Kasr al-Sarab, hotel në shkretëtirë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Në mes të shkretëtirës më të madhe në botë me rërë të kuqe ndodhet njëri nga hotelet më luksozë të ndërtuar ndonjëherë. Ai quhet Kasr al-Sarab dhe përfaqëson kulturën dhe traditat më të mira të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kasr al-Sarabi është ndërtuar mes dy dunave të mëdha të rërës.

-2A3D-4ED3-A430-6D64D20C050E_w640_r1_s_cx0_cy2_cw0.jpg

Kjo është shkretëtira më e madhe në botë me rërë të kuqe dhe lidh Emiratet me Omanin, Jemenin dhe Arabinë Saudite. Prej qindra vjetësh, karvanet e deveve kanë transportuar përmes këtyre dunave mallra nga më të ndryshmit, duke përfshirë florin dhe hurmën.

Lidhjet e sundimtarëve të Emirateve Arabe me këtë shkretëtirë datojnë me breza të tërë dhe ata dëshironin të ndërtonin një hotel të klasit botëror për të nxjerrë në pah bukurinë dhe trashëgiminë e saj.

Stili arkitekturor i hotelit të kujton kalatë e stërgjyshërve të tyre. Edhe materialet e përdorur janë të ngjashëm dhe ndihmojë për izolimin ndaj të nxehtit.
Kullat lejojnë lëvizjen e ajrit dhe bëjnë që dhomat të rrinë të freskëta – është si një ajër i kondicionuar natyror.

Në një farë distance nga hoteli ndodhen vilat presidenciale të cilat ngjajnë si pallate të vogla private. Ato kanë pishinat e tyre, që shkrihen me peisazhin e shkretëtirës. Një natë këtu kushton 1,500 dollarë dhe kjo përfshin shërbimin si dhe të gjitha ushqimet.

Hoteli menaxhohet nga kompania tajlandeze Anantara. Ka 154 dhoma, 42 vila dhe 10 vila mbretërore. Mysafirët që vijnë këtu mbeten të shtangur nga stili i hotelit peisazhi përreth.

"Arkitektura është e tillë që i le njerëzit pa mend kur e shohin për herë të parë. Ajo është mjaft mirë e gërshetuar me historinë dhe kulturën e Emirateve. U desh vizion dhe vendosmëri për ta ndërtuar hotelin pikërisht këtu," shpjegon menaxheri Justin Pitt.

Logjistika ishte padyshim një sfidë. Këtu nuk kishte ujë, nuk kishte asgjë, u desh që gjthçka të sillej nga Abu Dabi. Sot hoteli është i lidhur me tubacionet kryesore të Abu Dabit. Ujrat e zeza riciklohen. Kasr al-Sarab tërheq turistë nga e gjithë bota. Shumë të vijnë për t'u çlodhur dhe për të shijuar llixhën, e cila ka pamje nga dunat.
Phornseenie Mekrasmeethorn, drejtore e llixhës, shpjegon:

"Ne shërbejmë pastrim arab ekzotik të lëkurës, ku si element kryesor përdoret bërthama e hurmës. Hurmat përdoren mjaft nga popullsia arabe dhe bërthama e saj ka mjaft vitaminë E."

Hoteli ofron gjithashtu përvoja të ndryshme si udhëtime ditore nëpër shkretëtirë. Organizon edhe ecje mbi dunat në agim dhe në muzg, por mbi të gjitha ofron mundësinë për të shijuar nga afër traditën e lashtë beduine të udhëtimeve me deve.
b.zeri.Amerikes
 
Titulli: Kasr al-Sarab, hotel në shkretëtirë

Ky hotel te koka si ''Parajse'' ne mese te shkrtires. :)

#Nevi ...me qense s'kishte foto tema u vura ne kerkim dhe gjeta foto e keti hotelit mahnitessss!



20100130_spotlight-qasr-al-sarab1-1024x402.jpg


Qasr-Al-Sarab-Anantara-4.jpg


Qasr-Al-Sarab-Desert-Resort-by-Anantara-Abu-Dhabi-2.jpg



Flamelitresortbridgeentrance.jpg

Spacious-central-courtyard-AQA_944.jpg


Royal-Pavilion-courtyard-AQA_950.jpg


Al-Liwan-Lobby-lounge-AQA_976.jpg


Ghadeer-restaurant-indoor-dining-AQA_960.jpg


Twin-Bed-Deluxe-Room-AQA_938.jpg


Deluxe-Terrace-Room-AQA_968.jpg



Free-form-pool-by-night-AQA_962.jpg
 

Attachments

  • Free-form-pool-by-night-AQA_962.jpg
    Free-form-pool-by-night-AQA_962.jpg
    92.3 KB · Shikime: 0
  • Deluxe-Terrace-Room-AQA_968.jpg
    Deluxe-Terrace-Room-AQA_968.jpg
    65.1 KB · Shikime: 0
  • Twin-Bed-Deluxe-Room-AQA_938.jpg
    Twin-Bed-Deluxe-Room-AQA_938.jpg
    83 KB · Shikime: 0
  • Ghadeer-restaurant-indoor-dining-AQA_960.jpg
    Ghadeer-restaurant-indoor-dining-AQA_960.jpg
    86.1 KB · Shikime: 0
  • Al-Liwan-Lobby-lounge-AQA_976.jpg
    Al-Liwan-Lobby-lounge-AQA_976.jpg
    39.1 KB · Shikime: 0
  • Royal-Pavilion-courtyard-AQA_950.jpg
    Royal-Pavilion-courtyard-AQA_950.jpg
    25.6 KB · Shikime: 0
  • Spacious-central-courtyard-AQA_944.jpg
    Spacious-central-courtyard-AQA_944.jpg
    28 KB · Shikime: 0
  • Flamelitresortbridgeentrance.jpg
    Flamelitresortbridgeentrance.jpg
    44.5 KB · Shikime: 0
Titulli: Kasr al-Sarab, hotel në shkretëtirë

Nje bukuri mahnitese. Vertete shume shume pamje e vecante!
 
Titulli: Kasr al-Sarab, hotel në shkretëtirë

shum interesanteeee ,
veq nuk arrita me kuptu tek rreshti ku thot "Kullat lejojnë lëvizjen e ajrit dhe bëjnë që dhomat të rrinë të freskëta – është si një ajër i kondicionuar natyror." ku dihet qe atje esht edhe ajri shum i nxet !!?
 
Titulli: Kasr al-Sarab, hotel në shkretëtirë

shum interesanteeee ,
veq nuk arrita me kuptu tek rreshti ku thot "Kullat lejojnë lëvizjen e ajrit dhe bëjnë që dhomat të rrinë të freskëta – është si një ajër i kondicionuar natyror." ku dihet qe atje esht edhe ajri shum i nxet !!?


Se di ne eshte pyetje e jotja apo c'fare..gjithsesi kullat nuk lejojn te futet brenda gjithe nxehtesia e shkretetires.
Sigurisht mund te perdoren dhe mekanizme te tjera duke shnderruar ajrin e ngroht ne te ftohte.
 
Titulli: Kasr al-Sarab, hotel në shkretëtirë

Se di ne eshte pyetje e jotja apo c'fare..gjithsesi kullat nuk lejojn te futet brenda gjithe nxehtesia e shkretetires.
Sigurisht mund te perdoren dhe mekanizme te tjera duke shnderruar ajrin e ngroht ne te ftohte.

po okej mundet ama ne menyr natyrore pak diskutabile , por sidoqoft kjo esht e ndertuar dhe funskionon :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top