Nostra_22
Anëtar i Nderuar
Duke ecur rrugës sot në Montreal, pashë këtë pankartë politike që ndryshe nga të tjerat më bëri të ndaloj për një sekondë. Lulzim Laloshi është kandidati i partisë konservatore në zonë Outremont të qytetit për zgjedhjet e ardhshme që zhvillohen më 14 tetor. Me sa imagjinoj unë, Laloshi është kandidati i parë për deputet me origjinë shqiptare në Kanada.
Më shumë informacion (megjithëse jo dhe aq shumë) mund të gjeni tek faqja e tij, Lulzim Laloshi. Nga një kërkim i shpejtë në Google del që z. Laloshi është nga Elbasani dhe ka 10 vjet që ndodhet në Kanada.
Zona e Outremont është një nga zonat më të pasura të qytetit, dhe është zonë që ka votuar historikisht për liberalët. Në fakt, në përgjithësi, partia konservatore që ka drejtuar qeverinë kanadeze këto dy vjetët e fundit, ka relativisht pak mbështetje në provincën e Kebekut ku votat ndahen kryesisht ndërmjet Bllokut të Kebekut (Bloc Quebecois) dhe liberalëve.

postuar nga Penar Musaraj
peshkupauje
peshkupauje