar jeten neve.
 
Pe: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

dmth ti thua që...jepu te tjerve ate qe ty te kan mesuar, jo ate qe jeta te mesoi ty?

sepse ketu lindin konflikte idesh...jo gjithmon ajo qe ti mendon shkon ne nje vije vizoreje me ate çfar mendon familja jote se eshte e drejte apo jo.
 
Pe: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Po mire une s'po them per per ç'do gje, por per keto dashuriçkat e adoleshences mendoj eshte me mire te maresh nje mendim sesa te hidhesh me koke...ose ndoshta flas keshtu tani qe jam "plakur" se kur isha e re kisha te tjera ide :D
 
Pe: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Komshiun (nese ka dy diplloma sigurisht)LOL
Ca hallesh qe keni more amani! Per dashuricka keni mend, po per te peshuar gjendjen s'paskeni e ? Sa keq ncnncncnc :--P
 
Pe: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

zgjidhni veten tuaj.
 
Prindërit nuk e pranojnë, sepse është pa shkollë

Unë jam një studente, problemi im është se prindërit e mi nuk pranojnë lidhjen time. Ata e dinë shumë mirë që ne duhemi, por ama mendojnë se ai nuk është djali i duhur për mua. Prindërit e mi kanë shumë pretendime për mua, normale si çdo prind për fëmijën e tij, por me këto që po bëjnë ata unë kam arritur të mendoj se ata nuk arrijnë ta kuptojnë lumturinë time dhe në vend që të më mbrojnë dhe të më dhurojnë një jetë të qetë po ma shkatërrojnë atë dita-ditës. Ata nuk e pranojnë të dashurin tim, sepse ai është pa shkollë. Unë i dija pretendimet e tyre, sepse shpeshherë më kanë thënë se nuk duan një dhëndër pa shkollë, por ja që nuk kam çfarë t’i bëjë, sepse zemra nuk komandohet. Atë e kam njohur kur shkoja në shkollë. Kaloja përditë para punës së tij. E kisha vënë re që më shihte në një mënyrë


epashkoll.jpgshumë të veçantë por nuk doja t’i jepja rëndësi, duke qenë se nuk doja një lidhje. Ai një ditë më ndaloi në rrugë dhe më propozoi. Unë natyrisht që në fillim nuk e pranova, jo se do doja të bëja të vështirën, por me të vërtetë nuk doja. Por ai insistoi aq shumë dhe u bë aq i pranishëm në jetën time, saqë unë nuk mund të qëndroja më indiferente. اdo ditë bëhesha kurioze nëse ai do të ishte aty duke më pritur që të kaloja si gjithmonë. Sa herë që nuk ishte se ç’ndjeja përbrenda, nuk e kuptoja. Ama sa herë që e shihja që ai ishte aty, zemra fillonte dhe më rrihte fort. Papritur dhe pa kuptuar fillova të dashurohesha me të, ishte e pashmangshme. Pas pak kohësh dolëm për kafe dhe filluam të njiheshim. Fillova ta kuptoja se ishte një djalë ndryshe nga ai që kisha menduar. Ishte inteligjent, zemërmirë dhe shumë i dashur. Jeta nuk ishte treguar shumë bujare me të dhe ishte detyruar që i vogël të punonte si mekanik në punishten e të atit për të siguruar ndonjë para. U dashurova çmendurisht me të dhe nuk më interesonte më nëse ishte pa shkollë, apo me shkollë. Ai do të ishte djali që unë do të doja të kaloja jetën. Qëndruam dy vjet të lidhur dhe më pas ai më kërkoi që të fejoheshim. E dija që do ta kisha të vështirë me prindërit, sepse i njihja shumë mirë. I tregova në fillim mamit dhe ajo menjëherë reagoi shumë keq. Më tha se nuk do të bënte një dhëndër pa shkollë dhe një krushqi me një familje si ajo e tij. U ndjeva shumë keq, megjithatë unë isha e bindur dhe nuk do të hiqja dorë. I kërkova që ajo t’i tregonte babit dhe kur ai e mori vesh u tërbua fare. Më thanë se ata nuk do të më pengonin që të ikja me të, por ama pëlqimin e tyre nuk do ta merrja kurrë dhe nëse ikja ta mendoja mirë, sepse nuk do të më pranonin më. Tani unë këtë muhabet nuk e besoj shumë, sepse të gjitha ato që janë rrëmbyer pas pak, apo shumë kohësh kanë folur me familjen, por problemi është se unë nuk dua të veproj kështu. Unë kam ëndërruar fustanin e bardhë dhe për mua është shumë e rëndësishme të marrë pëlqimin e prindërve të mi, të cilët kanë bërë shumë për mua. Realisht nuk di si të veproj që t’ua mbush mendjen, atë e dua dhe prindërit nuk dua t’i mërzit. Unë e kam vendosur, ose me të, ose vdes, kthim pas nuk ka, por ama si të bind familjen time? Ata nuk duan as ta takojnë, sepse nëse e bëjnë jam e sigurt që do të ndryshojnë mendim. Faleminderit që më dhatë mundësinë të shprehem, ju përshëndes./kosovaime.me/
 

Attachments

  • epashkoll.jpg
    epashkoll.jpg
    30.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Prindërit nuk e pranojnë, sepse është pa shkollë
 
Titulli: Prindërit nuk e pranojnë, sepse është pa shkollë
 
Titulli: Prindërit nuk e pranojnë, sepse është pa shkollë

Sa histori prekese ahahah te kishte edhe pak shkrim per te lexuar do mu dukte vetja se jam une mekaniku i lagjes :p

Kto jan histori qe prinderit ja fusin kot,e dijn shum mire qe vajza ka per te ikur por bejn interesantat kot.
Jo qe duhet te hillen posht mundi dhe sakrificat e prinderve por ama edhe prinderit duhet te jen me te kuptueshem se kto vajzat e sodit dashurojn furishem,skan kthim mbrapa :p
 
Pe: Prindërit nuk e pranojnë, sepse është pa shkollë

Shume prinder llogjikojne ne ket menyre, dhe ketu fus brenda dhe te mit qe kan ndrryshuar mendim tani vone...

Prindri ka te drejte te nderhy ne jeten private e vajzes dhe ta ndihmoj ne zgjedhjen, sepse nuk martohesh cdo dit...
Duhet te jet nje djale me zemer te paster, duhet te ket edukate, jo drogaxhi, jo hajdut, jo kriminel, jo pijanec, te ket deshire te krijoj familje dhe te japi 100% te puna... kurse shkolla mund te jet vetem dicka PLUS! nothing else...

Ne keto raste prindri ben vetem deme nese ndan ciftin... sjell vetem stress dhe lot.
Sa bukur me tregon tani mami raste qe i tregojne prinder te tjere qe detyruan vajzat ta lenin djalin qe jepte edhe jeten per to dhe duhet te durojne burrat me lek dhe shkolle qe i shkelin me kembe..

Ja te sjell rastin tjeter ku ndan nje cift me forc (kercenime te shumta) dhe detyruan vajzen (infermiere) te martohej dhe me nje avokat (me shkolle, me lek, me nam te mire)... vjen dita qe avokati me shkolle desh i vodhi gjith pasurine vjehrrit dhe si perfundim i tha lamtumire nuses dhe vajzes te vogel...

Ja cfare te bejne pretendimet e teperta !!
 
Titulli: Prindërit nuk e pranojnë, sepse është pa shkollë

Fute ne shkoll ose gjej dike me shkoll.....:p

Pyet 7 a 8 e bej si di vet....... Ne mos e pranoft sot neser do e pranoj prindi se ska ku te shkoj nese ti je e vendosur per te lidh jeten me kte djal...!!!
 
Pe: Prindërit nuk e pranojnë, sepse është pa shkollë

Temarika te tilla kemi diskutuar shume here ne forum...http://www.forumivirtual.com/dashur...rinderit-sdo-ishin-dakord-me-lidhjen-tuaj.htm

Ja nje teme e tille...http://www.forumivirtual.com/dashuri-dhe-pasion/8996-ke-te-zgjedh-dashurine-apo-familjen.html Ja dhe kjo tjetra...http://www.forumivirtual.com/diskutime-shoqerore/1949-ke-te-zgjedh-dashurine-apo-familjen.html

Ja dhe tjetra:)...

Duke qene se i jap pergjigjur ketyre temave me perpara,e per tematika te njejta smund te kem mendime te ndryshme,sme ka ngel gje tjeter vec temave te me perparshme ti bej copy-paste...Pasi trajtojne te njejten teme si tema e hapur para disa oresh:)
 
Titulli: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Vetem ajo e ka lirine e veprimit dhe te vendimit per jeten e saj, por s'duhet te harroje qe cdo veprim ka pasojat e veta cilat do qofshin dhe vetem ajo do i paguaje..Keshtu qe me mire se e di ajo gjendjen e saj emocionale, shpirterore dhe mendore ne te cilen ndodhet, nuk mund ta di asnjeri. Cilido vendim qe te marre i uroj cdo te mire dhe harmoni shpirterore!
 
Titulli: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Edhe pse per mua keto shkrime jan si seriale spanjolle , por ka edhe te verteta sidomos tek ne.
Une nuk i kuptoj keta prinder se me qfare guximi nderhyjne ne jeten e vajzes apo djalit te tyre dhe kerkojn disa gjana banale nuk ka shkolle ! nuk jan te rangut te familjes tone ! po kush m.. je me i than njeri je ti njeri ai tjetri.
Une sdo i pysja fare familjen time per zgjedhjen time nese do me kerkonin gjana te tilla pa shkoll ose rangu i familjes pff.
Per nje prinder shum me e mire do ishte qe ta perkrahshin djalin apo vajzen e tyre se sa te benin gjana te tilla , qka nese pas nje kohe ju largohet vajza dhe ajo me nuk do ket mbeshtetjen e familjes se saj dhe familja e djalit apo vet djali e malltretojne dhe ku mbetet vajza !!! , mendoj qe keta prinder e kan dashurin per vajzen apo djalin me kushte dhe nuk e kan mendjen te djali apo vajza e tyre se sa jan te lumtur.
 
Pe: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

FAMILJEN nuk e zevendesoj me asnje ne bote edhe po mu desh te ndahesha nga njeriu i jetes.......♥♥♥♥♥♥♥I LOVE SO MUCH MY FAMILY!!!!!♥♥♥♥♥♥♥
 
Titulli: Pe: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

FAMILJEN nuk e zevendesoj me asnje ne bote edhe po mu desh te ndahesha nga njeriu i jetes.......♥♥♥♥♥♥♥I LOVE SO MUCH MY FAMILY!!!!!♥♥♥♥♥♥♥

Yyyy sa e ke bere shkrimin (nuk lejohet me sa di une) as ngjyra aq shume nejse.

Kjo pune e kam thene sh here duhet bere me qetesi, sepse nuk ia vlen njera pa tj, edhe pse pse
ne fund te fundit sdo rrish gjithe jeten me nje familje, do e kesh ti nje familje tende, thjeshte te pysesh veten
a ia vlen te sakrifikosh cdo gje per 1
 
Pe: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Citim:,.."Prinderit e djalit nuk pranojne sepse thojne nuk eshte familje per shtresen ton sepse eshte 1 nga fshati dhe 2 nuk ka shkoll "

hahahhahaha sa kam qesh,,s'di robi cfare me komentu dava katundaresh..:p:p

Pertej shakas,.kam iden qe familja duhet te kuptoj kur femija i tyre rritet,.
qofte per femren apo per mashkullin.
Prinderit shprehin ate qe mendojn,pa u tkurrur,,dhe japin mendimet e tyre..por sme duket e drejt te nderhyjn ne jeten e femjes,,me forc bindjesh apo idesh vendimtare,,pra duke urdheruar femijen,,bej keshtu apo ashtu..(personalisht po te gjendesha perball nje mashkulli,qe ka kundra prinderit apo familjen dhe ai do ishte ne dilem se cilen te zgjidhte Mua apo Ate,,sdo e mundoja te zgjidhte kurr mes ne te dyjave,,sepse do largohesha prej tij pa nje pa dy..(pa dashte te pargjykoj raste,,por pergjethsisht te till cuna hyne ne kadegorin MAMAAAA,,;')..
Gjithesei,gjithcka ka te bej me botkuptimin dhe se sa ne respektojm vendimet , lirin dhe hapsiren e tjetrit,,qofte kjo dhe kundrejt femijeve tane..

 
Titulli: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Meqe e duan njeri-tjetrin aq shum sa thon pse nuk bejn sakrifica dmth te lejn familjen edhe te zgjedhin dashurin te jetojn ne krahet e njeri-tjetrit pergjithmon;apoo dashurin e shpreh me an te fjaleve e jo me an te veprave;nese do isha un ne vendin e asaj vajzes do zgjidhja dashurin edhe pse familja me ka perkrah ne ket jet;pastaj ajo esht aq e rritur saqe ti zgjidh vet provblemet e dashuris;edhe nese familja we mohon e n uk e konsideron per bij;ajo e ka ber zgjedhjen e vet duke jetuar me njeriun e zemres;pastaj cudia me e madhe 3 dit zgjat;do beja gjithshka per dashurin e vertet
 
Titulli: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

familja asht gjaja ma e shejte ne bot...secila ka venin e vet
 
Pe: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

"Prinderit e djalit nuk pranojne sepse thojne nuk eshte familje per shtresen ton" me mjafton kjo fraze per te kuptuar shtresen e injorances te prinderve te ktit burrit.

Neqoftese Agroni eshte i vendosur te sillet si burr dhe jo kukull e mamas ( e bishes, sepse un skam respekt per njerzit e tille dhe skam problem ta them) ateher pse jo?
Por neqoftese ka ndonje dyshim, ateher mos te rrezikoj te vuj kot se burra ka plot bota.
Duhet te jet e vendosur, perndrryshe sja vlen.
 
Titulli: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

tipike e shqiptareve jo ate se sesht ne nivel m familjen ton :( :( jam e un pak a shum ne nje situat te till.
Por mamit i thash kshu, meqe sdo me japesh ate qe dua dorrij beqare :D
Veq mpa sfoli me :( :( qte bejm thon se dashuria snjeh ekonomi, mosh fe e krahin etj etj
jan thjesht thenie te bukura se dashuria esht e dhimbshme
 
Titulli: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Vjerri, vjerra jane te miret e historise kemi thene,nusja e dhendri kane faj se kane teka ,spelqejne ate qe i pelqen mamit lool ahaha... Ja doli muhabeti tek vjerrat e keqe prap :p
 
Titulli: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Tani tema eshte shume aktuale ...cdo dite e me shume prane aktuales.
sot jane shume evidente nivelet dhe disnevelet .

Nese do flisja si Ada ,sigurisht do zgjidhja dashurine
Nese do flisja si familja sinqerisht ky komponent eshte shume i rendesishem.

Vete cifti ne te ardhmen (nese intelektet e tyre nuk jane ku duhet) do i vene re boshlliqet dhe hendeqet midis dy familjeve.
Kur kemi te bejme me familje ne disnivel stadesh , ndihet jashte zakonisht ky fenomen.
Qe nga menyra si sillen apo jetojne njera familje ,bie ndesh me menyren e jeteses se familjes tjeter. Kjo perplasje kulturash do reflektoj edhe tek ata dy nen nje cati...
Problemi do ndjehet kur te vij momenti i femijve ....si do i edukojne ata?
do ndjekin shembullin e familjes se djalit apo vajzes?
Mos harrojme se edhe pse mundohemi te ndertojme nje karakter tonin, ai bazohet fort tek rrenjet tona...etaloni yne eshte familja :)

mgjth shpresoj qe Ada ta kete zgjidh kete problem deri tashi..mbas kaq vitesh
 
Titulli: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

tipike e shqiptareve jo ate se sesht ne nivel m familjen ton :( :( jam e un pak a shum ne nje situat te till.
Por mamit i thash kshu, meqe sdo me japesh ate qe dua dorrij beqare :D
Veq mpa sfoli me :( :( qte bejm thon se dashuria snjeh ekonomi, mosh fe e krahin etj etj
jan thjesht thenie te bukura se dashuria esht e dhimbshme

dashuria jo....por e ardhmja po.
dashuria eshte faktor bonus ne marredheniet njerezore, por mbarvajtja e jetes ne cift jane edhe faktoret e tjere qe permend,.

ne fillimet e lidhjes thuhet edhe - kudo te jesh ti une do vij te jetoj...edhe kasolle
por kur arrijme ne ate pike ...nuk besoj se ndonjeri kalon vaktet me lugen bosh ,apo te flere ne kasollen e dhive
dhe ktu ndihet ai fenomeni i disniveleve....
Ne familjen time jetoja si princeshe....ktu si sherbetore ...e me rradhe e me rradhe

prandaj thuhet , partneri zgjidhe as me lart se vetja , as me poshte....gjej te mesmen e arte!
 
Titulli: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Vjerri, vjerra jane te miret e historise kemi thene,nusja e dhendri kane faj se kane teka ,spelqejne ate qe i pelqen mamit lool ahaha... Ja doli muhabeti tek vjerrat e keqe prap :p

do bohesh i vjehrre e keqe ti...qe mjere ato nuse qe do te hyjne ne dere lol

pastaj ki parasysh qe ai cuni qe le koken per ty, pjella e mamit te vet eshte mi.....apo kte se menojme ne :p
 
Titulli: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Moni e ke degju ate shprehjen: Burri vete nga vete ne fund koken tek gruaja e ka prap,ndryshe te jetoje me nenen :p

Sa per vjerre e keqe baa se besoj,le te bejne cte duan neper kembet e mia si dua (do bej qejfet e mia e une ne pleqeri lol ) sa per ndihme do ju ndihmoj aq sa mundem,por me mire larg e te duhemi sesa afer e te mallkohemi perdite ahahah :kafeja:
 
Titulli: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

WOW kam degjuar shume shprehje ne fakt qe kundershtojne njera tjetren.
Nuk besoj se qellimi yt apo i dikujt tjeter eshte shprehja " te bej cte doj ne darke te vij ne shpi" ....:p

personalisht zgjedh familjen , sepse burrin sot e ke neser edhe se ke...iken te nje tjeter
kurse familja kudo te shkosh, cfare do te besh , ste hedhin kurre poshte

dhe ne fund ti identifikohesh si femija i tyre , jo si gruja burrit :p

por padiskutim qe kalojme ne faze 2, kur krijojme vete familje e aty pastaj duhet ti shikojme gjerat edhe me me objektivitet....se nuk i zgjidhim hallet dhe problemet duke thene kemi vjehrra te keqija.
Mos harrojme qe burri ka marre edukaten dhe menyren e te mendurit si prindit e tij...kshuqe thelle thelle duke u anku per prinderit e tij, ankohemi e per te!
gjithsesi kur kujtoje se daulle per te gjithe eshte kjo jete....imagjinoj sesi do ndihem une kur nusja te thote per mua vjehrre e keqe...
ajo ajo zarba e ndyre lol
ne fund te dites e dime e dashur se " ashtu sic dielli nuk mund te quhet hene, as vjehrra nuk mund te quhet nene"!
 
Titulli: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Realisht ajo ndodh Moni duam apo sduam ne ta pranojme ahaha,ne fund te dites e ka koken aty te foleja e gruas meqe e hodhe llafin kshu pergjithesisht se po flisnim per nenat ne fakt...

Ah sa te lehte e kemi kshu te zgjedhim kur nuk te ve fati ne nje sprove te tille..Flasim per ndjenja ketu o vajze,nuk e urdheron zemren ti mos e duash filanin se keshtu dashka familja jote e cak vendos...
Nejse kshu kete logjiken e filozofine tende e kuptoj shume mire une e te jap te drejte per menyren e filozofise tende por realisht ndryshojne gjerat shume,njeriu pershtatet sipas kohes ndryshimeve etj si thone me te vjetrit 'eh ne cfare kohe u rritem ne e ne cfare kohe po jetojme tani' kapishi ? :p

Keto filozofirat e tua sherbejne per te marr shume 'like' ne forum se atje jashte fryi fyellit sa te duash ti :p kjo eshte jeta keta jane njerezit e jo te gjithe kane ate kapacitetin tend e te menduarit ashtu...

Persa i perket temes kam pershtypjen se femrat si gjini kane me shtyse te braktisin familjen per nje dashuri ne ndryshim me meshkujt qe jane me te dhene mbas familjes se tyre!!! Ndoshta pershtypje e gabuar!
 
Titulli: Ke te zgjedh: "Dashurine apo familjen" ?

Realisht ajo ndodh Moni duam apo sduam ne ta pranojme ahaha,ne fund te dites e ka koken aty te foleja e gruas meqe e hodhe llafin kshu pergjithesisht se po flisnim per nenat ne fakt...

Ah sa te lehte e kemi kshu te zgjedhim kur nuk te ve fati ne nje sprove te tille..Flasim per ndjenja ketu o vajze,nuk e urdheron zemren ti mos e duash filanin se keshtu dashka familja jote e cak vendos...
Nejse kshu kete logjiken e filozofine tende e kuptoj shume mire une e te jap te drejte per menyren e filozofise tende por realisht ndryshojne gjerat shume,njeriu pershtatet sipas kohes ndryshimeve etj si thone me te vjetrit 'eh ne cfare kohe u rritem ne e ne cfare kohe po jetojme tani' kapishi ? :p

Keto filozofirat e tua sherbejne per te marr shume 'like' ne forum se atje jashte fryi fyellit sa te duash ti :p kjo eshte jeta keta jane njerezit e jo te gjithe kane ate kapacitetin tend e te menduarit ashtu...

Persa i perket temes kam pershtypjen se femrat si gjini kane me shtyse te braktisin familjen per nje dashuri ne ndryshim me meshkujt qe jane me te dhene mbas familjes se tyre!!! Ndoshta pershtypje e gabuar!

shiko se une kam tendence qe ato qe them ti kem realistike e jo sa per like ne forum...nuk jam tipi qe vuaj nga ky sindrom.
fakti se ka perplasje kulturash ne disnivele familjesh edhe kete e mbeshtes diku...ndryshe nuk do guxoja te flisja ose do isha shume idealiste te mbroja ndjenjen...dashurine dmth.
Por duke u mbeshtetur ne eksperienca njerezore te ndryshme e kam vene re kete fenomen....perplasja e kulturave te dy familjeve nese cifti ka natyre qe kompleksohet (gje qe vjen natyrshem) automatikisht kjo jep pasoja ne ta.

por si cdo gje tjeter ne fund te fundit asgje nuk prehet me thike.

Fakti qe ngre ne piedestal familjen ...sepse e adhuroj familjen time , prinderit e mi ....jane dhe ishin jeta per mua!
Dhe nje femije djale a vajze nese nuk do familjen e tij apo saj, nuk ka sesi te doje familjen e tjetrit qe nuk e lidh as gjaku e asnje gje ....

dolem nga tema...e o mire sikur e kemi per here te pare ne lol
 
Status
E mbyllur për postime të tjera.

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top